LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese publikon emrat në faqen zyrtare, ‘vuloset’ anëtarja e dekretuar nga presidenti, Marsida Xhaferllari

19 Nëntor 2019, 20:32 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese publikon emrat në faqen zyrtare, ‘vuloset’

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka publikuar listën e pesë anëtarëve të saj nga nëntë anëtarë që ka gjithsej kjo gjykatë. Marsida Xhaferllari është tashmë dhe ‘de fakto’ anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, e cila prej kohësh ka qenë jashtë funksionit, është publikuar përbërja, mënyra si zgjidhen anëtarët dhe kriteret që duhet të përmbushin. Po kështu janë publikuar emrat e 5 anëtarëve: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji si dhe një CV e shkurtër e tyre.

Në listën e publikuar në faqen zyrtare mungon emri i Arta Vorpsit, e cila u zgjodh nga Parlamenti si anëtare e Kushtetueses dhe u betua para noteres.

PËRBËRJA:

1. Dr. Vitore Tusha, anëtare

Lindur më 26.11.1960 në Tiranë. Diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi. Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ka ushtruar detyrën e përmbarueses gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 profesionin e avokatit. Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate. Në vitin 1997 ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga viti 1986 e në vazhdim ka ushtruar mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Është bashkautore në hartimin e tekstit “Procedura Civile”. Ka marrë pjesë me cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve. Në mars të vitit 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Prej vitit 2019 ushtron funksionin e zëvendëskryetares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

2. Besnik Muçi, anëtarLindur më 18.01.1973 në Pogradec. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1995. Në vitet 1999-2002 ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe ka marrë titullin “Magjistrat”. Nga viti 1995 deri në vitin 1998 ka ushtruar funksionin e oficerit të Policisë Gjyqësore dhe më pas deri në vitin 1999 profesionin e avokatit. Në periudhën 2002-2007 ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga viti 2008 deri në vitin 2019 ka qenë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ( në vitin 2013 drejtues i komanduar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në periudhën 2013-2014 zëvendësdrejtues i Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe 2017-2019 drejtues seksioni). Në periudhën 2007-2014 ka qenë pedagog i jashtëm i së Drejtës Penale të Posaçme dhe i Procedurës Penale. Gjatë periudhës 2009-2018 ka qenë ekspert i trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës. Në vitin 2011 ka marrë gradën “Master” në shkencat penale. Prej vitit 2014 është doktorant pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Me dekretin nr.11313, datë 15.10.2019 të Presidentit të Republikës është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

3. Dr. Elsa Toska, anëtare

Lindur më 05.06.1976 në Kavajë. Diplomuar në vitin 2000 pranë  Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2005 ka marrë titullin “Master” në Studime Europiane në Rektoratin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 2000-2006 ka punuar si ndihmëskomisionere/eksperte ligjore pranë institucionit të Avokatit të Popullit dhe në vitet 2006-2007 ka ushtruar profesionin e avokatit. Gjatë periudhës 2007-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2005 e në vazhdim është lektore e së Drejtës Administrative dhe Kushtetuese në universitete të ndryshme, si dhe trajnere e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit. Prej vitit 2017 është eksperte e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës. Është autore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit për çështje të drejtësisë kushtetuese. Në muajin nëntor të vitit 2019 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

4. Marsida Xhaferllari, anëtare

Lindur më 06.03.1975 në Tiranë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1997. Në vitet 1997-2000 ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës, në brezin e parë të të diplomuarve të kësaj shkolle, dhe është emëruar në detyrën e gjyqtares. Ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier gjatë viteve 1999-2007. Në dhjetor të vitit 2007 ka ushtruar në strukturat juridiko-profesionale të Ministrisë së Drejtësisë detyrën e këshilltares së ministrit, detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të Drejtorisë së Kodifikimit dhe atë të drejtoreshës së përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë. Për shkak këtyre detyrave ka qenë pjesë e disa komisioneve apo këshillave drejtues, si Komisioni i Etikës së Konferencës Gjyqësore Kombëtare, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore apo Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit. Në janar të vitit 2013 është emëruar në detyrën e Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Që prej vitit 2005 është angazhuar në vijimësi në aktivitete mësimdhënieje, duke përfshirë edhe Programin Fillestar dhe Vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, si dhe ka qenë eksperte ligjore në projekte të lidhura me sistemin e drejtësisë. Në vitet 2015-2016 ka qenë pjesë e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Reformës në Drejtësi, duke punuar për ligjet për gjyqësorin dhe financimin e gjyqësorit. Është autore e disa manualeve të punës për çështje të hartimit të legjislacionit, si dhe për ato të inspektimit. Në muajin nëntor të vitit 2019 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

  5. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare

Lindur më 12.03.1976 në Vlorë. Diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali. Në vitin 2012 ka marrë gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit. Në vitet 2000-2008 ka ushtruar profesionin e asistent avokatit dhe me pas të avokatit pranë firmave ligjore në Bari. Gjatë periudhës 2009-2011 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 2011-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Nga viti 2007 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Publike në disa universitete. Prej vitit 2018 ka qenë eksperte në disa projekte në Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, në procesin e përafrimit të legjislacionit etj., si dhe autore e disa artikujve në fushën e së drejtës kushtetuese. Në vitin 2019 është angazhuar në Shkollën e Magjistraturës. Në muajin nëntor të vitit 2019 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

NGËRÇI NË KUSHTETUSE

Ngërçi KED-Presidencë-Kuvend, ka shkaktuar një amulli me Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të saj dhe për rrjedhojë nuk i ka bërë as betimin, ndërsa Kuvendi dhe KED, po. Meta ka dekretuar dhe betuar në vend të Vorpsit, Marsida Xhaferllarin, e cila bashkë me Vorpsin bëri sot “xing” në dyert e Gjykatës Kushtetuese.

Për situatën e krijuar, Meta deklaroi  se do të kallëzojë penalisht Ardian Dvoranin për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta tha se KED ka vetëm rol procedurial për t’u marrë me dokumentacionet e Parlamentit, Gjykatës dhe Presidentit, dhe se vendimet e marra nga Dvoranin nuk janë kryer në mënyrë kolegjiale por individuale. Kreu i shtetit, e akuzoi Dvoranin se ka dërguar listat e vakancave përnjëherazi, qëllimisht, dhe se ka shpërdoruar detyrën me botimin në Fletoren zyrtare të kandidatëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marsida xhafellari ngritja e gjykates kushtetuese marsida xhafellari ngritja e gjykates kushtetuese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet