Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– “Shkundet” për një autoshkallë zjarrfikësëje Bashkia e Durrësit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion në Tiranë dhe në Durrës për të cilët janë “prerë” 9 fletë-arreste për shkelje të barazisë në tendera. Në njoftimin zyrtar të SPAK është bërë me dije se gjatë një tenderi të zhvilluar nga Bashkia e Durrësit në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), ka pasur shkelje për blerjen e një automjeti për MZSH-të e Durrësit.
Zyrtarët e Bashkisë së Durrësit; Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Patriot Beqaraj dhe Artan Taho akuzohen për shpërdorim detyre cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës. Kurse anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”: Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja akuzohen për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim. Po ashtu Albion Bushi, E.R., Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., akuzohen se kanë dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse, e cila tanimë është jashtë funksionit.
Të arrestuar
Adriatik Velaj- Drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës
Muhamet Likazhi – Zyrtar i bashkisë, anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit
Artan Taho – Zyrtar i bashkisë, anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit
Patriot Beqaraj – Ish-Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
Indrit Matmuja – Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
Gjergj Markola – Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
Riza Sulaj – Administrator i Klosi – R Company sh.p.k (përfituese në tender)
Albion Bushi – Administratori i R&R GROUP (përfituese në tender)
Arrest shtëpie
Lulzime Rami – Ortake në R&R GROUP (përfituese në tender)
Detyrim Paraqitje
Elona Rami – Ortake në R&R GROUP (përfituese në tender)
Kompania fituese “R & R GROUP sh.p.k.” me pronare Elona Rama dhe administratore Lulzime Rami e lënë në arrest shtëpie është themeluar në 2008 në Tiranë, ofroi 66 milionë lekë për të blerë automjetin, edhe pse nuk kishte eksperiencën e nevjshme. Tenderi mban firmën e kryebashkiakes në detyrë, Emirajana Sako, e cila ende nuk është prononcuar për aksionin e zhvilluar në institucionin e drejtuar prej saj. Ndërkohë që Bashkia sot u mbush me forca policie, të cilët sekuestruan dokumenta për SPAK.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Skualifikuan rivalët në garën për zjarrfikësen, dalin fotot e zyrtarëve në Durrës
Abuzimi me tenderin 7 mln lekë, SPAK në Bashkinë Durrës, sekuestron materiale
Tenderi me 70 mln lekë në Durrës, ja 3 kompanitë që po hetohen nga SPAK
ME VIDEO: Aksioni në Bashkinë e Durrësit, policin ‘s’e mbajnë këmbët’, rrëzohet
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
DURRËS- Personat që shihni në foto janë dy zyrtarët e bashkisë Durrës që janë përfshirë në tenderin abuzim prej 7 milion lekësh. Patriot Beqaraj dhe Adria...
DURRËS– Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg pronarin dhe shoferin e kamionit, brenda të cilit u gjet 45 kg heroinë të dielën. Pronar...
DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar ditën e sotme në bashkinë Durrës ku ka sekuesruar materiale dh...
LEZHË– Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Manati”, ku në pranga ka përfunduar një person. I prangosuri, identiteti i të cilit nuk ...
TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetimin për 3 kompani që u përfshinë në tenderin për blerje...
TIRANË– Gazetari investigative Artan Hoxha ka zbuluar se është shpallur person i padëshirueshëm “non grata” nga Greqia.I ftuar në emisionin “Log”, ai...
BERAT- Një vatër zjarri është shënuar në fshatin Malinat të Beratit mëngjesin e sotëm. Mësohet se zjarri ka përfshirë 3 hektarë me parcela ullinjësh. Zjarri fil...
ELBASAN– Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare prokurorja Erida Kamka (Kokonozi). Hetuesja në Prokurorinë e Rrethit Elbasan ka ndërruar jetë ditën e so...
TIRANË- Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 1 person është kapur me lëndë narkotike në makinë, një...
MYNIH– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median gjermane “Merkur”, ku edhe ka folur për disa tema të rëndësishme lidhur me rajonin e Ballk...