LIVE UPDATES
Bota

Rruga e tretë: Kushtetuesja mund të vendosë kundër kërkesës së VV-së dhe kundër dekretit të Thaçit

15 Maj 2020, 12:07 Nga DOSJA
Rruga e tretë: Kushtetuesja mund të vendosë kundër

KOSOVË- Mes një bllokade e polarizimi të skenës politike, Gjykata Kushtetuese mund të dalë me një rrugë të tretë, që do të evitonte në të ardhmen krijimin e disa precedentëve

Lëvizja Vetëvendosje kërkon zgjedhje me çdo kusht, ndërsa Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër, që është kandiduar nga LDK’ja, si partia e dytë e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Të dyja palët insistojnë të veprohet sipas pozicioneve të tyre, ndërsa trupa e Gjykatës Kushtetuese po e trajton këtë bllokadë politike në vend.

Si opsion po shihet mundësia që Kushtetuesja të dalë me një aktgjykim, sipas të cilit, do të binte poshtë dekreti i Presidentit Thaci dhe do t’i jepej VV’së edhe një mundësi për të kandiduar dikë për kryeministër, por kësaj radhe do të kishte një afat kur duhet ta dorëzojë emrin.

Juristi Ehat Miftaraj thotë se Gjykata Kushtetuese mund të dalë me një aktgjykim që nuk do t’i jepte të drejtë as Presidentit Thaçi, i cili tashmë ka dekretuar mandatarin nga partia e dytë e dalë në zgjedhje, por të mos i japë të drejtë as VV’së, e cila opsion të vetëm e sheh shkuarjen në zgjedhjet e reja.

Sipas tij, Kushtetuesja mund të vendosë që ta caktohet një afat kohor, brenda të cilit partia fituese do të dërgonte te Presidenti emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

“Duke marrë për bazë faktin se në këtë fazë kontestuese janë çështjet që kanë të bëjnë afatin ligjor kur partia fituese duhet të propozoj mandatarin për Kryeministër tek Presidenti, dhe të drejtën dhe obligimin e  partisë fituese që herën e parë që vet ose në mungesë të votave të mjaftueshme të gjej partner për të formuar qeverinë, Gjykata Kushtetuese fare lehtë mund të përfundojë me një aktgjykim i cili në të njëjtën kohë mund të mos i japë të drejtë apo të kontestojë qëndrimet publike si të Presidentit ashtu edhe VV dhe partive që tanimë kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re, kjo duke caktuar afat ligjor për partinë fituese që të realizojë të drejtën e saj për të formuar qeverinë, dhe nëse kjo nuk do të ishte e mundur atëherë të kalohet në rundin e dytë”, ka thënë Miftaraj për Gazetën Express.

Analisti Arton Demhasaj thotë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese mund të dalë më së afërmi me opsionin që vendit të parë t’i jepet mundësia që ta formojë Qeverinë, por që partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit t’i caktohet një afat kohor brenda të cilit ajo duhet ta dorëzojë emrin e mandatarit te Presidenti.

“Më e afërta që mund të dalë nga Gjykata Kushtetuese është kjo që dekretin e Presidentit për mandatimin e Hotit ta hedhë poshtë dhe të kërkojë nga Presidenti edhe njëherë që të japë mandatin te partia e parë, që është Vetëvendosje, por me afat të caktuar. Mund të japë një afat për 15 ditë ose ku ta di sa”, ka thënë Demhasaj.

“Nëse brenda atij afati nuk e krijon qeverinë, atëherë vjen në shprehje diskrecioni të Presidentit që ta japë mandatin për partinë e dytë”

Sipas Demhasajt “zgjedhjet mund të pamundësohen nga vendimi Gjykata Kushtetuese sepse jemi në fillim të mandatit të legjislaturës”

Demhasaj beson se ky opsion do të evitonte precedentin që partia e parë ta çojë vendin në zgjedhje sa herë që nuk arrin ta ketë shumicën.

“Krijohen dy lloje precedentësh, cila do situatë që ndodh. Nëse shkojmë në zgjedhje, krijohet precedenti që vazhdimisht, sa herë kemi zgjedhje të reja, nëse partia e parë nuk e krijon shumicën e nevojshme, prapë të shkohet në zgjedhje. Opsioni tjetër, dhënia e mandatit te partia e dytë, atëherë krijohet një precedent tjetër, caktimi i një afati për partinë e parë, e nëse nuk arrin ta formojë, atëherë mandatohet partia e dytë. Për Kosovën ky precedenti që vendi të shkojë në zgjedhje nuk është i favorshëm, prandaj mendoj që Gjykata Kushtetuese duhet të caktoj një afat për vendin e parë dhe nëse dështon për dy herë radhazi, atëherë qeverinë ta formojë, i dyti”

Presidenti Hashim Thaçi ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK’së për ta formuar Qeverinë, pasi ka konsideruar se LVV nuk i është përgjigjur kërkesës së tij për propozim të emrit të ri për kryeministër, pas rrëzimit të Albin Kurtit më 25 mars.

Pas publikimit të dekretit të presidentit për mandatim të Hotit, Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykata Kushtetuese këtë vendim të Thaçit, duke e konsideruar se ka anashkaluar partinë e Kurtit, si fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit dhe pritet që deri më 29 maj të dalë me aktgjykim rreth kësaj cështjeje.

Marrë nga Express

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjykata kushtetuese hashim thaci vv gjykata kushtetuese hashim thaci vv

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet