LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Më shumë pushtet federatës në luftën kundër Coronës

11 Prill 2021, 06:14 Nga DOSJA
Gjermani: Më shumë pushtet federatës në luftën

Presioni u bë shumë i madh në fund. Por nëse do të kishin respektuar të gjitha landet “frenën e emergjencës” në rast të rritjes së infektimeve, atëherë nuk do të ishte problem një rishpërndarje e kompetencave në luftë kundër pandemisë. Fjala ishte për rikthimin e kufizimeve, nëse shifrat e infektimeve me Corona në rajone të caktuara do të kalonin një vlerë të caktuar. Në raste nevoje madje do të vendosej edhe ora e ndalimqarkullimit. Kjo ishte ujdia e landeve dhe federatës në fillim të marsit.

Por “frena e emergjencës” nuk u shkel në shumë raste. Tani federata dhe landet së bashku me grupet parlamentare në Bundestag kanë rënë dakord të ndryshojnë ligjin për mbrojtjen nga infeksionet. Sipas kësaj është federata ajo që vendos për ato zona me shifra të larta infektimesh, kudo në Gjermani. Të martën që vjen kabineti qeveritar kërkon të miratojë këtë projektligj, ende nuk dihet, se kur do të bëhet votimi në Bundestag.

Për Gjermaninë nuk është gjë e vogël ndryshimi i kompetencave të federatës dhe landeve. Landet me kompetenca të fuqishme dolën si një mësim nga koha e nacionalsocializmit. Asnjëherë më nuk duhej të qeverisej në mënyrë centraliste pa kufizim. Si pasojë landet federale në ligjin themelor të pasluftës morën një pozicion shumë të fortë.

Kjo zbatohet edhe tani në kohë pandemie. Vërtet që sipas kushtetuës, qeveria ka përgjegjësinë “për masa kundër sëmundjeve të rrezikshme e të transmentueshme në shoqëri”, por sipas ligjit aktual të mbrojtjes nga infeksionet në fund janë landet që i nxjerrin rregulloret e masave mbrojtëse kundër Coronës dhe i zbatojnë ato. Edhe në ndryshimin e fundit të ligjit në nëntor 2020 vetëm flitet për “synimin” për masa të njësuara federale, jo më shumë.

Gjermania si qilim me arna

Rezultati i kësaj gjendjeje është një Gjermani si qilim me arna, me masa të ndryshme nga landi në land dhe konkurrencë landesh për politikën e duhur kundër Coronës, herë lirim masash, herë ashpërsim të fortë. Nëse janë të hapura shkollat apo dyqanet, nëse ka një detyrim për testim apo ndalimqarkullimi secili land vendos vetë. E për sa kohë që shifrat e infektimeve uleshin dukej një konkurrencë positive. Por prej javësh shifrat shënojnë rritje, qytetarët janë të irrituar, për shumë vetë masat janë jologjike, dhe njerëzit kanë humbur orientimin, se cilat rregulla vlejnë. Thirrjet për një veprim të njësuar u shtuan.

Merkel paralajmëroi

Kancelarje Merkel në një intervistë të fundit në ARD kishte kritikuar që landet nuk i zbatojnë masat që u vendosën së bashku në konferencën e kryeministrave të landeve me kancelaren. Nëse kjo nuk ndryshon “në kohë të shpejtë”, Merkel la të kuptohej, se federata me gjasa do të marrë iniciativën për ndryshimin e ligjit të infeksioneve.

Disa deputetë konservatorë ndërmorrën së fundmi një iniciativë që do t’i jepte më shumë kompetenca federatës, kjo për shkak se po bëhet e pamundur të veprohet së bashku dhe dëmi për Gjermaninë po rritet. Ideja u mbështet edhe nga kryetari i CDU dhe kryeministri i landit, Renani Veriore-Vestfali, Armin Laschet dhe kryeministri bavarez, Markus Söder, (të dy luftojnë për postin e kandidatit për kancelar shën.red.) Ata ranë dakord për shfuqizimin e kompetencave të tyre.

Ideja për ndryshimin e ligjit shkaktoi debat të ashpër në Gjermani. Kryetari ekzekutiv i grupit parlamentar socialdemokrat, Carsten Schneider e quajti idenë e deputetëve të unionit, një përpjekje për t’u marrë pushtetin landeve. Deputeti konservator dhe një ndër iniciatorët, Norbert Röttgen u shpreh për gazetën “Bild” se nuk bëhet fjalë për dobësimin e landeve, por “bëhet fjalë që federata të jetë në gjendje të veprojë”.

E realisht federata nuk do të kërkojë në vend të landeve zbatimin e masave kundër Coronës, por do të jetë shtojcë në bashkëpunimin me to. Kritikë e ashpër vjen nga partia ultra e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD. Dy krerët e grupit parlamentar, Alice Weidel dhe Alexander Gauland u shprehën për “atentat kundër rendit federal dhe parimeve demokratike bazë të republikës sonë.”

Skeptike dhe kritike ishte edhe partia bashkëqeverisëse, SPD, por ndërkohë zëvendëskancelari socialdemokrat, Olaf Scholz përpiqet ta shesë ndryshimin e ligjit për mbrojtjen nga infeksionet si progres që u sjell qytetarëve “më shumë transparencë dhe qartësi”. Për kryeministrat e landeve është e qartë – ata do ta kishin shmangur këtë humbje të përkohshme të pushtetit, nëse do të kishin reaguar sipas kryeministres së landit Renani-Palatin, Malu Dreyer, “që vendimet që ishin marrë edhe të zbatoheshin.”

MARRE NGA DEUTCHE WELLE

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gjermani merkel gjermani merkel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet