LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Populizmi i djathtë po “gërryen” qendrën

26 Prill 2019, 09:12 Nga DOSJA

Tiranë-Autorët e “Studimit për qendrën” paralajmërojnë më shumë nga qëndrimet e veçuara populiste të djathta se sa nga esktremizmi i djathtë si fenomen. Sipas tyre numri i gjermanëve me botëkuptim plotësisht ekstremist të djathtë prej vitesh nuk lëviz nga 2,5%. Por nga ana tjetër nuk janë aspak fenomene minore qëndrimet refuzuese apo zhvlerësuese për grupe të caktuara në shoqëri, po ashtu të përhapura janë edhe teoritë konspirative apo një miratim latent për format autokratike qeverisëse, thotë Franziska Schröter nga Fondacioni Friedrich Ebert, FES. “Qëndrimet e  veçuara populiste të djathta kanë zënë një vend fiks në shoqërinë gjermane.”

Nga viti 2006, fondacioni FES pyet popullsinë gjermane për të parë përhapjen e qëndrimeve të djathta. Bashkë me Institutin Ndërdisiplinor për Studimet e Konflikteve publikohet çdo dy vjet studimi për qendrën.

Populizmi i djathtë – jo fenomen i ri

Për studimin aktual, studiuesit kanë pyetur nga shtatori 2018 deri në shkurt 2019 përmes telefonit 1890 gjermanë të kategorive të ndryshme të shoqërisë nga mosha 18-97 vjeç. Katalogu i pyetjeve ndjek një model të caktuar. Kjo bën të vihen re zhvillime të caktuara, që tregojnë se përhapja e populizmit nuk është një fenomen ri, përkundër perceptimit të përgjithshëm.

Nga ana tjetër studimi vëren se forcohet qëndrimi përçmues ndaj azilkërkuesve. “Zhvlerësimi ndaj azilkërkuesve” është rritur për të tretën herë me radhë nga 44,3% në vitin 2014 në 54% në vitin 2919. Të pyeturit e kanë refuzuar zemërgjerësinë e shtetit në procedurat e azilit, dhe mendojnë se shumica e azilkërkuesve nuk kanë frikë nga përndjekja. “Kjo na ka habitur, po të krahasosh numrin e kërkesave për azil që ka rënë nga viti 2016”.

Deutschland Großdemonstration AfD (Imago/C. Mang)Protestë e AfD- me pllakate: Ndal ndërrimit të popullisisë, mbro paqen

Lindja e djathtë dhe perëndimi i majtë?

Qëndrime të tilla janë veçanërisht më të përhapura në Lindjen gjermane. Me këtë studimi për qendrën konfirmon perceptimin, se tek gjermanolindorët gjenden më shpesh qëndrime të djathta se sa në perëndim. Dallimi me perëndimin, sipas studimit, nuk është shumë i madh, siç parathotë klisheja e përhapur. Kështu për shembull ekstremizmi i djathtë – ku njerëzit minimizojnë krimet e nazistëve, dëshirojnë një diktaturë të djathtë dhe bëjnë një dallim mes njerëzve të vlefshëm dhe atyre që nuk janë të tillë – gjendet gati njësoj i përhapur në të gjithë Gjermaninë.

Qëndrimet populiste të djathta përkundër kësaj janë më të përhapura në landet e reja gjermane -në një kohë që çdo i dyti gjermanoperëndimor i refuzon azilkërkuesit, në Lindje këtë e bëjnë 2 nga 3 gjermanë. 26 gjermanolindorë në 100 i shohin myslimanët si qytetarë të klasit të dytë. “Ndjenja kolektive e zemërimit për imigrimin është në Lindje me 52% shumë më e përhapur se në perëndim me 44%”, thonë autorët e studimit. Edhe besimi tek demokracia gjermane është më i dobët në lindje. Po ashtu si përkrahja e autoritarizmit. Arsyet janë ndryshme – nga ndjesia e injorimit dhe lëndimit në vitet pas bashkimi, tek një botëkuptim demokratik i mësuar ndryshe e deri tek situata e sotme me rajone të dobta nga ana strukturore.

March against Racism in Berlin (picture-alliance/dpa/P. Zinken)Marsh kundër racizmit në Berlin

Besimi tek teoritë konspirative

Rajonet me probleme ekonomike i gjen edhe në perëndim. Pikërisht në këto rajone është tronditur besimi tek demokracia dhe institucionet e saj. Gati gjysma e të pyeturve mendon, se ka organizata sekrete që kanë influencë në vendimet politike. Gati një çereku nuk ndjehet i përfaqësuar, i sheh vendimet demokratike si “kompromise që mbajnë erë”, dhe mendon, se “qeveria i fsheh popullit të vërtetën” apo një e katërta e të pyeturve, shprehen se “mediat dhe politike flenë në një shtrat”.

Nëse kaq shumë gjermanë mendojnë keq për grupet e tjera, institucionet civile apo politike, si është e mundur, që 86% e të anketuarve e shohin demokracinë si pa alternativë dhe 93% e vendosin dinjitetin e njeriut dhe barazinë në vend të parë?” Autori i studimit shprehet, se “një pjesë e popullsisë nuk i respektojnë vetë vlerat që kanë”. Por autorët e studimit thonë, se megjithë titullin e studimit. “Qendra e humbur – atmosferë armiqësore” duhet vënë një pikëpyetje, sepse ka edhe gjetje pozitive si “orientimi i fortë drejt shoqërisë civile”. Lëvizjet e djathta e vendosin para provës qendrën, por për të rezistuar duhen marrë masa si më shumë edukim demokratik për të vepruar kundër paragjykimeve, dhe qëndrimet armiqësore kundër njerëzve dhe demokracisë nuk duhet të minimizohen më.

Burimi: DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjermani populizmi i djathtë po bren qendrën gjermani populizmi i djathtë po bren qendrën

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet