LIVE UPDATES
Bota

Gjermania forcon kontrollin kufitar me Poloninë

25 Tetor 2021, 06:28 Nga DOSJA
Gjermania forcon kontrollin kufitar me Poloninë

Duke pasur parasysh faktin që mijëra refugjatë dhe emigrantë po lëvizin nga Bjellorusia për në Poloni, e më pas në Gjermani, ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer dëshiron të forcojë kontrollet kufitare. “Në kufirin gjermano-polak ne tashmë e kemi përforcuar rojen kufitare me tetëqind policë të tjerë federalë”, tha politikani i CSU për gazetën “Bild am Sonntag” (BamS).

“Nëse është e nevojshme, unë jam gati të shtoj edhe më shumë numrin e efektivit policor për kontrollin e kufirit. Ne do të monitorojmë nga afër zonën kufitare dhe kufirin e gjelbër me Poloninë”, theksoi Seehofer. Ai vuri në dukje se 6.162 persona kanë kaluar gjatë këtij viti në mënyrë të paligjshme kufirin dhe kanë ardhur nga Bjellorusia përmes Polonisë deri në Gjermani. Sipas informacioneve të tyre, Policia Federale regjistroi më shumë se 3.750 kalime ilegale kufitare vetëm në tetor. Sipas autoriteteve, shumë prej emigrantëve dhe refugjatëve që mbërrijnë përmes Bjellorusisë vijnë nga Afganistani, Siria, Irani dhe Pakistani.

Kontrollet edhe në kufi me Austrinë

Seehofer theksoi, se zyrtarët përgjegjës kanë njoftuar zgjatjen e kontrolleve edhe në kufirin gjermano-austriak me gjashtë muaj të tjerë. “Nëse situata në kufirin gjermano-polak nuk qetësohet, duhet të shqyrtohet edhe mundësia e vendosjes së kontrolleve shtesë në zonën kufitare mes Polonisë dhe Brandenburgut”, shpjegoi Seehofer për BamS. Ky vendim duhet të merret nga qeveria e ardhshme.

Në kufijtë e vendeve të zonës Shengen nuk ka në fakt kontrolle të palëvizshme kufitare. Seehofer thotë: “Sipas mundësive nuk duhet të ketë kontrolle kufitare brenda Evropës.” Por kjo funksionon vetëm nëse funksionon mbrojtja e kufirit të jashtëm. Polonia ka vendosur tashmë mijëra ushtarë në kufirin e saj të jashtëm të BE-së me Bjellorusinë. Përveç kësaj, qeveria në Varshavë njoftoi ndërtimin e një sistemi të fortifikuar kufitar që kushton më shumë se 350 milionë euro.

Lideri i partisë së të Gjelbërve, Robert Habeck, mendon se duhet të bëhet dallimi mes refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë nga Polonia në Bashkimin Evropian. Është e rëndësishme të ndihmosh Poloninë, tha Habeck për gazetën “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”.

“Ne duhet të kujtojmë se standardet humanitare duhet të përmbushen.” Më parë edhe kishat katolike dhe protestante në Gjermani kanë bërë thirrje gjithashtu që njerëzit në kufirin polako-bjellorus të mos liheshin vetëm.

Bashkimi Evropian e akuzon sundimtarin bjellorus, Aleksander Lukashenko, për sjelljen e qëllimshme të mijëra emigrantëve dhe refugjatëve në kufi me Poloninë dhe kontrabandimin e tyre në territorin e Bashkimit Evropian, si reagim ndaj sanksioneve më të rrepta ndaj këtij vendi nga BE dhe vendet tjera perëndimore.

Seehofer i ka propozuar së fundit homologut të tij polak Mariusz Kaminski që këto dy vende të bëjnë patrulla të përbashkëta gjermano-polake në kufi. Por deri tani nuk ka ndonjë përgjigje të qartë nga Varshava.

Operacioni policor kundër ekstremistëve të djathtë në kufirin me Poloninë

Në zonën Guben në Brandenburg, policia ka zbuluar 50 të dyshuar në kufirin me Poloninë, të cilët ishin të lidhur me partinë ekstremiste të krahut të djathtë, Rruga e Tretë. Sipas policisë, radikalët e djathtë donin të ndëmerrnin vetë masa kundër emigrantëve në kufi. Policia bën të ditur se këta persona ishin të armatosur me sprej, bajoneta, shpata, shkopinj dhe gjëra të tjera.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE