LIVE UPDATES
Bota

Gati 20 vite pas sulmit terrorist, mënyrat sesi e ndryshoi botën 11 shtatori

10 Shtator 2021, 12:20 Nga DOSJA
Gati 20 vite pas sulmit terrorist, mënyrat sesi e ndryshoi botën 11

SHBA– Bota ka shikuar e tmerruar sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001, në Shtetet e Bashkuara. Afro 3,000 njerëz kanë humbur jetën kur rrëmbyesit i kanë përplasur aeroplanët në Kullat Binjake në Nju Jork, në Pentagon pranë Uashingtonit dhe në një fushë në Pensilvani.

Radio Evropa e Lirë u ka hedhur një vështrim gjërave që kanë ndryshuar nga sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane.

“Lufta ka mbaruar”

Nëntëmbëdhjetë militantë, të lidhur me grupin terrorist Al-Kaida, kanë rrëmbyer katër aeroplanët e përdorur në sulmet e 11 shtatorit.

Themeluesi i Al-Kaidës, Osama bin Laden, ka qenë në Afganistan në atë kohë, nën mbrojtjen e talibanëve – islamistëve që kanë qenë në pushtet qysh në vitin 1996.

Kur talibanët kanë refuzuar ta dorëzojnë atë, Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate kanë pushtuar Afganistanin, duke u zotuar se do të mbështesin demokracinë dhe do të eliminojnë kërcënimin terrorist.

Gati 20 vjet më vonë, më 30 gusht, 2021, Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani.

Dhe, disa ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se “lufta në Afganistan ka përfunduar”, talibanët kanë marrë përsëri kontrollin e këtij vendi.

Sipas një numërimi të BBC-së, prejse ka nisur lufta kundër talibanëve në vitin 2001, mbi 3,500 forca ndërkombëtare në Afganistan janë vrarë, në mesin e tyre mbi 2,300 ushtarë amerikanë. Mbi 20,000 ushtarë të tjerë amerikanë janë plagosur.

Këto shifra nuk krahasohen me jetët e humbura në mesin e civilëve afganë dhe forcave të sigurisë.

Në vitin 2019, presidenti tani i përmbysur i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se mbi 45,000 forca afgane të sigurisë janë vrarë në rreth pesë vjet.

Sa i përket kostos financiare, nuk është e qartë se sa para kanë shpenzuar Shtetet e Bashkuara për Afganistanin dhe luftën. Biden ka thënë së voni se kjo shifër sillet në rreth 2 trilionë dollarë.

Kërcënimi terrorist

Al-Kaida është shumë më e dobët tani sesa në vitin 2001 dhe grupi ekstremist Shteti Islamik (IS) është shumë më i dobët sesa në vitin 2014, kur ka pushtuar pjesë të Sirisë dhe Irakut.

Shtetet e Bashkuara nuk janë goditur nga një sulm tjetër katastrofik, i shkallës së atij të 11 shtatorit.

Të dhënat nga Instituti New America tregojnë se 107 amerikanë kanë vdekur në sulmet xhihadiste në tokën amerikane, qysh më 11 shtator, 2001.

Gati gjysma e tyre janë vrarë në një klub nate në Orlando të Floridës, më 2016, nga Omar Mateen, i cili ka shprehur besnikëri ndaj Shtetit Islamik.

Në Evropë, numrat kanë qenë më të lartë. Në vitin 2015, sulmues të Shtetit Islamik kanë vrarë 130 njerëz në sulme të koordinuara në Paris.

Sipas një artikulli të Danyel Bymanit në gazetën Foreign Affairs, gjetkë në botë, përfshirë Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, “grupet xhihadiste janë shumë më aktive sesa kanë qenë para 11 shtatorit”.

Al-Kaida, mes tjerash, ka prani në Afganistan, Algjeri, Bangladesh, Egjipt, Indi, Iran, Libi, Mali, Pakistan, Arabi Saudite, Somali, Siri, Tunizi, Turqi dhe Jemen. Shteti Islamik është i pranishëm në shumicën e këtyre vendeve, plus Kamerunin, Çadin, Irakun, Mozambikun, Nigerinë dhe Rusinë. Shumë prej këtyre vendeve vuajnë nga luftërat civile, në të cilat grupet xhihadiste janë në mesin e pjesëmarrësve aktivë. Qindra mijëra kanë vdekur në këto konflikte”, ka shkruar Byman.

Qëndrimet amerikane

Sipas një sondazhi nga Qendra Kërkimore Pew, njëzet vjet pas 11 shtatorit, numri i amerikanëve që e shohin terrorizmin si një problem të madh kombëtar, ka rënë ndjeshëm.

Sipas këtij sondazhi, shqetësimet më të mëdha për amerikanët tani janë: ekonomia, pandemia COVID-19 dhe racizmi.

Në një sondazh të kryer nga USA Today dhe Universiteti Suffolk, të anketuarit e kanë cilësuar pandeminë COVID-19 si një sfidë më të rrezikshme për vendin, sesa sulmet terroriste të vitit 2001.

Por, me një diferencë më të madhe se kurrë, 60 për qind e të anketarve – krahasuar me 38 për qind – kanë thënë se 11 shtatori u ka ndryshuar jetën amerikanëve përgjithmonë.

Kërkimi i drejtësisë

Kanë kaluar më shumë se 10 vjet qëkur Osama bin Laden, themeluesi i Al-Kaidës, është vrarë nga forcat speciale amerikane në Abotabad të Pakistanit, por askush nuk është dënuar për ndihmën që i ka ofruar atij në kryerjen e sulmit. Vetëm një person – Zacarias Moussaoui – është deklaruar fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjyqi i organizatorit të dyshuar të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed, do të rifillojë edhe një herë pas një sërë vonesash.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar se FBI, së voni, ka mbyllur një pjesë të hetimeve të saj të sulmeve dhe se po shqyrton disa dokumente të klasifikuara prej kohësh, për të përcaktuar nëse ato mund të zbulohen.

Më 3 shtator, Biden ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e disa dokumenteve të lidhura me 11 shtatorin, që pritet të publikohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Kjo ka ardhur pas presionit nga familjet e viktimave që kërkojnë të dinë nëse Arabia Saudite i ka ndihmuar rrëmbyesit e aeroplanëve.

Danny Gonzalez, ish-agjent i FBI-së që ka punuar në operacionin e hetimeve, ka thënë për CBS News se është i sigurt se dy nga rrëmbyesit kanë pasur një rrjet mbështetës, me bazë në SHBA.

Nëntëmbëdhjetë rrëmbyes nuk mund të kryejnë 3,000 vrasje vetë”, ka thënë Gonzalez në intervistën e tij të parë televizive në lidhje me hetimet.

Familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit akuzojnë Arabinë Saudite. Sauditët mohojnë përfshirjen zyrtare. Raporti i Komisionit të 11 Shtatorit nuk ka gjetur asnjë lidhje midis tyre. Pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit kanë qenë sauditë, ashtu si edhe Bin Laden.

Mënyra e informimit

Më 11 shtator, 2001, pasi aeroplani i parë ka goditur Qendrën Botërore të Tregtisë, njerëzit janë lidhur kryesisht me televizorët e tyre – ose duke dëgjuar radio – për të marrë lajmet më të fundit rreth sulmeve.

Sot, këto dy media po mbeten mënjanë. Lajmet përhapen shpejt përmes faqeve të internetit, platformave të mediave sociale, thirrjeve telefonike dhe tekst-mesazheve.

Siguria në aeroporte

Heqja e rripit, këpucëve, zbrazja e xhepave… të gjitha janë bërë pjesë e normave të reja të sigurisë pas 11 shtatorit, 2001.

Gjërat që mund të përdoren si armë, janë ndaluar.

Lëngjet janë kufizuar, pasi disa prej tyre mund të përdoren për bërjen e bombës.

Rregullat e reja kanë shkaktuar linja më të gjata njerëzish në aeroporte. Ata duhet të arrijnë më herët atje, për t’i kapur fluturimet./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulmi terrorist i 11 shtatorit sulmi terrorist i 11 shtatorit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet