LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Myslimanët kërkojnë mbrojtje më të mirë të xhamive nga shteti

19 Shkurt 2020, 11:59 Nga DOSJA

Gjermani– Këshilli Qendror i Myslimanëve, shoqata turke, Ditib dhe Komuniteti i Bashkësisë Islame, Milli Görüs kanë kërkuar së fundmi mbrojtje më të mirë të xhamive në Gjermani. Pas kërcënimeve të fundit ndaj xhamive e zbulimit të një grupimi terrorist ekstremist të djathtë, organizatat kryesore të myslimanëve në Gjermani kërkojnë një koncept të zgjeruar për sigurinë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve, El Yazidi bëri fjalë për një “dimension që nuk ka ekzistuar më parë.” “Myslimanët janë bërë shumë të pasigurtë. Ata ndjehen të lënë vetëm”, tha El Yazidi për Deutsche Wellen. Ata vrasin mendjen, se çfarë duhet të bëjnë që të mbrojnë xhamitë”, tha Yazidi duke shtuar, se ajo që i bën më të pasigurtë myslimanët është, se “lajme të tilla tronditëse kalojnë pa u komentuar në shoqëri, dhe se “nuk ka angazhim, nuk ka një shprehje të qartë të solidaritetit në një formë që ne do e dëshironim.”

Zbulimi i një grupimi terrorist

Edhe ata që janë në funksione në shoqatat myslimane ndjehen të kërcënuar. “Ne si funksionarë përballemi me urrejtjen.” Ajo vjen përmes rrjeteve sociale, por edhe me letra kërcënuese. Kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve, Aiman Mazyek është kërcënuar personalisht nga radikalët e djathtë. “Ne nuk marrim mbrojtjen e duhur nga policia, të cilën ne e presim as për përfaqësuesit tanë e as për xhamitë.”

Deutschland l Zentralrats der Muslime in Deutschland - ZMD Generalsekretär Abdassamad El Yazidi (picture alliance/AA/A. Hosbas)Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Qendror Mysliman

Kurse Komuniteti Islam Milli Görüs deklaroi në Köln, se në Gjermani aktualisht ka një rrezik të shtuar për xhamitë, sinagogat e për institucione të tjera të pakicave fetare. Nuk ka mundësi, që xhamitë që janë ngritur me donacione të financojnë vetë për sigurinë e tyre. Shteti ka detyrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e tij. “Këtu bëjnë pjesë edhe myslimanët.”

Së fundmi u bë e ditur se disa anëtarë të grupimit terrorist të nxitur nga Werner S. kishin planifikuar atentate terroriste në 6 xhami. Pas bastisjeve të policisë në disa lande gjermane u dhanë urdhra arresti për 12 persona. Po ky grup kishte planifikuar atentate edhe kundër politikanëve, azilkërkuesve dhe myslimanëve. Të mërkurën dhe të enjten e kaluar, disa xhami në qytete Unna, Hagen, Essen dhe Bielefeld morën letra kërcënuese.

Bielefeld Vermummte greifen Moschee an (picture-alliance/dpa/S. Jonek)Xhamia në Bielefeld

Ministria e Punëve të Brendshme të landit, Renani Veriore Vestfali ka deklaruar, se policia i merr seriozisht kërcënimet ndaj xhamive. Policia në terren i mbron xhamitë dhe institucionet e tjera fetare në bazë të shkallës së rrezikimit. Masat mbrojtëse janë megjithatë sekret, prandaj edhe nuk publikohen informacione të tjera. Partia e Majtë i bëri thirrje qeverisë së landit që të paraqesë një plan konkret së afërmi si të mbrohen xhamitë nga dhuna e ekstremistëve të djathtë. Ajo kërkoi që të merret më seriozisht racizmi antimysliman e të fillohen fushata sqaruese.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mylimanët në gjermani mylimanët në gjermani

Sondazh

Poll
Bota 19 Shkurt 2020, 10:26

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

SERBI– Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia.S...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet