Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Shqipëria do të presë 3 mijë afganë! Kjo shifër u zbulua nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane e më pas për BBC. Strehimi i tyre do të bëhet në Berat, Tiranë, Durrës dhe në një kamp të Lezhës.
Bashkia e qytetit të Beratit, konfirmoi ditën e djeshme se puna përgatitore ka nisur prej disa ditësh dhe që nga dje e se qyteti është gati të ndajë barrën e pritjes me Tiranën dhe Durrësin, që ishin paracaktuar më herët si dy qendrat kryesore të strehimit të afganëve.
Aeroporti i Rinasit do të jetë ndalesa e parë e emigrantëve afganë, pasi të prekin tokën shqiptare. Atyre do t’u jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme.
Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t’u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t’u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Atyre do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar.
Në qytetin Studenti në Tiranë janë gati godinat 2, 4, 7, 8, 24 dhe 25. Këto godina janë zbrazur tashmë nga studentët që po qëndronin aktualisht në këto ndërtesa dhe po bëhen funksionale për strehimin e të huajve. Bëhej fjalë për studentë, të cilët janë të punësuar në Tiranë dhe nuk janë kthyer në qytetet e tyre e janë në pritje të nisjes së vitit të ri akademik. Ata janë zhvendosur në godina të tjera brenda Qytetit Studenti, ndërsa në dispozicion të familjeve afgane janë bërë gati 6 godina, të rikonstruktuara së fundmi.
Pas marrjes së kontrollit nga talebanët, afganët që kanë bashkëpunuar me NATO-n ndihen të kërcënuar dhe janë larguar nga Afganistani. Destinacioni përfundimtar i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që në vendin tonë të qëndrojnë përkohësisht deri sa të pajisen me vizë. Pas negociatave të bëra me SHBA, Shqipëria ka pranuar të presë afganët të cilët u rrezikohet jeta nga talebanët.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe kryesore bisedën mes Ramës dhe Bl...
VLORË– Një vatër zjarri është ndezur gjatë natës në Himarë. Zjarri ka rënë në Qafën e Vishës, në hyrje të qytetit të Himarës. Flakët morën përmasa të mëdha...
TIRANË– Për ditën e sotme vendi parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh...
SPANJË– Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e jashtëligjshëm të lëndëve narkotike. Policia ka kons...
TIRANË– Policia rrugore kryer gjatë mbrëmjes së djeshme kontrollet në aksin Tiranë-Elbasan-Tiranë për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejua...
HIMARË– Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në Përroin e Vishës në Himarë.Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy zj...
SARANDË- Autori i plagosjes në Sarandë mbrëmjen e sotme është arrestuar nga policia. bëhet fjalë për 25-vjeçarin Aleksandër Dauti, i cili dhunoi në ...
TIRANË- Mjeku Genc Sulçebe ka njoftuar se përhapja e variantit Delta në vend ka ndryshuar koefiçentin e riprodhueshmërisë së infeksionit nga ...
TIRANË– Afganët kanë nisur të kërkojnë ndihma dhe donacione. Dosja.al ka mësuar se në biseda që po zhvillojnë përmes platformës së komunikimit “Whats...
BERAT– Një kotele e vogël ka ngritur në këmbë zjarrfikësit e Beratit, pasi ka rënë në lumin Osum. E vogla është rrëzuar dhe kur ka rënë në ujë ka nisur të...