LIVE UPDATES
Bota

Gjigantët e medias sociale, tani nën juridiksionin e ligjit turk

29 Prill 2021, 17:49 Nga DOSJA
Gjigantët e medias sociale, tani nën juridiksionin e ligjit turk

TURQI- Vendimi i gjigantëve të medias globale për të përmbushur kërkesat e qeverisë turke dhe për të hapur zyra në Turqi, ka sjellë shqetësime në lidhje me lirinë e medias. Mbrojtësit e lirisë së shtypit thonë se duke qënë se kompanitë e medias sociale tani do të jenë nën juridiksionin e ligjeve turke, kjo mund të nënkuptojë që njerëzit në Turqi nuk do të kenë më se ku t’i shprehin lirisht pikëpamjet e tyre.

Në zyrën e portalit të lajmeve Dokuz8Haber në Stamboll, po përpilohen raportet e fundit të lajmeve… nga gazetarë profesionistë dhe qytetarë.

Faqja e lajmeve mbështetet në mediat sociale, të cilat janë bërë platforma kryesore për raportimet e pavarura në Turqi.

“Nëntëdhjetë përqind e të gjithë aparatit mediatik në Turqi është në kontroll të shtetit, të qeverisë. Nuk ka më pavarësi të shtypit në Turqi. Është një aparat i qeverisë kundër shoqërisë. Pra, njerëzit mund të ndjekin lajme të besueshme vetëm përmes mediave sociale”, thotë Gokhan Bicici, redaktor në portalin Dokuz8Haber.

Grupi Gazetarët pa Kufij me bazë në Paris këtë muaj e renditi Turqinë në vendin e 153 për sa i përket lirisë së medias.

Megjithatë qeveria turke kërkon të zgjerojë kontrollin e saj tek mediat në internet duke u bërë presion platformave të mediave sociale që të hapin zyra në Turqi.

Kjo i vendos kompanitë që operojnë në vend nën juridiksionin turk – me kontrolle që Ankaraja pretendon se janë të ngjashme me ato të vendeve të tjera evropiane.

Mbrojtësit e lirisë së shtypit shohin disa ngjashmëri me legjislacionin që po shqyrtohet në Evropë, por vënë në dyshim mënyrën se si Turqia do të zbatojë kufizimet.

“Përveç paralajmërimeve, gjobave financiare dhe ndalimeve të reklamave, qeveria do të vendoste një ndalim të kufizimit të fuqisë së transmetimit. Qeveria do të ulte shpejtësinë e serverave të atyre mediave sociale që nuk zbatojnë ligjin turk,” thotë Yaman Akdeniz në Shoqatën për Lirinë e Shprehjes.

Kompanitë Twitter, Google, Facebook, Tiktok dhe të tjera kanë hapur zyra në Stamboll duke përmbushur një afat të prillit.

Twitteri thotë se Turqia paraqet më shumë kërkesa për të hequr postime dhe përdorues, por deri tani, kompania ka përmbushur vetëm disa prej tyre. Megjithatë, portalet e lajmeve si Dokuz8Haber janë të shqetësuara se këto platforma të mediave sociale do të bëhen më të bindura ndaj autoriteteve turke.

“Nëse këto kompani të mediave sociale bëhen një mjet për të rritur shtypjen në Turqi, atëherë kjo do të jetë një sfidë edhe më e madhe për ne, dhe ky është shqetësimi më i madh që kemi për momentin“, thotë Gurkan Ozturan, drejtues ekzekutiv i portalit.

Disa platforma të mediave sociale kanë publikuar deklarata ku thonë se do të qëndrojnë të përkushtuara ndaj lirisë së shprehjes. Ndërkohë, Dokuz8Haber po zgjeron operacionet e saj përpara zgjedhjeve të parakohshme në Turqi. Ky portal dhe të tjerë shpresojnë që platformat e mediave sociale të mbeten të lira dhe të pa censuruara.

MARRË NGA VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dokuz8haber facebook instagram mediat sociale twitter dokuz8haber facebook instagram mediat sociale twitter

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!