LIVE UPDATES
Politike

Gjermania: Ballkani është detyrë e Europës, kufijtë s’preken

13 Prill 2019, 06:53 Nga DOSJA
Gjermania: Ballkani është detyrë e Europës, kufijtë

GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë ftuar liderët e Ballkanit të marrin pjesë në Berlin në një konferencë. Në takimin e datës 29 prill do të priten të vijnë përfaqësues të nivelit të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë, Sllovenisë dhe Komisionit të BE-së. Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha se ata dëshirojnë të flasin me „bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon dhe në radhë të parë për stadin e dialogut Serbi-Kosovë.”

Seibert nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë ndaj kësaj konference. „Programi nuk është ende gati”, tha ai duke shtuar se ky takim „është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që kemi ne për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor.” 

Interesimi i madh për rajonin

Si shprehje të këtij interesimi, Seibert kujtoi edhe procesin e Berlinit, në kuadër të të cilit sot  po zhvillohet edhe një takim i ministrave të jashtëm në Varshavë. Aty merr pjesë edhe ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas. Polonia do të jetë organizatore e takimit të ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit, që do të mbahet më 5 korrik. Procesi i Berlinit synon me nisma në sektorin e Ekonomisë, Transportit dhe Rinisë, që të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin në fund të prillit në Berlin nuk do të ketë përfaqësues as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as nga Rusia, tha Seibert duke iu përgjigjur kështu pyetjes së Deutsche Ëelle-s.

I pyetur nga DW nëse është biseduar më parë edhe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pjesëmarrje eventuale, Seibert përgjigjet: “Parimisht, gjendja në Ballkanin Perëndimor është herë pas here temë në bisedat tona me qeverinë amerikane. Por ne e ndiejmë si një detyrë në radhë të pare evropiane që ta çojmë këtë pjesë të Evropës në një të ardhme të qëndrueshme, demorkatike dhe me perspektivë evropiane.”

Kufijtë janë të (pa)prekshëm

Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovë, i cili është një nga kushtet e anëtarësimit të Serbisë në BE, konsiderohet i ngecur në vend, që nga vera e vitit të kaluar, kur presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Vuçiq dhe Thaçi, nisën të përhapin idenë e ndryshimit të kufijëve.  Ndërsa në SHBA ka mendime që nuk e përjashtojnë marrëveshjen për ndryshimin e kufijëve, qeveria gjermane e konsideron atë tabu.

Një qëndrim që e kanë thuajse të gjitha partitë gjermane të përfaqësuara në Bundestag.  Edhe eksperti i të Gjelbërve për Ballkanin, Emanuel Sarrazin, u shpreh në një deklaratë për shtyp, me rastin e anoncimit të konferencës së Ballkanit Perëndimor më 29 prill në Berlin, se “kufijtë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë të paprekshëm”. Sarrazin pret që Konferenca e Ballkanit Perëndimor të mos “humbasë në retorikë”, por të dërgojë “mesazhe të qarta”.

Përveç mosndryshimit të kufijve në Ballkan, Sarrazin kërkoi edhe çeljen e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Zëdhënësi i qeverisë Seibert, i pyetur në konferencë për këto dy vende tha se kjo është kompetencë e Bashkimit Evropian dhe kjo varet nga plotësimi i kushteve të parapara. Në rastin e Shqipërisë ai tha se këtu hyn “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare”. Ai tha se vendimi për çeljen e negociatave do të varet nga progresraporti i Komisionit./Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel ballkani be gjermani ndryshimi i ndryshimi i kufijve steffen-seibert angela merkel ballkani be gjermani ndryshimi i ndryshimi i kufijve steffen-seibert

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet