PD paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Kriteret janë shkelur dhe bandat kanë ndërhyrë
"Kriteret janë shkelur!" Berisha për rezultatin në zgjedhje: Ndërhyrje! Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgj&...
"Kriteret janë shkelur!" Berisha për rezultatin në zgjedhje: Ndërhyrje! Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgj&...
Numërohen kutitë e 101 QV-ve në qarkun e Durrësit, kryeson PS me 52%! PD-ASHM ndjek me 41% 12 Maj, 09:09 P...
Shkeljet ligjore gjatë votimit/ Celibashi: Rasti i 'Petro Ninit' jashtë kompetencës së KQZ-së! Janë elementë ...
Nis numërimi në një qendër votimi në Berat, kryeson Partia Demokratike 12 Maj, 00:30 Numërohen ...
IRANI – Më 29 nëntor pritet të rinisin bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Bisedimet në mes të partnerëve që janë ende pjesë e marrëveshjes – Iranit, Kinës, Rusisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë – do të nisin pasditën e së hënës, ka thënë një diplomat evropian për agjencinë e lajmeve, AFP. Shtetet e Bashkuara janë tërhequr më 2018 nga kjo marrëveshje, mirëpo presidenti aktual amerikan, Joe Biden, është zotuar për t’u bërë pjesë e paktit sërish, nëse Irani e zbaton në tërësi marrëveshjen.
Për këtë arsye, një delegacion amerikan, i udhëhequr nga Rob Malley, i dërguari special i SHBA-së për Iranin, do të marrë pjesë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në takim. Bisedimet do të rinisin pas pesë muajve të bllokadës, pasi Perëndimi ka pasur shqetësime se Irani është duke u avancuar në çështje bërthamore.
Gjashtë raunde të bisedimeve që janë zhvilluar në Vjenë nga muaji prill, nuk kanë rezultuar me marrëveshje, dhe ato më pas janë ndalur në muajin qershor, pasi Irani ka zgjedhur presidentin e linjës së ashpër, Ebrahim Raisi. Temat kyçe të diskutimit kanë të bëjnë me kërkesat e Teheranit për heqje të sanksioneve amerikane dhe mënyrës sesi Teherani mund të zbatojë plotësisht marrëveshjen.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më 3 nëntor se Uashingtoni shpreson që Teherani është i gatshëm të negociojë dhe ka qëlim të mirë. Zëdhënësi i këtij Departamenti, Ned Price, ka thënë se Uashingtoni ende beson se është e mundshme arritja e pajtueshmërisë për zbatim të marrëveshjes.
Udhëheqësi i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit, ka thënë se SHBA-ja duhet të garantojë se nuk do të braktisë më marrëveshjen, në mënyrë që të kenë sukses bisedimet. Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 parasheh heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, në këmbim të kufizimit të programit bërthamor.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
AUSTRALI- Një familje australiane teksa po ktheheshin nga një piknik në North Lakes, afër Brisbane janë tmerruar me atë që i priste në makinë. Familja pasi janë...
MBRETËRI E BASHKUAR – Ministrat e shëndetësisë nga shtatë demokracitë më të pasura në botë do të mblidhen ditën e sotme për të diskutuar variantin e ...
GREQI– Një fëmijë është braktisur përballë Muzeut në Greqi. Fëmija u gjet pak pas orës 9 të mëngjesit të së dielës, nga një banor i zonës, i cili njoftoi ...
GREQI- Organizatat e ndihmave janë kritike ndaj kampeve të reja në ishujt grekë sepse ato janë të largëta dhe liria e lëvizjes është e kufizuar. Megjithatë, min...
KROACI– Për festat e nëntorit, shtete të ndryshme kanë vendosur flamujt shqiptarë për nder të këtyre festave. Pas Dubait dhe sheshit Omonia në Greqi ngjyr...
BRITANI- 27 emigrantë humbën jetën në portin verior të Calais, Francë teksa po dërgoheshin me gomone në Angli. Pas vdekjes së tyre një prej kontrabandistëve ka ...
KOSOVË- Kosova mund të rrezikohet nga përhapja e variantit të ri të koronavirusit, Omicron që ka prekur tashmë shumë vende të botës.Kështu mendojnë infekto...
GREQI-Një vrasje brenda familjes ka tronditur opinion grek. Një 49-vjeçar me origjinë nga Armenia, me banim në Selanik ka vrarë me thikë bashkëshorten e ...
Forcat ajrore të Tajvanit u vendosën në gjendje gatishmërie më 28 nëntor, teksa 27 avionë kinezë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të këtij ishulli, tha Ministri...
SHBA– Organizata Botërore e Shëndetësisë ka inkurajuar vendet që të mbajnë kufijtë e tyre të hapur, pavarësisht frikës për variantin Omicron të Covid-19. ...