Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJIROKASTËR– Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Road Guard 9”, të cilët akuzohen se po transportonin ilegalisht emigrantë të paligjshëm nëpër Shqipëri. Në pranga përfunduan, Edison Leshi dhe Lori Ndoni, ndërsa në kërkim është shpallur 20-vjeçari, i identifikuar me inicialet D. B.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Gjirokastër
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 9”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celulare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Policinë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 9”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. L., 19 vjeç dhe L. N., 19 vjeç, banues në Lushnjë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kordhocë”, duke transportuar me automjetin e tyre tip “Toyota”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi D. B., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FUSHË-KRUJË– Ky është i riu i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë. Disa makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe...
ELBASAN– Bernis Murati është 20-vjeçari i arrestuar nga policia pasi ushtronte aktivitetin kriminal të kultivimit te bimëve narkotike dhe shitjes s...
LEZHË– Zbulohet shtëpia e kanabis në Lezhë! Gjatë operacionit policor antikanabis të koduar “Trinomi” u bë arrestimi në flagrancë i Dean ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar i revoltuar për rritjen e çmimit të kafes. Me anë të një reagimi në rrjete...
TEPELENË– Një aksident me katër të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Këlcyrë. Mjeti tip ‘Benz’ me drejtues të riun me inicialet B.H...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha i ka kushtuar një artikull historisë së një prej vajzave që ishin në qendrën e masazhit në prostitucion. Një nga vajzat...
TIRANE- Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në kryeqytet, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. I moshuari, identiteti i të c...
UKRAINË-Në rajonin e Luganskut në Ukrainën juglindore, ushtria ruse vazhdon të bombardojë qytete edhe me bomba fosfori. Sipas Bykvu, Gurvernatori i rajonit...
GRAMSH– Mali nga kalaja e Tunjës e deri në Janc po rrezikohet nga zjarri masiv që ka nisur mbrëmjen e kaluar. Alarmin e kanë ngritur forcat zjarrfikëse të...
TIRANË– Dita e sotme do të shoqërohet me temperatura të larta. Prezenca e një presioni të lartë atmosferik i cili ndodhet i vendosur mbi Ballkanin Pe...