Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për këshilltar bashkiak
24 Mars, 15:05
...
Bota
Gjermania do të dënojë përdorimin e simbolit të ushtrisë ruse “Z”
28 Mars 2022, 08:11Nga DOSJA
Disa shtete gjermane kanë njoftuar se përdorimi publik i simbolit “Z”, që po përdoret për të shprehur mbështetjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, do të ndëshkohet me ligj.
Senatorja Iris Spranger nga Berlini tha për gazetën Tagesspiegel se përdorimi i simbolit “Z”, që është parë në makinat ushtarake ruse, “natyrisht se do të thotë mbështetje e luftës së agresionit”.
Përdorimi i këtij simboli, sipas saj do të dënohet me ligj. Ajo iu referua një neni të Kodit Penal, që në rast se dikush e shkelë të njëjtin, mund të dënohet deri në tre vjet burgim apo të gjobitet.
Po ashtu Lower Saxony dhe Bavaria kanë njoftuar për dënime lidhur me përdorimin e këtij simboli.
“Ne nuk pranojmë miratimin e krimeve dhe shkeljeve të ligjit ndërkombëtar”, tha për Dpa ministri i Drejtësisë së Bavarisë, Georg Eisenreich.
Po ashtu, edhe në lande të tjera gjermane, ligjvënësit janë shprehur se janë për të aplikuar dënime në rast të përdorimit të këtij simboli.
Që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, shkronja “Z” është parë në tanke e uniforma, dhe po ashtu është shfaqur e vizatuar në mure, ndërtesa e bluza, teksa ky simbol po përdoret për të shprehur mbështetjen ndaj pushtimit të Ukrainës nga presidentit rus, Vladimir Putin.
Ka disa teori se çfarë nënkupton kjo shkronjë, e cila nuk gjendet në alfabetin rus. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, ka thënë se “Z” do të thotë “Për fitore”.
LOS ANGELOS– Elton John nuk mundi të merrte pjesë në festën e tij të Oscars këtë vit, sepse ai ishte në Nebraska duke dhënë një shfaqje në kuadër të turn...
MAQEDONI E VERIUT– Një grua e verbër që parashikoi saktë pushtimin rus në Ukrainës, si dhe sulmet e 11 shtatorit, dikur pretendoi se presidenti Vladimir P...
RUSI– Në vitin 2014 Vladimir Putin renditi pesë vendet evropiane që paraqisnin kërcënim për Rusinë, të cilat ai mund t’i pushtonte për dy ditë. Vendet si ...
IZRAEL– Kryeministri izraelit Naftali Bennett është diagnostikuar me SARS-CoV-2. Bennet ka konfimuar se është në gjendje të mirë shëndetësore mirëpo do të...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka lavdëruar Boris Johnson dhe Britaninë e Madhe për reagimin e saj ndaj pushtimit rus. Në një inter...
MALI I ZI- Sipas rezultateve të para preliminare, Koalicioni “Për një Fillim të Ri”, i përbërë nga GP URA, PD, SD, SDP dhe Atraktivja Shqiptare, fitoi bindshëm ...
UKRAINË– Dita e 32-të e luftës! Presidenti i Ukrainës Vladimir Zelenskyy i bëri thirrje Perëndimit për më shumë armë. ‘Ne kemi nevojë për armë. Pa ta...
IZRAEL– Sulm terrosit në Izrael! Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin Hadera në Izrael. Raportohet se të paktën 4 persona janë ...
TURQI– Raundi tjetër i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi nga nesër deri të mërkurën. Negociatori ukrainas Dav...