LIVE UPDATES
Bota

Zhurma elektorale po i kushton shumë Italisë

17 Maj 2019, 15:50 Nga DOSJA

ITALI– Italia, shkruan gazeta e Romës, „La Repubblica“ ndodhet „nën vëzhgimin e veçantë të tregjeve“. Kjo është e vërtetë. Reagimet e tregjeve financiare për shprehjet e politikanëve të Romës, pasojnë pothuajse në të njëjtën kohë. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini i Legës së djathtë godet kundër kritereve europiane të stabilitetit, duke thënë shprehimisht: “Ato nuk na bëjnë fare përshtypje”- dhe kostot e borxheve shtetërore italiane shkojnë në stratosferë.

Ministri i Ekonomisë, Giovanni Tria thekson se vendi ndodhen nën detyrime të caktuara dhe se tregjet do të qetësohen sërish. Nervoziteti vazhdon të mbetet. Dhe ai do të vazhdojë të jetë prezent edhe gjatë zgjedhjeve europiane që mbahen nga 23 deri 26 maji. Deri atëherë kokoshët që zihen vazhdojnë të qeverisin në Romë.

Rrëshqitje me shpejtësi

Thjesht me shifra rrëshqitja e kushtueshme me shpejtësi e borxheve shtetërore italiane u zhvillua kështu: Ditën e martë renditet e borxheve dhjetëvjeçare të Italisë u rritën në dy muaj e gjysmë me 2,80 përqind. Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë, që shihet prej shumë vetëve si kryeministri në prapaskenë i vendit, pati thënë më parë se qeveria e Romës është e gatshme që të injorojë rregullat e BE për defiçitet dhe të rrisë deri në 140 përqind zhvillimin e ekonomik vjetor, që aktualisht është rreth 130 përqind, në mënyrë që të përshtatet me koniunkturën.

Renditet e borxheve shtetërore dhjetëvjeçare ranë në 2,751 përqind pasi kolegët e kabinetit, Tria dhe është po ashtu zëvendëskryeministër Luigi Di Maio nga „Lëvizja pesë yjet“, u munduan të sheshonin fryrjen e borxheve. Edhe ditën e enjte ata u morën me këtë punë me këmbëngulje. Pas shifrave fshihet një rrezik serioz për Italinë. Prandaj në vend ndiqet me kujdes të madh i ashtuquajturi „spread“, pra distanca midis borxheve shtetërore italiane dhe borxheve shtetërore gjermane. Ditën e mërkurë „spread“ u rrit me 2,9 përqind. Kur kjo shifër arriti 3,5 përqind, ish-kryeministri italian Berlusconi humbi postin.

Mes shteteve të mëdha europiane, Italia është vendi i BE me borxhet më të mëdha. Kuota e borxheve ishte në vitin 2018 në 132,2 përqind, ndërkohë që kriteret e BE e lejojnë të jetë deri në 60 përqind. Një vlerë rekord për Italinë: 2,4 bilionë euro. Një pjesë e madhe e këtyre borxheve të shtetit italian i mbajnë bankat italiane. Më shumë se 400 miliardë euro borxhe shtetërore të Romës, janë shkruajtur në bilancet e bankave, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila thekson se kjo është më shumë se kapitali që ka i gjithë sistemi bankar të vendit.

190516 Infografik Bruttosozialprodukt Italien DEProdhimi brendshëm bruto Itali- Gjermani

Rreziqe për bankat

Kostot e larta të borxheve shtetërore rëndojnë jo vetëm buxhetin italian. Përqindjet e larta duhet të paguhen në vijimësi dhe kufizojnë hapësirën për shpenzime të tjera. Rreziqe për bankat janë edhe humbjet e kursit të borxheve shtetërore, të cilat dobësojnë kapitalin e bankave dhe krijojnë frikë për kosto më të mëdha financiare.

Për të vlerësuar nervozitetin e tregjeve duke pasur parasysh këto shifra, ndihmon të hidhet një vështrim mbi shprehjet që lëshon politikani i Legës, Salvini. „Nuk është vetëm e drejta ime, por edhe detyra ime që të mos merrem me kufizime të caktuara europiane, prej të cilave vuajnë miliona italianë,“ tha ditën e martë ai për stacionin RAI. Rregullat për zonën e euros ai i vlerëson „se i ka kaluar koha, kufizime fiskale, që na i detyron BE“. Ato janë të vjetëruara dhe nuk kanë rëndësi.

Aktualisht Salvini mundohet të lidhë koalicion me parti të tjera të djathta në Europë, dhe kërkon që ta shtyjë djathtas humbjen e shumicës në Europë, gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Pozicione si ai i Salvinit ngarkon gjithnjë e më shumë monedhën e përbashkët europiane. Pas fjalimit të fundit të politikanit të Legës, Euro ra ditën e mërkurë deri në 1,1178 dollarë.

Italien Reportage Taranto (Camilla Caraccio)Rënie e prodhimit në Itali

Ekonomi e dobët

Tregjet do i kishin injoruar fjalime të tilla gjatë fushatës elektorale, nëse gjendja ekonomike e vendit do të jepte arsye për të shpresuar. Sipas vlerësimeve të fundit të Komisionit të BE-së, deficiti shtetëror i Italisë është rritur në 134 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Vitin tjetër priten të jenë 135 përqind. Përkundër kësaj forca ekonomike në tremujorin e fundit të viti ra dhe plusi në tre muajt e parë të këtij viti është 0,2 përqind. Për gjithë vitin Komisioni i BE parashikon rritje ekonomike prej 0,1 përqind.

Në vitin 2018 niveli i papunësisë ndodhej në 10,5 përqind. Papunësia tek të rinjtë është shumë më e lartë dhe arriti 30 përqind. Shqetësuese është edhe zhvillimi i industries: Një fazë dobësimi me ulje të prodhimit karakterizoi katër muajt e pare të vitit. Edhe viti 2018 pati rritje prodhimi prej 0,8 përqind, vlerën më të ulët që prej 2014. Tendenca e keqe vazhdon: Në muajin mars Zyra Italiane e Statistikave, Istat, njoftoi uljen e prodhimit industrial në 0,9 përqind

Aprovimi i zgjedhësve për partinë e burrit të fortë të Italisë, ministrit të Brendshëm Salvini duket ta ketë lënë pas krahëve pikën kulminante. Partia e tij Lega, doli në sondazhet për zgjedhjet europiane me mesatare 31,6 përqind, duke qenë pas partive të tjera sidomos pas partnerit në koalicion, Levizja pesë yjet. Gazeta “Corriere della Sera”, njoftonte sidoqoftë në një sondazh të vetin se në muajin maj Lega, ndodhej në 30,9 përqind të miratimit nga zgjedhësit. Një muaj më parë kjo shifër ishte 36,9 përqind.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota borxhet e italise koment nga dw luigi di maio matteo salvini zgjedhjet ne itali borxhet e italise koment nga dw luigi di maio matteo salvini zgjedhjet ne itali

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet