LIVE UPDATES
Bota

Gjykata Kushtetuese fuqizon Gjermaninë përballë Evropës

15 Maj 2020, 15:41 Nga DOSJA

Ishte vendimi i fundit i kryetarit në largim të Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane: në krye të një paneli gjyqtarësh, Andreas Voßkuhle i vuri pikëpyetje vendimit të dy instancave qendrore evropiane, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Pas tri vjetësh shqyrtimi të lëndës, gjykata më e lartë gjermane i kërkon Bankës Qendrore Evropiane të argumentojë se i mban parasysh pasojat për shtetet e tjera, kur u blen obligacione me para të tyre disa shteteve të Eurozonës.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese gjermane shpërfill një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: në dhjetor 2018 kjo gjykatë evropiane e kishte quajtur të drejtë blerjen e obligacioneve nga Banka Qendrore Evropiane.

Urteil zur Europäischen Bankenunion (picture-alliance/dpa/U. Deck)Andreas Voßkuhle

Në Bashkimin Evropian ky vendim ka rënë si shok. Mediet franceze flasin për një “ultimatum” gjerman ndaj Evropës. Kurse në shtypin britanik flitet për sulm të Gjermanisë: kundër pavarësisë së Bankës Qendrore Evropiane. Dhe kundër sistemit juridik evropian. Presidentja (gjermane) e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi në përgjigjen që i dha një eurodeputeti të Gjelbër se ajo po shqyrton mundësinë e hapjes së një procedure për shkelje kundër Gjermanisë. E drejta evropiane është detyruese për gjykatat nacionale.

Nga ana tjetër, kandidati për kryetar të CDU-së (dhe kandidati eventual për kancelar), Friedrich Merz e vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese Federale aq të rëndësishëm, sa të shkruajë “histori juridike evropiane”.

Çfarë përmban kërkesa e Gjykatës Kushtetuese Federale gjermane, që ka shkaktuar këto valë tronditjeje në Evropë?

Gjykata Kushtetuese Gjermane i kërkon Bankës Qendrore Evropiane që brenda tri muajsh t’i paraqesë argumenta: se i ka mbajtur parasysh “proporcionalisht” pasojat anësore për shtetet e tjera kur ka blerë obligacione të shteteve në krizë. Po të mos e dëshmojë dot këtë, atëherë Banka Qendrore Evropiane duhet t’i kthejë Gjermanisë obligacionet, letrat me vlerë të saj. Në këtë rast, Banka Qendrore Gjermane duhet të shkëputet nga programi evropian i blerjeve.

Çfarë e shtyu Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë për vendimin e saj?

Që prej vitit 2015, Banka Qendrore Evropiane blen me shumicë obligacione të sektorit publik të shteteve të Eurozonës. Për këtë ajo shfrytëzon edhe një formulim disi të paqartë në një deklaratë të liderëve të BE të qershorit 2012.

Në fund të qershorit 2012, pas diskutimeve të mundimshme Bashkimi Evropian ra dakord që të rimbushë me kapital bankat italiane dhe spanjolle, të tronditura nga kriza e Euros. Kjo do të bëhej me blerjen e obligacioneve të këtyre shteteve nga Banka Qendrore Evropiane. Deklarata e takimit përmban edhe formulimin e paqartë se fondet evropiane mund të përdoren në mënyrë “fleksible”.

Kancelarja Angela Merkel e kundërshtoi atëherë formulimin në fjalë. Ajo tha se me paratë evropiane duhet të mbështeten vetëm bankat e rëndësishme për sistemin, në shtetet e Eurozonës. Në rast se do të veprohej ndryshe, ajo tha se do të përdorte veton.

Më parë Gjermania kishte bërë lëshime të rëndësishme: kishte hequr dorë nga statusi i kreditorit të preferuar për programin e shpëtimit të eurozonës. Kjo ua hoqi mundësinë investorëve privatë të ndikojnë programin e shpëtimit të eurozonës. Dhe i ekspozoi taksapaguesit e Eurozonës para të njëjtit rrezik, sa edhe kreditorët privatë. 

Më tej Gjermania kishte pranuar që rikapitalizimi i bankave të bëhej direkt nga BQE dhe që të mos thellohej borxhi i shteteve përfituese. Blerjen e obligacioneve të mos e kontrollonte më qeveria e një shteti, por Mekanizmi Evropian i Kontrollit Bankar, që u themelua në vitin 2014.

Pas kësaj, Presidenti i atëhershëm italian i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi aplikoi nga marsi 2015 blerjen në stil të gjerë të obligacioneve të shteteve në krizë: për të nxitur konjukturën dhe për të luftuar inflacionin e ulët. Për Programin e Blerjeve të Sektorit Publik të BQE (Public Sector Purchase Programme” (PSPP)), kritikat nuk kanë rreshtur.

Sidomos shtetet nordike të Eurozonës e kanë kritikuar Bankën Qendrore Evropiane se ka shkelur mandatin e saj, për stabilitetin e euros dhe po bën politikë: po u pastron me para evropiane librat e llogarive bankave jo të rëndësishme, jo sistemore të shteteve në krizë. Se po u siguron “likuiditet kompanive ekonomikisht të paqëndrueshme”. Se Banka Qendrore Evropiane po financon kështu shtete kryesisht jugore, duke i kaluar borxhet e tyre në Evropë.

Çfarë ndodhi tani?

Kryesisht qarqe konservatore sipërmarrësish e politikanësh në Gjermani e paditën në Gjykatën Kushtetuese gjermane blerjen e obligacioneve nga Banka Qendrore Evropiane. E quajtën shkelje të të drejtave që ua garanton kushtetuta gjermane. Dhe Gjykata Kushtetuese gjermane u dha  të drejtë në disa pika. Paditësit kishin argumentuar se blerjet e obligacioneve të shteteve në krizë ndikojnë negativisht te taksapaguesit gjermanë: në “rritjen e borxhit”, në pakësimin e “kursimeve personale, në çmimet e pasurive të patundshme (në Gjermani), në skemat e pensioneve”. (Pakënaqësia në Gjermani me Bankën Qendrore Evropiane është gjithsesi e madhe për shkak të politikës së interesave bankare zero, që i ka zhvlerësuar kursimet e gjermanëve.)

Cila është rrugëdalja nga kjo situatë?

Qeveria gjermane ka deklaruar zyrtarisht se e konsideron të zgjidhshme këtë çështje: Banka Qendrore Evropiane do të paraqesë argumentimin e kërkuar dhe kontestimi merr fund. Në Berlin thonë se as qeveria gjermane nuk e ka shkelur kushtetutën gjermane me pjesëmarrjen në programin e obligacioneve. Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz kujtoi se gjykata gjermane “konstatoi qartë se programi i obligacioneve të Bankës Qendrore Evropiane nuk është financim monetar i shteteve.”

Gjykata Kushtetuese i dëshmon qeverisë se mund ta rifitojë kontrollin e parave gjermane

Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese gjermane e fuqizon me këtë vendim Gjermaninë. Në krizën aktuale të Covid-19 kryesisht nga shtetet latine të Eurozonës, Francë, Spanjë, Italia, ndaj Gjermanisë bëhet i njëjti presion si në qershor 2012: për financimin e bankave vendase me para që të jepen nga fonde evropiane rindërtimi. Që të jepen grante, për të mos thelluar borxhet e marrësve.

Gjykata Kushtetuese Gjermane i ofroi qeverisë gjermane një bazë juridike: që po ta quajë me vend, në bazë të kushtetutës gjermane, Gjermania mund ta kthejë te vetja kontrollin e parave gjermane, që jepen për Evropën. Kjo është ende e mundur në kushtet kur bashkimi bankar në eurozonë është në fillimet e tij, megjithë hapat e vitit 2012. Eurozona është ende vetëm bashkim monetar, mungojnë institucionet vendimmarrëse politike.

Të mërkurën (13.03.) kancelarja Angela Merkel tha në Bundestag se vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane e detyron qeverinë gjermane të veprojë me mençuri “që euro të vazhdojë të ekzistojë.” Kancelarja Merkel i dërgoi nga Berlini të mërkurën një sinjal edhe Francës, kur e kujtoi këtë fakt në Bundestag.  Ajo tha se “nuk duhet ta harrojmë kurrë çfarë tha (francezi) Jacques Delors përpara se të prezantohej Euroja: na duhet edhe një bashkim politik, vetëm një bashkim monetar nuk mjafton.”

Një interpretim i kësaj deklarate është: përderisa nuk i kemi institucionet politike të Eurozonës, me kompetenca mbi financat e shteteve anëtare, pra edhe të Gjermanisë, presionet aktuale evropiane ndaj Gjermanisë për grante e Eurobonde nuk kanë bazë institucionale e juridike. Madje ato mund të arrijnë efektin e kundërt. Sipas disa vëzhguesve, në një rast ekstrem presioni mund ta detyrojë Gjermaninë edhe të largohet nga Eurozona.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota auron dodi gjykata kushtetuese ne gjermani auron dodi gjykata kushtetuese ne gjermani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale