LIVE UPDATES
Bota

Gjermania bën përpjekjet e fundit për zhbllokimin e procesit të zgjerimit

10 Dhjetor 2020, 12:17 Nga DOSJA
Gjermania bën përpjekjet e fundit për zhbllokimin e procesit

Ndonëse formalisht nuk është në agjendën e samitit të Bashkimit Evropian, procesi i zgjerimit pritet që të diskutohet në margjinat e samitit që mbahet të enjten dhe të premten në Bruksel.

Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel, të cilat presin që kancelarja gjermane, Angela Merkel – shteti i së cilës më 31 dhjetor përfundon kryesimin e presidencës së BE-së – të angazhohet personalisht në takime bilaterale me disa kolegë nga shtetet e tjera, me qëllim që të zhbllokohen vendimet e lidhura me procesin e zgjerimit.

Bllokada kryesore është ajo që Bullgaria i ka bërë kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Tri opsionet e Gjermanisë
Burimet diplomatike thonë se presidenca gjermane ende po i mban të hapura tri opsione.

Opsioni i parë është miratimi i konkluzave për procesin e zgjerimit dhe atë të stabilizim-asocimit si dhe miratimi i dy kornizave negociuese: për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Opsioni i dytë, sipas burimeve, është miratimi vetëm i konkluzave të Këshillit të BE-së.

Ndërkaq, opsioni i tretë, për të cilin besohet se ka më pak gjasa të ndodhë, është miratimi i konkluzave të zgjerimit për të gjitha shtetet, ndërkaq korniza negociuese t’i jepet vetëm Shqipërisë. Shumë shtete e kundërshtojnë këtë ide, që vetëm Shqipëria të përparojë në anëtarësimin në BE, pasi ky shtet duhet të plotësojë disa kushte shtesë para nisjes së negociatave të anëtarësimit.

Burimet diplomatike në Bruksel thonë se përshkallëzimi i retorikës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ditëve të fundit, i ka dëmtuar edhe më shumë gjasat që të arrihet sukses.

Bllokada bullgare për Maqedoninë e Veriut
Më 9 dhjetor, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria shkëmbyen akuza, pasi kjo e fundit bllokoi sërish kornizën negociuese për Shkupin zyrtar.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev e kritikoi Sofjen për politikë irracionale dhe fyese ndaj maqedonasve, pasi Bullgaria po konteston identitetin dhe gjuhën maqedonase, duke thënë se ato kanë rrënjë bullgare.

“Pozicioni i Bullgarisë është plotësisht irracional dhe fyes për maqedonasit dhe gjithë kombin tonë. Në shekullin 21, nuk është as evropiane dhe as demokratike t’i thuash tjetrit se si të ndihesh, si të përcaktohet vetvetiu. Nuk është evropiane të shkruash historinë e një kombi tjetër. Nuk është evropiane që t’i vendosni një identitet një populli tjetër dhe të bindni ata se duhet ta pranojnë atë”, është shprehur Zaev.

Por, Ministria e Jashtme bullgare i ka thënë Maqedonisë së Veriut se me “histori totalitare të trashëguar është e vështirë të gjesh mbështetje nga Bullgaria”.

“Është koha që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të braktisë tezën manipuluese se Bullgaria konteston të drejtën e vetëvendosjes dhe identitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose të drejtën për të emërtuar gjuhën e tyre”, ka thënë MPJ e Bullgarisë.

Në mesin e nëntorit, Bullgaria njoftoi se vendos veto për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shkupit në bllokun evropian.

Që korniza negociuese të kalojë për vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE, duhet votë unanime nga të gjithë anëtarët e BE-së.

Konkluzat e Këshillit të BE-së
Gjatë samitit në Bruksel pritet të diskutohet dhe konkluzat për procesin e zgjerimit dhe atë të stabilizim-asocimit të Këshillit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilat u kërkohet shteteve të bëjnë reforma dhe të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në draftin e konkluzave, të cilin e ka parë REL, Kosovës i kërkohet të shtojë përpjekjet për përmirësimin e sundimit të ligjit, të shtojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe të bëjë reforma në administratën publike.

Kosovës po ashtu i kërkohet që vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë në përputhje me obligimet ndërkombëtare dhe ligjet vendore.

Po ashtu, Kosovës dhe Serbisë i kërkohet që të vazhdojnë angazhimin e tyre në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në këtë proces.

Ndërkaq, në konkuzat e Këshillit nuk ka asnjë të re sa i përket liberalizimit të vizave.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Shqiprisë, ndonëse në këtë dokument përmendet edhe pritja që “sa më parë” të nisin negociatat e anëtarësimit mes BE-së dhe këtyre dy shteteve, aty nuk përmendet ndonjë datë se kur mund të ndodhë kjo.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel gejrmani angela merkel gejrmani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet