LIVE UPDATES
Politike

Gjekmarkaj: Bashkimi i PD-së mund të gjendet përtej Berishës dhe Bashës

21 Prill 2022, 19:30 Nga DOSJA
Gjekmarkaj: Bashkimi i PD-së mund të gjendet përtej Berishës

TIRANË- Partia Demokratike është përfshirë sot nga një prej krizave më të rënda që nga themelimi i saj. Aktualisht brenda Partisë Demokratike ka dy grupime. Zëri i Amerikës bisedoi nënkryetarin e Parlamentit të Shqipërisë dhe deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë më tej në PD-në, mundësitë për të shmangur përçarjen apo dhe çështjen e Presidentit të ri, që duket që ka shkaktuar një tjetër përçarje brenda partisë opozitare. Me zotin Gjekmarkaj bisedoi kolegia e Zërit të Amerikës Menada Zaimi.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjekmarkaj po e nis nga zhvillimet e fundit, tek çështja e presidentit e cila duket se është bërë shkak edhe për një përplasje të re brenda Partisë Demokratike. Cili është mendimi juaj, çfarë roli duhet të ketë Partia Demokratike për sa i takon kësaj çështjeje? A duhet të marrë pjesë ajo në konsultime?

Agron Gjekmarkaj: Ne kemi një kulturë shumë të keqe me bojkotimin. Kemi bojkotuar reformën zgjedhore. Kemi bojkotuar mandatet. Kemi djegur mandatet në parlament. Nuk kemi marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Largimi nga përgjegjësia, nga përballja, për mua është fshehje, t’i ikësh realitetit, është mungesë përgjegjshmërie. Partia Demokratike duhet të marrë përgjegjësinë e vet, të jetë pjesë e procesit, paçka se sa seriozisht mund ta ketë kryeministri apo maxhoranca, çka unë nuk besoj se e kanë, sepse ai e ka në mendje dhe duket që e ka në mendje presidentin; thjesht po bën teatrin e zakonshëm. Por, përballë shqiptarëve Partia Demokratike ka përgjegjësinë e vet të dalë me propozimet e veta, si e do procesin dhe çfarë emrash do. Unë besoj që do të ishte në të mirën e vendin, do të ishte një gjest pozitiv që pse jo presidenti t’i lihej opozitës, duke patur parasysh që gjysma e popullit shqiptar sot nuk është askund i përfaqësuar në institucionet e shtetit shqiptar. Do të ishte një gjest simbolik i vullnetit të mirë.

Zëri i Amerikës: Pra, për ju ky nuk është një proces farsë?

Agron Gjekmarkaj: Jo, procesi që po ndërton kryeministri është farsë. Ai do thjesht ta degradojë më tej opozitën duke parë cilat janë problemet e brendshme. Por përtej kësaj, opozita duhet të jetë aty në vendin e duhur, në kohën e duhur, me propozimet e veta.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjekmarkaj, kuptohet që Partia Demokratike sot është në një situatë tejet të vështirë. Pas dorëheqjes së zotit Basha duket sikur kontrollin e partisë e ka marrë zoti Berisha. Në parti ekzistojnë dy fraksione. Kush e përfaqëson sot Partinë Demokratike?

Agron Gjekmarkaj: Institucioni më legjitim që sot Partia Demokratike ka është grupi i saj parlamentar. Të gjitha të tjerat në njëfarë mënyre kanë rënë. Dhe për më tepër kur kemi të bëjmë me procese të njëanshme si ato që kemi parë nga dhjetori e këndej, janë thjesht procese që përfaqësojnë një pjesë dhe dëshirat e një individi apo grupi të caktuar rreth tij. Nuk janë procese që çojnë drejt bashkimit të Partisë Demokratike. Proceset e bashkimit do të ishin të tjera. Do të ishte gjuha e kompromisit ku lihet mënjanë procesi i deritanishëm, i cili është bërë i njëanshëm, dhe hapet një proces gjithëpërfshirës ku të kenë mundësi të gjithë të bëhen pjesë për ta zgjidhur problemin dhe për ta çuar drejt bashkimit. Njerëzit kërkojnë bashkim. Demokratët në bazë kërkojnë bashkim. Dhe është fatkeqësi që gjithçka ngelet peng në dorën e një njeriu.

Zëri i Amerikës: Megjithatë duket që shumica mbështesin zotin Berisha. Çfarë pasojash mund të ketë mbi Partinë Demokratike zgjedhja e zotit Berisha si kryetar i saj, duke qenë se ai është shpallur si një person i padëshiruar në Uashington?

Agron Gjekmarkaj: Unë besoj shumë dhe e kam shprehur publikisht që Partia Demokratike, duke e falenderuar Sali Berishën, duhej të ndahej prej tij në vitin 2013. Sepse ai çfarë ka patur për t’i ofruar Partisë Demokratike, çfarë ka patur për të marrë prej tyre, i ka bërë dhe i ka kryer të dyja proceset. Duhej të ndahej kulturalisht së pari. Duhej të ndahej politikisht, sepse Partia Demokratike kishte nevojë të mbante çfarë është e mirë nga berishizmi dhe ta linte mënjanë, t’ia linte historisë, pjesën tjetër që nuk shkonte me bashkëkohësinë dhe modernitetin. Fatkeqësisht, këto nuk ndodhën. Tani ne mbahemi vetëm pas faktit që ai është non-grata. Sigurisht dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme që nuk mund të anashkalohet. Është vullneti i shtetit kryesor të botës, për fatin tonë të mirë aleat strategjik i shqiptarëve. Dihet cili është vullneti i tyre. Një vullnet i shprehur herë pas here fuqishëm që ata shohin nga e ardhmja, nuk negociojnë të shkuarën.

Zëri i Amerikës: Cili është qëllimi i vizitës tuaj në Uashington?

Agron Gjekmarkaj: Unë jam shumë i nderuar që gjendem në Uashington. Kam një moment krenarie në impenjimin tim publik, faktin që jam ftuar dhe jam pritur në Departamentin e Shtetit, apo dhe në vizita të tjera të rëndësishme që kam patur në institucione të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë këtyre tre ditëve që jam në Uashington.

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se Partia Demokratike i dha Berishës dhe Bashës mjaftueshëm pushtet, mundësi dhe kohë, dhe tashmë ata duhet të largohen, të dy. Po cila mund të ishte zgjidhja në këtë pikë që kanë mbërritur zhvillimet?

Agron Gjekmarkaj: Ka një ekstremizim në Partinë Demokratike. Unë e kam mbështetur Lulzim Bashën dhe nuk kam pendesë. Unë mendoj që ai duhet falenderuar për disa gjëra që i ka bërë mirë në Partinë Demokratike. Por ka humbur dy palë zgjedhje. Besoj ai e bëri aktin e vet, u tërhoq. Tani i takon Sali Berishës që të bëjë të njëjtën gjë sepse e ka konsumuar kohën e vet historike dhe politike në krye të Partisë Demokratike. Njerëzit kërkojnë bashkim. Bashkimi mund të gjendet përtej Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, të cilët të dy bashkë janë përgjegjës për gjendjen katastrofike ku është sot Partia Demokratike. Unë mendoj që Shqipëria, Partia Demokratike, ka plot, pa fund, burra dhe gra të cilët mund të marrin drejtimin e Partisë Demokratike. Ideja që nuk gjen lider Partia Demokratike më duket absurditet, më duket një budallallëk, më duke fyerje për inteligjencën e shqiptarëve. Sepse liderin e bën gara, e bën koha, e bëjnë përgjegjësitë që ai do të marrë para shqiptarëve në udhëheqjen e Partisë Demokratike. Nuk ka ngel Partia Demokratike vetëm tek Sali Berisha, tek Lulzim Basha, të cilët janë në njëfarë mënyre binom dhe dy anë të një medaljeje.

Zëri i Amerikës: A mund të shmangej ndarja e Partisë Demokratike?

Agron Gjekmarkaj: Sigurisht, në qoftë se ka vullnet mund të shmanget ndarja dhe mund të realizohet bashkimi dhe Partia Demokratike në pak javë dhe pak muaj mund të ishte ajo forca e fuqishme opozitare që shqiptarët kërkojnë.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjekmarkaj, periudha e vështirë që po kalon Partia Demokratike ka treguar që kjo është një forcë politike që më shumë se e kontrolluar nga forumet e saj drejtuese është një forcë që kontrollohet nga udhëheqësi, nga individë, nga kulti i individit. Si mund të shkëputej Partia Demokratike nga kjo?

Agron Gjekmarkaj: Kjo është një kulturë politike që vjen nga komunizmi në Shqipëri dhe është neokomunizëm në demokraci. Dy partitë kryesore në Shqipëri udhëhiqen nga fuqia e liderit. Jo se s’duhet të ketë peshë lideri në parti politike, por lideri shndërrohet në absolutist në Partinë Demokratike. Dhe kjo kulturë duhet të marrë fund, sepse promovon vetëm servilizëm, nënshtrim dhe ushtarë. Asgjëson çdo gjendje kritike, çdo mendim të lirë, çdo mendim kritik. U mbyll derën elitave, grupeve profesionale, interesave të ndryshme sociale, duke shndërruar çdo gjë në interes të liderit dhe çdo gjë gravon rreth ambicjeve dhe dëshirave të tij.

Zëri i Amerikës: Jeni shprehur se nuk do të shkoni në mbledhje, dhe nuk po shkoni në mbledhje të grupit parlamentar për sa kohë Sali Berisha (ndodhet aty). Por, nëse ky i fundit de juro zgjidhet kryetar, çfarë do të bëni?

Agron Gjekmarkaj: Unë e kam deklaruar. Do mbetem deputet i Partisë Demokratike. Nuk do të jem asnjëherë deputet i Sali Berishës, i Lulzim Bashës. Do jem deputet i Lezhës. Unë i kam marrë vendimet e mia gjatë këtyre muajve. Nuk kam asnjë pendesë. Nuk kam asgjë për të rishikuar dhe sigurisht që do të ruaj këtë pozicion. Nuk do të marr pjesë në mbledhjet e grupit.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet