LIVE UPDATES
Bota

GI: Ballkani rajon kontrabande emigrantësh, droge dhe pastrimi parash

13 Maj 2021, 06:10 Nga DOSJA
GI: Ballkani rajon kontrabande emigrantësh, droge dhe pastrimi parash

Raporti investigativ “Flukset e njerëzve, drogës dhe parave – Maj 2021”, nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional ( GI – Global Initiative, Against Transnational Organized Crime, ) publikuar ditët e fundit, përmes faktesh dhe të dhënash paraqet Ballkanin Perëndimor, (BP) si një rajon kyç të përfshirë fuqimisht në kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm dhe azil-kërkuesve drejt vendeve të  BE-së,  prodhimin dhe trafikun e drogave nga Lindja në Perëndim dhe pastrimin e parave të krimit të organizuar. Në bazë të dhënash dhe faktesh raporti arrin në konkluzionin që “sasia më e madhe e parave vjen nga trafiku i drogës që realizohet nga grupe kriminale që veprojnë jashtë BP. Pastrimi i parave të krimit të organizuar bëhet kryesisht në Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Dubai. Në vendet e rajonit shumat e parave të pastruara edhe pse janë relativisht më të vogla mbajnë gjallë një ekosistem të krimit dhe korrupsionit, që dobëson sundimin e ligjit.”

Raporti synon “të kuptuarit më të mirë të ekonomive të paligjshme në BP, për marrjen e masave më efektive drejt zvogëlimit të stimujve dhe fitimeve të krimit të organizuar”.

Kontrabanda e emigrantëve të paligjshëm

Raporti investigativ i GI vë në dukje që “vlera totale e tregut të kontrabandës së emigrantëve ilegalë në pikat e hyrjes në vendet e BP arrin nga 20-28 milionë Euro, kurse vlera vjetore në pikat e daljes, drejt vendeve të Bashkimit Europian (BE) shkojnë nga 14.4 – 21.4 milionë Euro .

Të dhënat e GI në raportin në fjalë tregojnë që pandemia COVID-19 gjatë vitit 2020 nuk i uli flukset e emigrantëve dhe azilkërkuesve në BP, përkundrazi i rriti ngaqë kufizimet rritën stimujt financiarë të kontrabandës. Emigrantët e paligjshëm dhe azilkërkuesit që hynë në 6 vendet e BP janë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut: Siria, Iraku, Irani, Pakistani Afganistani, Algjetria dhe Bangladeshi.

Numri  i tyre më i madh prej 41.257 personash ka hyrë gjatë vitit 2020 në Maqedoninë e Veiut, (MV)  e ndjekur nga Serbia me 39 648, nga Bosnjë –Herzegovina me 16 211, nga Shqipëria me 11 971, Mali i Zi me 2 898  dhe në fund Kosova me 1 910 emigrantë të paligjshëm dhe azilkërkues.

Në Shqipëri flukset e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut nisën të rriten në vitin 2018, “kur u bë e vështirë për ata të kalonin nga Greqia në MV dhe u detyruan të hyjnë nga Greqia në Shqipëri permes pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër dhe asaj të Kapshticës, në Korꞔë. Itinerari i tyre vazhdon në Tiranë, në periferinë e saj, në Babrru ku është Qendra Kombëtare e Pritjes së Azil-Kërkuesve, për të kaluar  në Mal të Zi , Kosovë dhe Itali me synim Europën Perëndomore”, thekson raporti. Çmimi i kontrabandistëve për të kaluar kufirin me Malin e Zi është 70 Euro për person, për të hyrë nga Greqia në Shqipëri arrin në 3.000 – 5000 Euro për person, zbulon raporti i GI.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, citohet të martën (11.05) nga DPA të ketë thënë se “Numri i migrantëve po rritet përsëri ndjeshëm, veçanërisht në Rrugën Ballkanike. Ne duhet të bëjmë diçka,”

Trafiku i canabis, kokainës dhe heroinës

Gjashtë vendet e BP mbeten një rajon i madh tranziti për trafikimin e kanabisit, heroinës dhe përherë e më shumë i kokainës dhe drogave sintetike, vëren raporti i GI. Sipas të dhënave të këtij raporti, kanabis kalon nga Shqipëria drejt Lindjes ndërsa heroina kalon nga Turqia në Perëndim, duke kaluar në MV dhe Kosovë përpara se të mbrrijë në  Evropën Perëndimore dhe Qendrore,

Shqipëria ka qenë tradicionalisht prodhuesja më e madhe e kanabisit, por kultivimi i tij u ul ndjeshëm në 2016, pas një goditjeje të madhe nga zbatimi i ligjit shqiptar, megjithatë vazhdon të mbillet në disa zona të vendit, thekson raporti i GI.

Kanabisi nga Shqipëria trafikohet përmes rrugës detare për në Itali dhe liqenit të Ohrit për në MV. Ndërsa drejt Greqisë trafikimi bëhet në rrugë detare dhe tokësore, përmes pikave të kalimit kufitarmes dy vendeve fqinjë. Pasi kalon kufijtë e Shqipërisë drejt vendeve të sipërpërmedura 1 kg kanabis kushton 2 200 Euro në MV,  2 800 Euro në Greqi dhe 3 200 Euro në Itali, raporton GI. .

Droga nga Shqipëria trafikohet edhe përmes pikave të kalimit kufitar me Kosovën duke synuar tregun e Serbisë. Heroina që shkon në Serbi nga Shqipëria kushton 19.500 Euro një kg.

Kokaina hyn në Shqipëri nga porti i Durrësit,  zakonisht e fshehur në dërgesa frutash apo lëkura kafshësh nga Amerika Latine. Nga Shqipëria kalon në Mal të Zi dhe në MV dhe që andej në gjithë Europën, kryesisht me kamionë që kanë ndarje të posaçme të fshehta. Në Europën  Perëndimore, thekson raporti i GI. 1 kg kokainë kushton nga 25 000 – 30 000 Euro.

Sipas të dhënave të  GI, Shqipëria importon opium. Laboratorë të prodhimit të heroinës nga opiumi u zbuluan në Fushë-Krujë dhe në Has të Kukësit,  ku punonte një kimist nga Turqia, ndërkohë që të tillë laboratorë ka edhe në periferi të Elbasanit dhe Kukësit, thekson GI. “Prodhimi i heroinës në vend nga opiumi i importuar krijon një fitim shumë më të madh sesa rishitja e heroinës së importuar” thekson raporti i GI.

Pastrimi i parave

Krim i organizuar gjeneron miliarda euro të paligjshme në vit nga kontrabanda e emigrantëve ilegalë dhe trafiku i drogës. Paratë e paligjshme që gjenerohen në BP ose në vende të tjera të Europës pastrohen në ekonomitë lokale të BP ose investohen sërish në aktivitete të tjera kriminale, thekson raporti i GI. Sipas këtij raporti, të ardhurat nga kontrabanda e kanabisit në Shqipëri investohen në droga më të forta si kokaina apo heroina duke bërë të mundur që grupet  kriminale të kapin një pjesë të konsiderueshme të tregut të këtyre drogave në Europën Perëndimore dhe të kenë fitime më të mëdha.

“Të ardhurat që vijnë nga trafiku i drogës mbështesin kontrabandën e armëve të zjarrit dhe trafikimin e qenieve njerëzore”, thekson raporti i GI.

Sipas këtij raporti në 6 vendet e BP pastrohen nga 1,8-4,6 miliardë Euro në vit nga kontrabanda e emigrantëve dhe trafiku i drogës. Ndërtimi, agjencitë imobiliare dhe ato të taksive janë aktivitetet në Shqipëri, ku kryesisht pastrohen paratë e rrjeteve të krimit të organizuar në vendet e BP. Raporti sjell në vëmendje të dhëna nga Instituti i Statistikave në Tiranë, sipas të cilave rezulton që lejet e ndërtimit, edhe pse në kushtet e pandemisë COVID-19, arritën numrin më të madh në gjysmën e dytë të vitit 2020. Që nga viti 2008 që konsiderohet viti i lulëzimit në industrinë e ndërtimit.

Legjislacioni në vendet e BP kundër pastrimit të parave ka zbrazëti, sidomos lidhur me zbatimin e ligjit, thekson raporti.

DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ballani rajon kontrabante ballkani droga global initiative ballani rajon kontrabante ballkani droga global initiative

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet