LIVE UPDATES
Sport

FSHF reformë në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë, shtyhen dhe licencimet (Vendimet e plota)

5 Korrik 2019, 17:13 Nga DOSJA
FSHF reformë në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e

TIRANË- Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar sot një mbledhje ku ka marrë disa vendime për sezonin e ri futbollistik në vend. Komiteti Ekzekutiv ka hedhur poshtë kërkesën e klubeve të Superligës për të rritur në pesë numrin e futbollistëve të huaj në fushë.

Po ashtu është zyrtariuar dhe data për nisjen dhe përfudnimin e sezonit të ri. Starti do jetë në 24 gusht  dhe finishi në 23 maj të 2020-ës.  Komiteti Ekzekutiv u ka kërkuar klubeve të mbyllin detyrimet finaciare dhe të depozitojnë dokumentacionin deri në datën 31 korrik, në të kundërt rrezikojnë të mos licensohen.

VEDNIMET E PLOTA

U zhvillua sot në Federatën Shqiptare të Futbollit mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar në lidhje me disa çështje të rëndësishme të përcaktuara në rendin e ditës, duke miratuar disa propozime si miratimin e datave për fillimin dhe mbarimin e kampionateve të Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë, Kategorisë Superiore U-17 dhe U-19 si dhe Kategorisë së Parë U-17 dhe U-19. Miratoi ndryshime në strukturën e Kategorisë Superiore, ndryshime në skemën dhe strukturën e Kategorisë së Parë, ndryshime në skemën dhe strukturën e Kategorisë së Dytë, krijimin e Kampionatit Kombëtar për U-15, refuzimin e kërkesës së bërë nga Liga për shtimin e numrit të të huajve nga 4 në 5 lojtarë dhe mbulimin e shpenzimeve për arbitra dhe delegatë nga FSHF për të gjithë kampionatet Rajonale dhe Kombëtare, shpenzime që deri më tani paguheshin nga skuadrat pjesëmarrëse. Komiteti Ekzekutiv në këtë mbledhje të datës 5 Korrik 2019 vendosi dhe shtyrjen e mbledhjes se Komisionit të Licensimeve të klubeve për dhënien e licensave të Kategorisë Superiore për edicionin 2019-2020.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi strukturat dhe skemat për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë nga sezoni ardhshëm deri në sezonin 2022-2023. Nga sezoni 2019-2020 nga Kategoria Superiore do të zbresin direkt dy skuadra (vendi i 9 e 10) dhe vendi 8-të do të luajë një play-out me fituesen e play-offit të Kategorisë së Parë. Play-offi i Kategorisë së Parë është produkt i vëndeve të dyta të Grupeve A dhe B në këtë kategori, të cilat do të luajë një ndeshje finale ndërmjet tyre për të shpallur fituesen që do të luajë me vendin e 8-të të Kategorisë Superiore. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e skuadrës që është renditur në vendin e tetë të Kategorisë Superiore. Kategoria Superiore do të fillojë më datë 24 Gusht 2019 dhe do të mbyllet më datë 23 Maj 2020.

Kategoria e Parë në sezonin 2019-2020 ka strukturën me 20 skuadra. Dy grupe A dhe B me 10 skuadra dhe luhen 2 faza të rregullta me 18 ndeshje. Në fazën e tretë play-off për tu ngjitur në Kategorinë Superiore luajnë skuadrat e renditura nga vendi i 1( parë) deri në vendin e 4 ( katërt). Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Pikët e grumbulluar në dy fazat e para do të llogariten të plota në këtë fazë. Skuadrat që renditen të para ne grupet A dhe B ngjiten menjëherë në Kategorinë Superiore. Skudrat e renditura në vendin e 2 (dytë) në Grupet A dhe B do të luajnë ndeshje finale me një takim për të përcakutar skuadrën e cila do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën e renditur ne vendin e (8) tete te Kategorise Superiore.

Faza e tretë play-out që do të përcaktojë skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Dytë. Në këtë fazë luajne skuadrat e renditura nga vendi i 5( pestë) deri në vendin e 10 (dhjetë). Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Pikët e grumbulluara në dy fazat e para do të llogariten të plota në këtë fazë. Vendi i 9 (nëntë) dhe vendi i 10 (dhjetë) i grupeve A dhe B zbresin menjëherë në Kategorinë e Dytë. Vendi i 8 tetë i grupit A do të luajë ndeshje play-off me vendin e dytë të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Vendi i 8 (tetë) i grupit B do të luajë ndeshje play-off me vendin e dytë të Kategorisë së Dytë, Grupi A.

Kategoria e Parë do të fillojë më datë 14 Shtator dhe do të përfundojë në datë 16 Maj.

Skema e Kategorisë së Parë për katër sezonet e ardhshme do të jetë:

Sezoni 2019-2020 me 20 skuadra

Sezoni 2020-21 me 18 skuadra

Sezoni 2021-2022 me 16 skuadra

Sezoni 2022-2023 me 14 skuadra

Për sezonin 2019-2020 skuadrat në Kategorinë e Parë janë të ndara në këto dy grupe:

Grupi A                 Grupi B

1              Kastrioti               1              Besa

2              Dinamo 2              Oriku

3              Beselidhja           3              Lushnja

4              Korabi   4              Pogradeci

5              Erzeni    5              Apolonia

6              Burreli   6              Turbina

7              Egnatia 7              Elbasani

8              Shkumbini           8              Devolli

9              Veleciku               9              Iliria

10           Terbuni 10           Shenkolli

*Shënim: Ekipet e KF Iliria dhe KF Shënkolli bazuar në kriteret e licensimit janë kaluar në grupin B për shkak se KF Iliria financohet nga Bashkia  Krujë që financon njëkohësisht edhe KF Kastriotin , si dhe KF Shënkolli që financohet nga Bashkia Lezhë që financon njëkohësisht dhe KF Besëlidhjen.

Ndryshime do të pësojë edhe skema dhe struktura e Kategorisë së Dytë. Sezoni 2019-2020 do të jetë me 26 skuadra, sezoni 2020-2021 me 24 skuadra, 2021-2022 me 22 skuadra dhe 2022-2023 me 20 skuadra. Kategoria e Dytë do të fillojë më datë 21 Shtator dhe do të përfundojë më datë 16 Maj 2020.

Këto ndryshime në strukturën dhe skemës nga Kategoria Superiore deri në Kategorinë e Dytë janë bërë me qëllim rritjen e cilësisë dhe garës sportive në të gjitha nivelet. 

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi krijimin e Kampionatit Kombëtar U-15, në të cilin do të marrin pjesë 20 skuadra të cilat do të jenë të ndara në dy grupe nga 10 skuadra. Ky kampionat do të zhvillojë ndeshjet në tre faza me systemin vajtje-ardhje.

Në këtë mbledhje të rradhës së KE nuk u miratua propozimi nga Liga për rritjen e numrit të të hujave nga 4 në 5.

Komitetit Ekzekutiv miratoi kërkesën e klubeve dhe shoqatave sportive për zerimin e tarifave për zyrtaret e ndeshjeve në të gjitha kampionatet Rajonale dhe Kombëtare. FSHF merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për arbitrat dhe delegatët, shpenzime të cilat deri më tani paguheshin nga klubet dhe shoqatat që merrnin pjesë në këto kampionate.

KE vendosi shtyrjen e mbledhjes se Komisionit të Licensimeve të klubeve për dhënien e licensave të Kategorisë Superiore për edicionin 2019-2020. Afati i fundit për pranimin e dokumentave përkatëse konform Rregullores së Licensimit të Klubeve për pjesmarrjen në veprimtaritë e FSHF-së, Neni 13, dhe Pika V e Aneksit I (Kriteret Financiare) do të jetë data 31 Korrik 2019. Në rast se edhe pas këtij afati, kriteri financiar nuk do të jetë përmbushur, materialet do ti paraqiten Komisionit të Licensimit të Klubeve në gjendjen aktuale, çka do të thotë se klubi juaj mund të rrezikojë mosmarrjen e licensës e për rrjedhojë edhe mospjesmarrjen në kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020.

Superkupa e Shqipërisë do të zhvillohet më datë 18 Gusht 2019.

Kampionatet e Kategorisë Superiore, U-17 dhe U-19, do të fillojnë më datë 14 Shtator dhe do të mbyllen në datë 16 Maj.

Kampionatet e Kategorisë së Parë, U-17 dhe U-19, do të fillojnë më datë 22 Shtator dhe do të mbyllen në datë 17 Maj.

Kampionati Kombëtar i U-15, do të fillojë më datë 29 Shtator dhe do të përfundojë në datë 17 Maj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport federata shqiptare e futbollit kategoria e pare kategoria superiore komiteti ekzekutiv i fshf federata shqiptare e futbollit kategoria e pare kategoria superiore komiteti ekzekutiv i fshf

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet