LIVE UPDATES
Politike

23 Qershor 2019, 20:13 Nga DOSJA

Visho Ajazi, ish-kryetar i Shërbimit Informativ të Shtetit, sot ambasador në NATO ka dhënë intervistën e tij të parë prej shumë vitesh ku ka treguar sakrificat e bëra gjatë kohës që jetonte në Shqipëri.

Në një intervistë për Radion “Jehona e Shqipes” në Bruksel, Ajazi ka rrëfyer gjithashtu edhe arsyet që e çuan të braktiste Kanadanë ku jetonte bashkë me familjen e tij, ku shprehet se paguhej 5 herë më shumë se në vendlindje.

Përsa i përket marrëdhënies që ka patur me kryeministrin Edi Rama, ish-kreu i SHISH tha se ja kishte bërë të qartë kryeministrit se ishte në atë detyrë vetëm për t’i shërbyer vendit të tij.

Ndër të tjera Ajazi tregon se Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar që të qëndrojë sërish në të njëjtin pozicion, por ai nuk ka pranuash për shkak se dëshironte të shërbente si një ambasador i NATO-s.

“Në gusht të 2012 m’u propozua të marr SHISH-in. Ishte surprizë për mua, sepse nuk isha përgatitur për këtë punë. Teknologjia është e lidhur shumë me inteligjencën. Pas një hezitimi të shkurtër thashë meqë unë kam ardh për ti shërbyer venditm thashë pse jo. Më kushtoi ky vendim personalisht, por e kam aritur vetveten.

Unë mora detyrën në gusht 2012, një detyrë shumë e kontestuar nga politika, dhe një detyrë që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ligji mbi shërbimin është shumë i mirë, e mban jashtë politikës. Drejtori i shërbimit propozohet nga kryeministri dhe dekretohet nga presidenti. Kështu që u propozova nga kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha. Bujar Nishani ka qenë President.

Kam qenë i kujdesshëm për të qenë jashtë medias. Por për fat të keq jam cituar shumë në media megjithatë nuk kam qenë i shqetësuar shumë. Sa i përket, unë kam punuar 4 vjet me qeverinë e zotit Rama dhe një vit e gjysëm me qeverin demokratike. Marrëdhëniet kanë qenë korrekte, i kisha bërë të qartë qeverisë së zotit Rama se isha aty për të zbatuar ligjin. Pjesa tjetër isha në dispozicion të sigurisë kombëtare.

Së pari, që prej ditës që kam takuar zotin Rama dhe deri ditën që ika, asnjëherë të vetme nuk është thënë nga qeveria për largimin tim. Unë nuk jap dorëheqjen, sepse skam ardhur për të dhënë dorëheqjen. Dhe unë punova 4 vjet me qeverinë e parë Rama.

Pas zgjedhjeve të 2017, në ligj nuk është shënuar që drejtori i shërbimit ka mandat të pacaktuar. Edhe Meta më kërkoi të rrija me të për të mbaruar mandatin, por unë nuk doja. Sepse kishte kosto të madhe dhe familjare. Natyrshëm nuk e kisha të qartë se ku do shkoja. Por unë jam Akademik dhe kam punuar në sektorin privat në Kanada. Nuk kam pasur asnjë sfidë përsa i përket të mbijetuarit jashtë sistemit qeveritar. Sigurisht, në moshën time, mendoj se vlerësohet edhe kështu. Dhe kështu duhet të jetë. Çdokush duhet të kontribuojë për vendin e vet. Dhe unë po kontribojë si ambassador në NATO.

Unë kam lënë një rrogë pesë herë më të madhe sesa rroga që merrja në Shqipëri. Dhe përsëri besoj se jam shpërblyer për punën që kam bërë. Dhe unë kam treguar porfesionalizëm dhe patriotizëm në kohëra më të lehta,”– ka rrëfyer ndër të tjera Visho Ajazi, shkruan Newsbomb

Në fund të intervistës ish-kreu i SHISH dha edhe një mesazh përsa i përket krizës politike në Shqipëri.

Unë politikan nuk jam, por edhe si qytetar i shqipërisë kam qenë emigrant. Atje punohet shumë. Gjëja e parë që sugjeroj është tii kthehemi vetvetes. Të duam familjen, ky është mesazhi më i rëndësishëm që mund të bëjmë,”– përfundoi Vishaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama intervista e visho ajazit jehona e shqipes visho ajazi edi rama intervista e visho ajazit jehona e shqipes visho ajazi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet