LIVE UPDATES
Bota

Frika e qytetarëve serbë të Bosnjës nga veprimet e Milorad Dodikut

22 Dhjetor 2021, 17:37 Nga DOSJA
Frika e qytetarëve serbë të Bosnjës nga veprimet e Milorad

SARAJEVË-Disa serbë të Bosnjës shprehin shqetësimin për veprimet separatiste të udhëheqësit politik Milorad Dodik dhe kanë frikë nga një rikthim në kaos e madje edhe në konflikt, ndërsa luftojnë për të lidhur muajin me muaj, në vendin që ende nuk i ka tejkaluar plagët e luftës së viteve të 90-ta.

Shqetësimet rreth veprimeve të Milorad Dodikut për të bllokuar punën e qeverisë qendrore të Bosnjës dhe për t’u larguar nga institucionet e saj, përshkuan një varg bisedash të agjencisë së lajmeve Reuters me banorët e Pales, dikur qendra e forcave separatiste serbe në luftën e viteve 1992-1995 dhe tani kryeqytet i rajonit autonom serb të Bosnjës së pasluftës. Ende e përndjekur nga ndarjet etnike, Bosnja është në mes të krizës më të thellë politike që nga fundi i luftës, ndërsa nacionalisti Dodik kërkon tërheqjen e Republikës Serbe nga forcat e armatosura, gjyqësori dhe sistemi tatimor i Bosnjës.

Nuk ka anketa të besueshme të opinionit mbi këtë çështje në Republikën Serbe, dhe serbët e punësuar në sektorin publik të kontrolluar nga partia e Milorad Dodikut, refuzuan të komentojnë hapur në lidhje me agjendën e tij, nga frika e humbjes së vendeve të punës. Së këndejmi është e vështirë të matet shtrirja e ndjenjës separatiste në të gjithë rajonin serb.

Në bisedat me agjencinë Reuters, megjithatë, banorët e Pales, që punojnë në sektorin privat ose janë në pension, shprehën shqetësimin për atë, që ata e shohin si një recetë për fatkeqësi nga veprimet e Mlorad Dodikut. “Do të ishte një katastrofë”, tha Radomir Shkobo, një teknik ngrohjeje në një qendër tregtare në Pale, kur u pyet rreth shkëputjes së mundshme të Republikës Serbe. “Do të kishte mjerim edhe më të madh. Sa njerëz do të humbnin punën e tyre?

Shumë banorë të Pales punojnë në Sarajevë, që është kryeqyteti i Bosnjës dhe qendra e njësisë tjetër autonome të vendit, federatës boshnjako-kroate.

Gjatë gjithë luftës së viteve të 90-ta, Sarajeva u granatua nga forcat nacionaliste serbe që ishin vendosur në malet përreth ku ndodhet edhe Pale. “Shumë prej nesh punojmë në Sarajevë kështu që unë mendoj se nuk mund të jetojmë të ndarë”, tha Koviljka Ninkoviç, e cila përkujdeset për të moshuarit.

Një burrë që shiste verë nga makina e tij në Pale dhe u prezantua si Miro, tha se separatizmi nuk do t’u sillte asgjë serbëve të zakonshëm, që mbajnë barrën e papunësisë së lartë, korrupsionit endemik të nivelit të lartë dhe keqmenaxhimit ekonomik. “Jetojmë në mjerim”, tha ai.

“Ndarja e Republikës Serbe nga Bosnja nuk mund të ndodhë derisa të tre popujt të bien dakord për këtë. Populli nuk është më në frymën e luftës”, tha pensionisti 85-vjeçar, Çedo Bojanoviç.

Pas luftës së viteve të 90-ta që la pas vetes 100 mijë të vrarë, Bosnja u nda në dy entitete autonome të lidhura nga një qeveri qendrore e dobët, e cila është zgjeruar nga të dërguarit ndërkombëtarë të paqes për të siguruar një shtet më funksional.

Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, synon që, gjithë pushteti t”u jepet dy rajoneve, përveç politikës fiskale, monetare dhe asaj të jashtme. Ai mohoi në një intervistë me agjencinë Reuters muajin e kaluar se ishte gati të sakrifikonte paqen e Bosnjës për të arritur qëllimet e tij.

Ai ka thënë më parë se kërkon autonomi të plotë të Republikës Serbe brenda Bosnjës, që nuk do të cenonte tërësinë tokësore të vendit. Por, boshnjakët e akuzojnë Dodikun se po rrezikon marrëveshjen e Daytonit dhe bëjnë thirrje për sanksione ndërkombëtare kundër tij.

Kroatët thonë se ai ka të drejtë kur akuzon mbikëqyrësit ndërkombëtarë të paqes për tejkalim të përgjegjësive të tyre, duke tërhequr vëmendjen te tensionet edhe brenda Federatës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar kundër shpërbërjes së institucioneve shtetërore të Bosnjës, por deri tani nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për të ndaluar Milorad Dodikun, duke i lënë partitë opozitare të sfidojnë agjendën e tij.

Mirko Sharoviç, udhëheqësi i Partisë Demokratike Serbe, partia më e madhe opozitare, tha se Milorad Dodiku “po na tërheq në një lojë të rrezikshme që nuk i duhet as Republikës Serbe e as Bosnjës – lëvizje të njëanshme që rrezikojnë paqen dhe sigurinë në të gjithë vendin”.

Gordana Katana, një analiste politike serbe boshnjake, tha se Milorad Dodiku ka mbështetjen kryesisht nga punonjësit e sektorit publik “dhe një grup i vogël ekstremistësh“. Por, ajo nuk beson se ai ka një mbështetje të gjerë popullore për “një aventurë që do të përfundonte në luftë“.

Ajo tha se Dodiku nuk drejton më një shumicë prej dy të tretash në parlamentin serb dhe aktualisht mund të miratojë vetëm deklarata jodetyruese, por jo edhe ligje në mbështetje të ndarjes.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora federatës boshnjako-kroate mlorad dodikut. federatës boshnjako-kroate mlorad dodikut.

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet