"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Bota
Gjermania bllokon transmetimin e kanalit rus RT, Moska zotohet për hakmarrje
2 Shkurt 2022, 19:45Nga DOSJA
Rregullatori për transmetim në Gjermani, ka thënë të mërkurën se ka ndaluar transmetimin e kanalit në gjuhën gjermane të televizionit shtetëror rus, RT. Moska, në anën tjetër, është zotuar se do të hakmerret. Transmetimi i kanalit “RT DE” është ndaluar sepse nuk ka licencë të mjaftueshme për transmetim”, është thënë në deklaratën e rregullatorit.
“Ky hap nuk ka lë zgjidhje tjetër veçse të nisim zbatimin e masave hakmarrëse kundër mediave gjermane të akredituara në Rusi”, ka thënë ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate.
Ministria ka thënë se masa të njëjta do të merren edhe kundër “ndërmjetësuesve në internet” të cilët kanë fshirë kanalin nga platformat e tyre, referencë për gjigantin teknologjik, YouTube.
“Vendimi i rregullatorit gjerman për media është shenjë se shqetësimet ruse janë injoruar”, është thënë në deklaratë.
Kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, e ka konsideruar këtë vendim si “pakuptim”, duke shtuar se kanali “nuk do të ndalë transmetimin”. RT DE është bllokuar nga rrjeti satelitor në Evropë më 22 dhjetor, me kërkesë të autoriteteve gjermane, në më pak se një javë prej kur ka nisur transmetimin. Megjithatë, kanali vazhdon të jetë i qasshëm në internet dhe përmes aplikacioneve në telefona mobilë.
Kanali rus ka thënë se transmeton nga Moska dhe ka licencë serbe për transmetim, çka i jep të drejtë për të transmetuar në Gjermani, bazuar në ligjin evropian. Rregullatori gjerman ka thënë se kanali e ka bazën në Berlin dhe nuk ka “leje legjitime nën ligjin evropian”. RT DE ka thënë se do të apelojë vendimin në gjykatë.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MALI I ZI- Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi është një faktor i fuqishëm politik dhe mund t’i mobilizojë masat kur është në interesin e saj, vlerëson sociologu...
KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë, ka deklaruar se askush nuk është duke kërkuar nga liderët e Kosovës që të bëjnë kompromis me sovranitetin dhe inte...
UKRAINË- Ukraina ka thënë se forcat ruse afër kufirit të saj nuk janë ende të mjaftueshme për të kryer pushtim të plotë, ndonëse Shtetet e Bashkuara vazhdo...
SHBA- Presidenti Joe Biden miratoi dislokimin e afro 3,000 trupave amerikane në Evropën Lindore gjatë ditëve të ardhshme. Pentagoni tha të mërkurën se ky veprim...
KOSOVË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë–Serbi, Miroslav Laj&ccedi...
GREQI- Videoja nga momenti i vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik është tronditëse. Tanea shkruan se në video shihet momenti kur autorët goda...
SHBA- Artistja hollivudiane Jennifer Lopez, ka marrë pjesë në filmin e shumëpritur “Marry Me” si aktore kryesore, një film që sipas medieve ndërkombëtare tingël...
TURQI– Një ngjarje tragjike ka ndodhur mes kufirit Greqi-Turqi. Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, shkruan se mëngjesin e sotëm në zonën kufitare ...