LIVE UPDATES
Ekonomi

Gati projektligji, emrat e pronarëve të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale do të bëhen publikë

18 Qershor 2020, 05:16 Nga DOSJA
Gati projektligji, emrat e pronarëve të kompanive të regjistruara

Kjo nismë synon të bëjë transparencë mbi kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale, me pronësi të panjohur, të cilat kanë shkaktuar debate të shumta vitet e fundit. Shumë sipërmarrje të regjistruara në këto parajsa, kryesisht në ishujt Cayman kanë fituar koncesione dhe administrojnë burimet e naftës në vend.

Projektligji u miratua pas rekomandimeve të Moneyval (mekanizmi i Komisionit Europan për parandalimin e pastrimit të parave), i cili në një raport të dy viteve më parë vinte një theks të veçantë për rreziqet që paraqet prezenca e kompanive që nuk kanë pronësi të qartë, të ashtuquajtura “beneficiary onwnership”, pra ku përfituesit realë nga këto sipërmarrje nuk dihen. Raporti thekson se ato mund të keqpërdoren për pastrim parash dhe bën thirrje që të ketë kushte më të forta dhe më shumë informacion për to.

“Qëllimi i këtij projektligji, është krijimi, funksionimi dhe administrimi i Regjistrit të Pronarëve Përfitues, në funksion të së cilës përkufizohet termi pronar përfitues i subjekteve të regjistruara në Republikën e Shqipërisë të cilët kanë detyrimin ligjor të regjistrojnë pronarin përfitues duke rregulluar të drejtat dhe detyrimet përkatëse të tyre. Gjithashtu, rregullohet procedura dhe mënyra e mbajtjes së të dhënave të regjistruara të pronarëve përfitues si dhe parashikohen masat ndëshkuese në rast të mosregjistrimit të pronarëve përfitues apo mospërmbushjes së detyrimeve ligjore të përcaktuara nga ky ligj” thuhet në relacionin që shoqëron këtë draft.

Autoriteti publik që do të menaxhojë regjistrin sipas projektligjit do të jetë Qendra Kombëtare e Biznesit dhe i njëjti draft parashikon edhe afatin që duhet të respektohet nga bizneset për të deklaruar pronësinë e qartë si dhe masa administrative në rastet kur kjo nuk zbatohet.

Por cilat do të jenë të dhënat që do të regjistrohen në regjistër? Sipas projektligjit regjistri i Pronarëve Përfitues do të përmbajë Numrin Unik të Identifikimit të Subjektit (NUIS) si dhe emrin e Subjektit Raportues.

Të dhënat e detyrueshme për pronarët përfitues të subjektit raportues për shtetasit shqiptarë janë: emër dhe mbiemër, numri i identifikimit personal, datëlindja, shtetësia adresa e rezidencës së përhershme. Për shtetasit e huaj do të kërkohet emër dhe mbiemër, numri i identifikimit personal, datëlindja, numri i pasaportës dhe shteti lëshues, data e lëshimit dhe data e skadimit të pasaportës, shtetësia, adresa e rezidencës së përhershme.

Sipas projektligjit çdo person mund të marrë informacion për të dhënat e regjistruara në regjistër, të cilat nuk janë lirisht të aksesueshme dhe publike, vetëm nëse provon se ka një interes të ligjshëm për marrjen e këtij informacioni.

Pronari përfitues, pronësia direkte dhe indirekte

Draftligji sqaron tre terma sa i takon pronësisë dhe që do të jetë detyrim deklarimi. Së pari termi “pronar përfitues” që nënkupton individin, i cili i fundit ka në pronësi ose kontrollon subjektin, si më poshtë:

1.1. Në rastin e një personi juridik,

1.1.1. Individi i cili ka në pronësi, ose kontrollon i fundit, një person juridik, në mënyrë direkte ose indirekte, ose përfiton nga transaksionet e kryera nga personi juridik në emër të tij. Këtu përfshihen edhe ata individë, të cilët ushtrojnë kontrollin e fundit efektiv ndaj një personi juridik. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia, në të cilën një individ:

a) zotëron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të paktën 25 për qind të aksioneve ose të votave në një personi juridik;

b) i vetëm zotëron të paktën 25 për qind të votave në një personi juridik në bazë të një marrëveshjeje me ortakët ose me aksionarët e tjerë;

c) përcakton de facto vendimet e marra nga personi juridik;

d) kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së administratorëve të personit juridik.

1.1.2. Themeluesi ose përfaqësuesi ligjor ose individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia, në të cilën një person:

a) përcakton de facto vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;

b) kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.

1.2. Në rastin e një trusti ose marrëveshjeve të tjera ligjore:

1.2.1. Krijuesi i trust-it (settlor), kujdestari/i mirëbesuari (trustee), mbrojtësi (protector) nëse ka, dhe përfituesi (beneficiary) ose klasa e përfituesve të trust-it, ose një individ që ushtron funksione të ngjashme në marrëveshjet e tjera ligjore, dhe individi i cili ka një pozicion dominues në kontrollin e trust-it, ose të marrëveshjeve të tjera ligjore.

Termi “Pronësi direkte” nënkupton pronësinë e mbajtur nga një individ prej 25% osë më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Kurse “Pronësi indirekte” nënkupton pronësinë e mbajtur ose kontrollin e ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë të cilët veçmas ose sëbashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Regjistri në funksion nga janari 2021

Draftligji ende në konsultim parashikon një pjesë me dispozita kalimtare ku thuhet se subjektet raportuese ekzistuese, duhet jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të identifikojnë pronarët përfitues, si dhe të krijojnë dhe mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit do të krijojnë Regjistrin e Pronarëve Përfitues jo më vonë se data 31/01/2021.

Subjektet raportuese ekzistuese duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara nga ky ligj për pronarët e tyre përfitues jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga krijimi i regjistrit sipas pikës 2 të këtij neni” thuhet në draft.

Rreth dy vite më parë Komsioni Europian përmes njësisë së saj Moneyval vuri theksin tek risku i pastrimit të parave nga kompanitë që nuk kanë pronësi të qartë apo të njohura si (beneficiary ownership).

“Janë identifikuar mangësi teknike në lidhje me saktësinë dhe përshtatshmërinë e të dhënave në lidhje me kompanitë offshore, kontrollin e informacionit të personave juridikë, si dhe mungesa e masave për të garantuar që bartësit e aksioneve nuk keqpërdoren për pastrim parash, dhe financim të terrorizimit. Rekomandimet e reja të Task Forcës për Veprim Financiar vendosin kushte më të hollësishme në veçanti në lidhje me grumbullimin dhe disponueshmërinë e informacionit për kompanitë offshore”.

“Nuk ekzistojnë mekanizma që identifikojnë dhe përshkruajnë proceset për sigurimin dhe regjistrimin e informacionit për kompanitë offshore përveçse si pjesë e proceseve të verifikimit të entiteteve raportuese.

Nga ana tjetër, nënvizohet se sot nuk ka kërkesa për personat juridikë dhe as për regjistruesit apo autoritete të tjera kompetente për të marrë, për të mbajtur apo që të vlerësojnë masa të arsyeshme për sigurimin në vijim të informacionit për pronarët përfitues.

“Vetëm në rast se drejtorët apo anëtarët, partnerët, aksionerët, themeluesit janë në të vërtetë pronarët përfitues, informacioni në regjistër do të jetë i duhuri. Shqipëria mund të jetë duke zbatuar pjesërisht kërkesat për identifikimin e pronarëve përfitues përmes kërkesave që vijnë nga masat kundër pastrimit të parave apo lufta kundër terrorizmit për entitetet raportuese, për të kryer verifikimin e pjesës që përfshin identifikimin e pronarëve përfitues të personave juridikë”, thuhet në raport.

Marrë nga Monitor 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi parasja fiskale parasja fiskale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet