Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Spitali Universitar i Traumës ka reaguar në lidhje me denoncimin e Antonius Daans, ish-këshilltar i ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, i cili në një letër të hapur për kryeministrin Edi Rama, kishte bërë një përshkrim të gjendjes skandaloze me të cilën ishte përballur në këtë strukturë spitalore. Me anë të një reagimi publik, spitali i Traumës sqaron se Daans u mjekua me mjete europiane dhe me standarte më të mira.
Në sqarim thuhet se Daans u paraqit në spital me një përkthyes e me lëndime në krah dhe në fytyrë. Ai ka kryer të gjitha takimet e nevojshme me mjekët specialistë. Theksohet se Daans u larguar bashkë me shoqëruesin në orët e para të datës 17.04.2022, duke falenderuar stafin për shërbimin që iu është ofruar. Mirëpo, spitali i Traumës shton se Daans u rikthye mëngjesin e datës 17.04.2022 në SUT, në gjendje të përgjithshme shumë të mirë, pa ankesa, duke referuar se i duhej të udhëtonte me avion.
Sqarim i Spitalit Universitar të Traumës për rastin e qytetarit Z. Antonius Daans:
Referuar publikimit në disa portale për rastin e një qytetari me shtetësi hollandeze, paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës në datën 16 prill 2022, sqarojmë si më poshtë: Daans ka ardhur në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në orën 23:30 të datës 16.04.2022, i shoqëruar dhe me përkthyes. Sipas vlerësimit të parë, gjendja e përgjithshme ishte e mirë. Pacienti referonte rrëzim në trotuar dhe ankohej për dhimbje të krahut dhe lëndim në fytyrë. Sipas vlerësimit të mjekëve, pacienti paraqiste plagë sipërfaqësore rreth 4 cm në regionin frontal, gërvishtje të vogël në hundë dhe dhimbje gjatë lëvizjes së krahut të djathtë. Pasi i janë bërë ekzaminimet radiografike të kokës, hundës dhe krahut, ka rezultuar vetëm dëmtim i kokës së radiusit (brrylit) që është trajtuar në mënyrë konservative, me imobilizim me gips, mbajtja e të cilit është rekomanduar për 3 javë, e më pas fizioterapi. Janë përpunuar plagët nga Kirurgu i Përgjithshëm, Dr. Dritan Çobani, duke përdorur instrumenta dhe set mjekimi emergjence të standardizuar njëpërdorimësh, me barkode të ruajtura sipas rregullit, sete të cilat përdoren në të gjitha spitalet, sipas standardeve më të mira.Pacientit në fjalë i është aplikuar gjithashtu serumi antitetanik. Gjithashtu, është realizuar konsulta nga neurokirurgu Dr. Asllan Sela, nga e cila ka rezultuar pa probleme neurologjike apo neurokirurgjikale. Pacienti është larguar bashkë me shoqëruesin në orët e para të datës 17.04.2022. Mjekët dhe personeli referojnë se pacienti është larguar falenderues për shërbimin e marrë. Daans është rikthyer në mëngjesin e datës 17.04.2022 në SUT, në gjendje të përgjithshme shumë të mirë, pa ankesa, duke referuar se i duhej të udhëtonte me avion. Dr. Asllan Sela, neurokirurg, e ka riekzaminuar dhe e ka pajisur me vërtetim me të dhënat mjekësore, diagnozën dhe që mund të udhëtonte pa probleme, vërtetim i cili është printuar dhe i është dorëzuar kërkuesit.
Stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës ka ndjekur me përpikmëri protokollet mjekësore për shtetasin hollandez dhe siguron të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj, që shërbimi ndaj tyre nuk do të mungojë në asnjë moment dhe se ekipi i mjekëve dhe infermierëve do të vijojnë të jenë në krye të shërbimit 24 orë në 7 ditë të javës për të bërë më të mirën për shëndetin e qytetarëve.
Ish-këshilltari holandez i në Ministrinë e Drejtësisë gjatë viteve 2018-2020 Antonius Daans, i dërgoi një letër të hapur kryeministri Edi Rama për kushtet që ndodhet Spitali i Traumës. Ai ka treguar një histori që i ka ndodhur ditët e fundit në vend, ku u pengua dhe u rrëzua në një prej trotuarëve të kryeqytetit. Për shkak të rrëzimit ai pësoi plagë të mëdha në pjesën e fytyrës, si dhe në krahun e djathtë. Në atë letër ai përshkroi kushtet skandaloze me të cilat u has.
(a.b)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
BULQIZË– Tre inspektorë të IMT-së në Bulqizë janë vënë nën hetim. Elion Dedja, Leonard Duka dhe Andi Topi janë tre inspektorët të cilët do të hetohen...
TIRANË– Ditën e sotme është dhënë pretenca ndaj të pandehurve që akuzohen për kultivimin e kanabisit në zonën e Skraparit. Në këtë çështje të ...
GREQI– Një 31-vjeçar shqiptari, i cili mbeti i plagosur gjatë një përleshjeje me një të mitur në zonën e Sitisë në Kretë, po trajtohet në spital pa...
PATOS– Një person ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit. Shkak është bërë zjarri i cili përfshiu ambientet e banesës. Viktima është S...
ITALI– Një 29-vjeçar shqiptar i cili punonte si transportues në Itali akuzohet se ka goditur dhe plagosur me kaçavidë një kolegun e tij në k...
TIRANË-Senati akademik ka miratuar kuotat e reja për vitin akademik 2022- 2023. Kuotat kanë rënë me 5 mijë, duke shkurtuar me dhjetëra kuota në degë që kër...
GRAMSH– Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda është parandaluar ditën e sotme në qytetin e Gramshit. Policia ka vënë në pranga n...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Fida Osmani. Gjat...
BERAT– Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi iu është zbuluar lënda narkotike në banesë. Policia informon se në pranga ka përfun...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur procedurën e konkurrimit për tetë vende vakante për Hetues në Sektorin e Hetimit Financiar. SP...