LIVE UPDATES
Politike

Gjosha: Zgjedhjet monopartiake, një tjetër vetëvrasje për Shqipërinë

24 Prill 2019, 11:47 Nga DOSJA
Gjosha: Zgjedhjet monopartiake, një tjetër vetëvrasje për

“Ajo që unë pres nga partnerët tanë është që të pranojmë të gjithë bashkë se gjatë implementimit të Reformës ka dhe deformime të kryera me vetëdije nga mazhoranca. Deformime që kanë sjellë kolaps në sistemin e drejtësisë por edhe standarde të dyfishta në procedurat e vettingut”

Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit në intervistën pohon se marrëveshja që nënshkruan partitë opozitare me PD-në identifikojnë problemet politike, por kanë edhe zgjidhjen e tyre. Duke theksuar se nuk mund të ketë zgjedhje vendore pa opozitën, zonja Gjosha thotë, se zgjedhjet monopartiake do të jenë një tjetër vetëvrasje për Shqipërinë. Zonja Gjosha shton, se nuk duhen dëgjuar deklaratat e disa ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, sepse është populli ai që vendos për fatet e tij dhe jo disa emisarë diplomatikë.

-Zonja Gjosha, çfarë përmban marrëveshja PD – LSI?

– Sot koalicioni opozitar ka firmosur një marrëveshje të rëndësishme, e cila jo vetëm identifikon problemet kryesore me të cilat ndeshet vendi, por edhe zgjidhjen e tyre. Rikonfirmohet edhe një herë qëndrimi i palëkundur, se zgjedhje farsë, të manipuluara dhe të drejtuara nga njerëz përgjegjës për këtë situatë nuk mund të ketë. Gjithashtu, në kuadër numerik kjo marrëveshje i siguron opozitës një shumicë absolute në çdo moment që do të krijohen kushtet e nevojshme për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve me standarde demokratike në vend. Procesi i firmosjes së koalicionit opozitar, patjetër që do të drejtohej nga partia më e madhe e opozitës që është PD, e cila e pa me vend faktin që të respektonte të gjithë aleatët e saj duke i dhënë peshën e duhur në tryezë.

– Nga krerët më të Lartë të Opozitës është deklaruar, se Opozita nuk do të lejojë të zhvillohen zgjedhje vendore pa opozitën. Me çfarë mënyre Opozita do t’i pengojnë zgjedhjet vendore?

– Nuk mund të ketë zgjedhje as vendore dhe as parlamentare pa qytetarët. Partitë e vërteta opozitare janë jashtë listave të zgjedhjeve ndaj qytetarët janë të pa përfaqësuar. Zgjedhjet monopartiake dhe të ashtuquajtura ‘legjitime’ pa spektrin e vërtetë përfaqësues opozitar do të ishin një vetëvrasje tjetër për Shqipërinë dhe standardet demokratike. Pushteti nuk mund të mbahet me dhunë, sado e dhimbshme të jetë për disa politikanë që të lënë karriget e tyre!

– Z. Fatmir Mediu dje deklaroi se protestat e Opozitës duhet të radikalizohen. Po Ju jeni pro këtij opsioni politik, meqenëse deri më tani protestat nuk kanë sjellë dorëheqjen e kryeministrit?

– Protestat mbartin brenda tyre revoltën e qytetarëve që ndjehen të lënë pas dore, të tradhtuar nga qeveria, të keq qeverisur, duke ju cenuar prona dhe jeta. Është e vështirë të zhvillosh protesta të qeta në këto momente. Pikërisht për t’iu shmangur fenomenit të dhunës ne kërkojmë një zgjidhje politike, një qeveri transitore, e cila mund t’i japë besimin e duhur publikut dhe opozitës për kushtet e duhura për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sa më parë të kuptohet kjo nga kryeministri dhe qeveria, aq më pak kosto do të ketë vendi!

– Maxhoranca ka shkatërruar institucionet kushtetuese si Gjykatën Kushtetuese ka gati 2 vjet, ndërsa tani edhe KLSH. Si ka mundësi që ndërkombëtarët pajtohen me mungesën e Rendit Kushtetues në Shqipëri duke i dhënë suport politik kryeministrit Rama?

– Nuk besoj te mënyra e leximit që jep media mbi ndërkombëtarët dhe nuk bie dakord me faktin që ata i japin suport Edi Ramës. I gjithë faktori ndërkombëtar është i detyruar të mbrojë me çdo çmim Reformën në Drejtësi, pasi duhet kuptuar, që taksapaguesit e tyre kanë financuar miliona euro për këtë proces. Nuk i gjykoj për këtë aspak, por ajo që unë pres nga partnerët tanë është që të pranojmë të gjithë bashkë se gjatë implementimit të Reformës ka dhe deformime të kryera me vetëdije nga mazhoranca. Deformime që kanë sjellë kolaps në sistemin e drejtësisë, por edhe standarde të dyfishta në procedurat e vettingut. Korrigjimet për të përmirësuar Reformën dhe për të parandaluar kapjen e saj nuk mund të konsiderohen si tabu!

– A e cilësoni ndërhyrje në punët e Brendshme të Shqipërisë thirrjen e së Ngarkuarës me Punë tè Ambasadës së SHBA në Tiranë, që subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, pa opozitën?

– Në të gjitha rastet janë qytetarët shqiptarë ata që duhet të vendosin për çështje që kanë të bëjnë me vendin e tyre dhe jetët e tyre në Shqipëri. Mos harroni që ndërkombëtarët duan shumë të shohin një lidership të politikës shqiptare për t’i zgjidhur krizat vetë mes palëve. Është e rëndësishme që klasa politike të tregojë se vendos interesat kombëtare mbi ato partiake dhe se janë të aftë të gjejnë mundësi dialogu dhe zgjidhje, një kulturë kjo e munguar nga politika jonë. Më pas është sovrani ai që duhet të flasë nëpërmjet votës së lirë, por edhe mundësisë për të zgjedhur alternativën e tyre!

– Ju, Zonja Gjosha si e konceptoni deklaratën e Zotit Hahn, se Shqipëria ka bërë progres në reformat e integrimit dhe KE-ja do vendosë në 26 Maj, kur ndërkohë Shqipëria nuk plotësoi ASNJË nga 14 kushtet e BE, të vendosura në Qershor 2018 dhe Opozita është jashtë Parlamentit?

– Komisioni Evropian nuk mundet në asnjë moment të ndryshojë vendimin e rekomandimit pozitiv të dhënë që prej vitit 2016, sepse në të kundërt do të vinte në pikëpyetje edhe besueshmërinë e vet me vendet anëtare. Megjithatë, unë mendoj se raportet e Komisionit duhen lexuar në mënyrë të drejtë, pasi ato trajtojnë me shumë kujdes të gjithë problematikën në Shqipëri. E drejta e pronës, për shembull, si e drejtë themelore e njeriut, e cila asnjëherë nuk është respektuar në Shqipëri dhe duke vazhduar me çështjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo edhe mungesës së shtetit të së drejtës! Megjithatë në momentet kur Maqedonia e Veriut është shumë pranë çeljes së negociatave, Komisioni Evropian duke kuptuar rëndësinë gjeopolitike nuk mund ta lërë Shqipërinë pas. Do të ishte katastrofave, nëse vendi ynë do mbetej në këtë proces në grupin e Kosovës dhe Bosnjës.

-Pse Ambasadori i OSBE pret Reformë zgjedhore të re pa Opozitën në Parlament? A ka mundësi ligjore që një Reformë Zgjedhore të miratohet pa Opozitën, apo me Opozitën kur ajo nuk është në Parlament?

– Nuk kanë fare rëndësi këto deklarata. E rëndësishme është që ne të fillojmë të ndryshojmë mentalitetin tonë për mënyrën se si duhet të funksionojë demokracia dhe institucionet tona. Një vend që kërkon të bëhet pjesë e vlerave evropiane nuk mund të kultivojë asnjëherë kulturën e përjashtimit dhe të njëanshmërisë, cilat do qofshin arsyet! Tashmë jemi në një situatë ekstra ligjore, ndaj zgjedhjet e parakohshme me një qeveri tranzitore që të kryejë reformën zgjedhore së bashku me opozitën janë domosdoshmëri.

– Ju Zonja Gjosha, me përvojën e Ministres së Integrimit, si e shpjegoni që ambasadorë në Tiranë dhe krerët e BE deklarojnë se protesta e Opozitës në Tiranë rrezikon stabilitetin politik dhe, njëkohësisht, këta injorojnë arsyet dhe shkaqet politike pse proteston opozita?

– Destabilizimi vjen nga mungesa e demokracisë. Shqipëria është e detyruar t’i kalojë fazat e ndërtimit të shtetit dhe demokracisë ashtu si edhe vendet e tjera. Kjo do të thotë edhe sakrificë. Sa më shumë qytetarë të jenë në krah të opozitës aq më mbështetës do të jenë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Në fund të fundit, askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e qytetarëve!

– Faleminderit!/Telegraf

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ish-ministre e integrimit klajda gjosha opozita e re ish-ministre e integrimit klajda gjosha opozita e re

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet