LIVE UPDATES
Bota

Furnizimet me armë mjet për paqen?

9 Maj 2022, 06:18 Nga DOSJA
Furnizimet me armë mjet për paqen?

Vetëm dy ditë më parë ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht bëri të ditur se Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës 7 tanke luftarake të tipit 2000 dhe 50 tanke Gepard, por jo nga rezervat aktive të ushtrisë gjermane. Ekspertë ushtarakë gjermanë kishin shprehur shqetësimin, se dorëzimi i armatimit nga stoqet aktuale të ushtrisë do të nënkuptonte një kufizim të ndjeshëm të aftësisë mbrojtëse të vendit.

Kundër dërgimit të armëve – rrugë drejt “luftës së tretë botërore”

Në Gjermani ishte për një kohë të gjatë mjaft i debatuar dërgimi i armëve të rënda në Ukrainë. Përkrahësit e furnizimit me armë të rënda argumentojnë, se në Ukrainë zhvillohen luftime që mund të ndikojnë mjaft në rendin e ardhshëm të sigurisë në Europë. Kurse kundërshtarët e dërgimit të armëve të rënda i tremben përhapjes së konfliktit. Ish-gjenerali, Erich Vad, ish-këshilltar i kancelares së mëparshme, Merkel është shprehur në një intervistë për ZDF, se dërgimi i armëve të rënda është potencialisht “rrugë drejt luiftës së tretë botërore. Vad është shprehur, se “momentalisht po përdorim shumë retorikë lufte, sigurisht nga një qëllim i mirë etik”, por ne duhet ta shohim luftën mes Rusisë dhe Ukrainës nga fundi. “Nëse nuk duam luftën e tretë botërore, duhet herët ose vonë të dalim nga kjo logjikë shkallëzimi ushatrak dhe të fillojmë negociatat.

Pro armëve: Schneckener – Armët shans për paqen

Dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë, studiuesi i konflikteve në Universitetin e Osnabrykut, Ulrich Scheneckener e vlerëson madje si një shans për paqen në negociatat me Rusinë. Vetëm nëse Ukraina është në gjendje të mbrohet për një kohë të gjatë kundër pushtimit rus, mund të krijohet një situatë pati mes dy palëve në luftë, është shprehur Schneckener për shërbimin evangjelist të shtypit, epd.

Por ai thekson, se do të ishte e vështirë që me një armëpushim të arrihej një zgjidhje për zonat e pushtuara nga Rusia. Qeveria ruse, sipas modelit të Krimesë do t’i shohë zonat e pushtuara si pjesë të Rusisë që duhen mbrojtur. Për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare është e qartë, se as Kievi nuk do të heqë dorë nga zonat e pushtuara. “Nëse të dyja palët hap pas hapi do të bien dakord për statusin territorial para pushtimit është mëse e paqartë.”

Pasojat e raketave ruse në Kramatorsk

Por mbështetja e Ukrainës me armë ka rëndësi për të pasur si mundësi edhe një skenar tjetër, shprehet Schneckener. Zmbrapsjen e pushtimit rus nga zonat ukrainase, mundësisht të lidhur edhe me një ndryshim politik në Moskë. “Atëherë negociatat do të zhvilloheshin kryesisht mbi kushtet dhe planet kohore për tërheqjen e rregullt të trupave ruse.”

Për studiuesin është e qartë, se ndërprerja e furnizimeve me armë do të thotë një dobësim i ndjeshëm i Ukrainës dhe dorëzim të këtij vendi tek Putini. “Kjo do të ishte leje për presidentin rus që të pushtojë edhe territore të tjera ose madje të sulmojë rishtas edhe Kievin. Pse do duhej të ulej ai atëherë në një tavolinë negociimi?”, pyet politologu. Kurse paralajmërimet, se furnizimi i Ukrainës me artileri të rëndë do të interpretoheshin si hyrje në luftë e NATO-s, shikohen nga eksperti si pa bazë. Ka vite që përdoret argumenti, që të mos provokohet Putini. Ky argument çoi në politikën e gabuar të Gjermanisë kundrejt Rusisë, që tani me të drejtë kritikohet, thotë Schneckener.

Edhe eksperti i Europës Lindore dhe historiani, Wolfgang Eichwede thekson, se qëllim i perëndimit duhet të jetë vetëm dështimi ushtarak i Putinit. “Në rast se Rusia do të fitonte, kjo do të rriste në mënyrë dramatike rrezikun e luftës në të gjithë Europën”, shkruan drejtori themelues i Institutit për Europën Lindore në Bremen për gazetën “Weser Kurier” të shtunën (07.05.) “Qëllimi i diplomacisë dhe ekonomisë sonë është të rrisë presionin në atë masë, që pushtetmbajtësit në Kremlin të kuptojnë dëmet e politikës së tyre dhe të distancohen nga idetë e shkallëzimit të konfliktit që do të sillte dëme të paimagjinueshme.”/DW

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota armë lufta ukraine-rusi armë lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet