E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka reaguar një ditë pasi u transmetuan dy raste të përdorimit të Kishave për motive politike.
Bëhet fjalë për fushatën që kandidati i S-së në Tepelenë, Tërmet Peçi zhvilloi në Kishën e Lekëlit dhe për intervistën e Majlinda Bufit që u zhvillua në ambjentet e një kishe.
Në një deklaratë për mediat Kisha i cilëson si të papranueshme këto fushata dhe shprehet se nuk duhet të përsëriten më.
Ndër të tjera Kisha thekson se këto takime janë bërë pa dijeninë e tyre.
Deklarata e plotë
Përdorim i papranueshëm i mjediseve kishtare për qëllime politike
Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës, ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse.
Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.
Këto veprime janë në kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kërkojmë që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare.
Tiranë, 24 qershor, 2019
Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës.
Një ditë më parë në lidhje me këto fushata reagoi gjithashtu edhe Mitropolia e Shenjtë dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TEPELENË– Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e kaluar një takim në electoral në qytetin e Tepelenës. Ai nuk kishte planifikuar takim një ditë më parë ...
Tepelenë- Një takim të paplanifikuar zhvilloi dje në Tepelenë me socialistët kryeministri Edi Rama. Teksa zhvilloi aty një miting ai foli em superlativa edhe p...
TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Me shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Idajet Beq...
Tiranë- Sërish partia e presidentit Ergodan në Turqi ka humbur bashkinë e Stambollit edhe pse zgjedhjet u përsëritën.Por në Shqipëri nuk ka munguar një meme, ku...
Në një postim në rrjetet sociale, Albana Vokshi u ka bërë thirrje institucioneve të BE-së që të reagojnë pasi Shqipëri ka shumë të burgosur politikë. Sipas Voks...
GJIROKASTËR– Kreu i PD-së në Gjirokastër, Dasho Aliko së bashku me sekretarin e PD-së, Spartak Drasa janë shoqëruar në policinë e Gjirokastrës.Mësohet se a...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reguar pasi u bë publike letra që Presidenti Ilir Meta shkroi për kreun e OSBE-së, Miroslav Lajçak.Në një sta...
GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për faktin se sipas Partia Demokratike do ët mbahet mend vetëm për bllokime rruge.Teksa përmendi ...
GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Kreun e PD-së në Gjirokastër Dasho Alikon, pasi ky i fundit tentoi t’i bllokojë rrugën.Teksa mbante fjalën ...