E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Në Gjermani shifrat e infektimeve po shënojnë shifra rekod. Të premten Instituti Robert Koch (RKI) bëri të ditur se janë regjistruar 48.640 infektime, kurse një ditë më parë u arrit një shifër rekord prej 50.196 të infektuarve me virusin Corona. Incidenca shtatëditore në vend ka arritur po ashtu një nivel tjetër rekord prej mbi 249 të infektuar në 100.000 banorë.
Si pasojë e përkeqësimit dramatik të gjendjes, Këshilli Gjerman i Etikës rekomandon që të rishikohet mundësia e vaksinimit të personave që punojnë në profesione të caktuara. “Duke pasur parasysh situatën aktuale, Këshilli tani rekomandon, pa asnjë votë kundër dhe me tre abstenime, rishikimin e shpejtë dhe marrjen e një vendimi për vaksinimin e detyrueshëm për personat që punojnë me grupet e rrezikuara nga virusi Corona”, kumtoi Komisioni, i cili është edhe këshilldhënës i qeverisë gjermane.

Ndryshimi dramatik i disponimit
Si koalicioni qeveritar në largim ashtu edhe koalicioni i mundshëm i socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve e kanë refuzuar deri tani mundësinë e futjes së vaksinimit me detyrim. Por në popull mund të vërehet ndryshimi i disponimit. Në një sondazh të Institutit YouGov, të bërë me kërkesën e Agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një shumicë e madhe e të anketuarve janë për vaksinim me detyrim. 44 përqind e të anketuarve janë të mendimit se vaksinimi me detyrim duhet të futet për të gjithë në Gjermani, me synim imunizimin kundër këtij virusi të rrezikshëm. 24 përqind të tjerë mendojnë se vaksinimi me detyrim duhet të futet për disa grupe të njerëzve që punojnë në profesione të cakutara, si personat që kujdesen për të moshuarit apo ata që punojnë në spitale. Ndërsa vetëm 27 për qind janë kundër vaksinimit të detyrueshëm në përgjithësi.
Edhe kjo dëshmon se në Gjermani ka ndryshuar shumë disponimi. Pak ditë pas vaksinimeve të para në fund të dhjetorit të vitit 2020, 56 përqind e të anketuarve nga YouGov ishin kundër vaksinimit të detyrueshëm, ndërsa vetëm 33 përqind ishin pro. Por asokohe nuk është kërkuar mendimi i të anketuarve për vaksinimin e grupeve të caktuara.
Problemet e politikës
Përkeqësimi i dukshëm i gjendjes dhe rekordete vazhdueshme të infektimeve me virusin Corona kanë shtuar presionet edhe ndaj politikanëve. Në vazhdën e negociatave për krijimin e koalicionit të ri qeveritar, Partia Socialdemokrate (SPD), Të Gjelbrit dhe liberalët (FDP) janë detyruar të rishqyrtojnë dhe ndryshojnë Ligjin për mbrojtje nga infeksionet.
Me këtë çështje po merret tani edhe Bundestagu. E për këtë çështje pritet të deklarohet edhe kandidati për kancelar Olaf Scholz. Scholz dhe partnerët e mundëshëm në koalicionin e ardhshëm qeveritar janë akuzuar nga përfaqësuesit e partive CDU/CSU për reagime joadekuate ndaj situatës gjithnjë e më të vështirë me virusin Corona.

Kryetari i grupit parlamentar të liberalëve Marco Buschmann thotë: “Ne po ankorojmë masa në paketën e re të cilat deri tani nuk kanë ekzistuar fare”. Partnerët e mundshëm kanë bërë të ditur se me 25 nëntor nuk do të vazhdojnë gjendjen epidemiologjike në gjithë vendin – që është në kundërshtim me vullnetin e kancelares në detyrë Angela Merkel (CDU) dhe kryeministrit të Bavarisë Markus Söder (CSU), por edhe të shumë politikanëve të tjerë të Unionit. Përfaqësuesit e koalicionit të ri të mundshëm duan të fusin rregulloren 3G në vendin e punës (pra që në vendin e punës të mund të shkojnë vetëm personat e vaksinuar, shëruar në gjashtë muajt e fundit apo të testuar). Duan të fusin detyrimin e testimeve për personat që punojnë në shtëpitë e të moshuarve si dhe kthimin e testeve falas për qytetarët.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot në Paris shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell në kuadër të Samitit të Paqes. Lajmin e k...
Një komitet i posaçëm në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, i cili po heton sulmin ndaj Capitol Hill në 6 janarin e këtij viti, lëshoi pak ditë më parë g...
SKOCI- Në Gllasgou të Skocisë mbahet sot dita e fundit e konferencës dyjavore për klimën, e njohur si COP26.Ka frikë se synimi për të kufizuar ngrohjen globale ...
UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dënuan Bjellorusinë të enjten për atë që ...
UKRAINË– Shtetet e Bashkuara po ngrenë alarmin bashkë me aleatët e Bashkimit Evropian se Rusia mund të fillojë një pushtim të mundshëm të Ukrainës, n...
TURQI- Marina turke ka testuar një raketë të re të prodhuar nga kompanitë vendase të industrisë së mbrojtjes. Mediat vendase shkruajnë se raketa është projektu...
FRANCË- Autoritet shëndetësore në Francë kanë zbuluar një variant të ri të COVID-19 ndryshe nga të tjerët. Mediat e huaja raportojnë se mutacioni i ri ka ...
KOSOVË- Ditën e sotme përmbyllet fushata e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Qytetarët e 21 komunave të dielën e 14 nëntorit do t’iu drejtohe...
BRITANI- Në një lajm nga ‘BBC‘ rreth krizës me emigrantët në Bjellorusi, Kosova paraqitet si pjesë e territorit të Serbisë.Media britanike në lajmin...
POLONI- Mijëra njerëz, shumë prej të cilëve të ardhur nga Lindja e Mesme, gjenden të bllokuar në kufirin me Poloninë me shpresën për të kaluar në BE. Mediat e h...