LIVE UPDATES
Politike

U habit për flamurin e SHBA në manifestimin e Metës, ish-drejtori i VOA letër të hapur ambasadores Kim: U ngute, kemi pritu

3 Mars 2020, 08:16 Nga DOSJA
U habit për flamurin e SHBA në manifestimin e Metës, ish-drejtori

TIRANË- Ish-drejtori i Zërit të Amerikës për Euro-Azinë dhe ish-anëtari i delegacionit të Departmantit të Shtetit në 1991, Fran Shkreli i ka drejtuar një letër të hapur ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në letrën e tij Shkreli, ka kritikuar ambasadoren Kim, e cila tha se ishte e habitur për valvitjen e flamurit të SHBA në manifestimin e Metës.

Më tej në letrën e tij Shkreli shkruan se Kim është ngutur dhe se shqiptarët kanë pritur për 50 vite për valvitjen e flamurit të SHBA në Shqipëri. “U ngute Zonja Ambasadore! Ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur për 50-vjet për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe në çdo kënd të trojeve shqiptare. Ke vetëm disa javë në detyrë, por mos u habit fare se, ndoshta nuk e keni venë re ende, por flamuri amerikan valvitet gjithë andej dhe kudo në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetkë”- shkruan ne leter ai.

LETRA E PLOTË

Znj.Ambasadore, ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur 50-vjet për valvitjen e Flamurit të SHBA në Shqipëri. Lotët e para të mia, kur kam vizituar Shqipërinë ishin në momentin kur vendosëm flamurin në makinën tonë diplomatike. Për Flamurin e Amerikës tonë të dashur në kohën e regjimit komunist shqiptarët futeshin në burg. U ngute Zonja Ambasadore! Ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur për 50-vjet për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe në çdo kënd të trojeve shqiptare. Ke vetëm disa javë në detyrë, por mos u habit fare se, ndoshta nuk e keni venë re ende, por flamuri amerikan valvitet gjithë andej dhe kudo në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetkë.

Lotët e para të mia kur kam vizituar Shqipërinë me delegacionin e parë të Departamentit Amerikan Shtetit në mars/prill, 1991, ishin pikërisht në momentin kur për herë të parë vendosëm flamurin amerikan në makinën tonë diplomatike me të cilën udhëtuam anë e mbanë Shqipërisë, në atë kohë. Nuk qava nga mjerimi në të cilin e kishte sjellë komunizmi Shqipërinë e para-ardhësve të mi, por qava se më në fund Flamuri i vendit tim, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po valvitej i lirë në tokën e të parëve të mi. Ju lutem mos e diskurajoni përdorimin e flamurit amerikan në trojet shqiptare, madje edhe në manifestime të tilla, paqësore.

Flamuri amerikan vetëm të mira i ka sjellur atij kombi. Shqiptarët e dinë këtë, pa marrë parasyshë keq qeverisjen e tyre për këto 30 vjetë, nga udhëheqës që pretendojnë dhe kanë pretenduar se kanë mbështetjen e SHBA-ve dhe të ambasadorëve të saj të akredituar në Tiranë. Të kisha qenë në vendin tuaj, unë nuk do të kisha bërë ndonjë koment për valvitjen e Flamurit Amerikan. Nuk i kontrollon dot me shqiptarët. Megjithë hallet e tyre të shumta, ata atje e kanë shpresën: Tek ky Flamur. Unë do isha shumë më i kënaqur për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara me atë entuziazëm që valvitet gjithmonë në Shqipëri. Kjo pas 50-vjet komunizëm, kur atëherë, vetëm të përmendje emrin e Amerikës, regjimi komunist të fuste në birucë. Duke e njohur deri diku atë histori, unë do isha shumë më i pakënaqur në qoftë se flamuri i vendit tim të adaptuar, Amerikës tonë të dashur që na ka dhënë strehim mijëra shqiptaro-amerikanëve si unë, ta shikonim në manifestime të tilla duke u djegur ose shkelur, ashtu siç ndodhë shpesh në shumë vende të tjera të botës.

Ditën e djeshme Ilir Meta zhvilloi për dy orë manifestimin, që siç tha ai është nisja për shpartallimin e grushtit të shtetit. Gjatë fjalës para qytetarëve Meta mori në dorë dhe një flamur amerikan, e ky gjest ngjalli debate. Pas përfundimit të manifestimit reagoi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shprehur habinë pse u valvit flamuri i vendit të saj në atë që ajo e quajti protestë. Meta i pyetur për këtë deklaratë tha se nuk kishte asnjë koment.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flamuri amerikan ne manifestimin e metes fran shkreli ilir meta manifestimi i metes yuri kim flamuri amerikan ne manifestimin e metes fran shkreli ilir meta manifestimi i metes yuri kim

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale