Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SUEDI– Suedia dhe Finlanda kanë thënë se po rritin bashkëpunimin e tyre me NATO-n pas përkeqësimit të sigurisë në Evropë, duke marrë shkas nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
“Lufta e Rusisë kundër një shteti sovran evropian e vë në rrezik rendin e sigurisë evropiane. Në këtë mjedis në ndryshim, Finlanda dhe Suedia do të forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre”,- tha kryeministrja finlandeze, Sana Marin në një konferencë të përbashkët shtypi në Helsinki me homologen suedeze, Magdalena Anderson.
Suedia dhe Finlanda ruajnë lidhje historike dhe bashkëpunim të ngushtë ushtarak, duke përfshirë stërvitje të përbashkëta dhe shkëmbim informacioni. Të dy vendet marrin sistematikisht kërcënime nga Rusia përballë kthesës së tyre të mundshme drejt anëtarësimit në NATO.
Takimi në Helsinki u zhvillua sot në mes të luftës në Ukrainë dhe nën hijen e provokimit rus kundër Suedisë me cenimin e hapësirës ajrore të saj nga katër avionë luftarakë në lindje të ishullit Gotland javën e kaluar.
Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Suedia kishte reduktuar shpenzimet e saj ushtarake, por forcoi aftësitë e saj mbrojtëse pas vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë . Suedia, e cila nuk është përfshirë në asnjë luftë për dy shekuj, rifilloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2017 dhe rihapi një kamp në ishullin Gotland në janar 2018.
Sot, pas pushtimit rus të Ukrainës, Suedia po merr pjesë në sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë dhe kryeministrja e vendit, Magdalena Anderson, njofton forcimin e aftësive ushtarake të vendit dhe përshpejtimin e riarmatimit të tij tashmë në vazhdim.
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, njoftoi zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Helsinkit dhe Stokholmit me NATO-n, pas një takimi të jashtëzakonshëm të Aleancës. Bashkëpunimi i zgjeruar “përkthehet” në shkëmbim informacioni dhe komunikimi në një nivel strategjik nëse dhe kur shihet e nevojshme.
Finlanda dhe Suedia morën pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s nëpërmjet telekonferencës, gjatë së cilës u vendos për të forcuar forcat aleate në Evropën Lindore. Ndërsa samiti përparonte, Moska përsëri kërcënoi Finlandën dhe Suedinë me “masa politike dhe ushtarake” në rast të një lëvizjeje për t’u bashkuar me NATO-n.
LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Rusia vendosi armëpushim në 2 qytete të Ukrainës, s’respekton marrëveshjen
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUSI– Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se deklaratat e zemëruara të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk frymëzuan optimizëm për fati...
BOSNJE HERCEGOVINE– Forca paqeruajtëse e Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) informoi se Franca do të kryejë fluturime stërvitore me avion të shpejtë mbi...
TIRANË– Lufta Rusi-Ukrainë ka bërë që rrjetet sociale të jenë burimi kryesor i informacionit. I pari dhe aktualisht burimi ku po dërgohen dhe merren ...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë apel për respektimin e armëpushimit. “Korridoret humanitare duhet të funskionojnë sot ...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth luftës që po zhvillohet në Ukrainë ku tha se Kosova duhet të marrë masa për sigurinë e ve...
POLONI– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk mund të parashikonte se sa do të zgjasë konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë por është i b...
UKRAINË– Lufta po zhvillohet në shumë fronte në Ukrainë, si me luftë, si me protesta. Njëra prej protestave është duke u zhvilluar në qytetin Kherson...
UKRANË- Ekipi i ABC është futur në qytetin e Kievit. Gazetari Taulant Koplikaj bashkë me operatorin Ardian Kamberi raportojnë nga Kievi duke theksuar se si...
POLONI– Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë pamje nga një kamp strehimi në Poloni, ku strehoheshin të gjithë ata që kishin mundur të shpëtonin nga lufta. Duk...
UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është kthyer në një ‘sex symbol’, pasi postoi një video të tij duke mbledhur trupat e ...