Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI– Një nënë shqiptare është futur në grevë urie dhe fle mbi varrin e djalit të saj të vdekur. Lena Dodaj jeton prej vitesh në Itali, por që prej 18 tetorit të vitit 2011 vajton për humbjen e të birit Mariglenos. Ky i fundit pësoi një aksident teksa punonte dhe humbi jetën në moshën 25-vjeçare.
Por e ëma nuk dorëzohet dhe kërkon drejtësi, pasi autoritetet italiane e kanë mbyllur çështjen ndaj ndërmarrjes ku punonte djali i saj.
Prej disa ditësh ajo është futur në grevë urie dhe fle mbi varrin e Maringlenos së ndjerë. Lena mendon se i është bërë padrejtësi dhe se në spital nuk e kanë lënë ta shohë djalin. Ajo shprehet se do të vazhdojë të flejë mbi varrin e djalit derisa të rihapen hetimet për çështjen e të birit.
“Funerali i djalit tim u mbajt pa u kryer autopsia. Askush nuk donte të më jepte përgjigje, madje as mjekët. M’u mohua e drejta për të parë djalin tim në spital, as nuk munda t’i thosha lamtumirë. E pashë vetëm në arkivol. Më thanë që kishte hyrë në sallën e operacionit, por realisht vdiq në urgjencë,”- shprehet Dodaj.
Kjo është hera e dytë që nëna shqiptare proteston në këtë mënyrë për të kërkuar drejtësi për djalin e saj. Në qershor të vitit 2017 ajo veproi në të njëjtën mënyrë, por s’u bë asgjë.
Maringleno Dodaj ra nga çatia e ndërmarrjes ku po punonte. Ai vdiq në spital dhe prokuroria e konsideroi si aksident në punë. Mjekët janë shprehur se kanë bërë aq sa kanë munduar në sallën e operacionit.
Nga ana tjetër, e ëma e të ndjerit shprehet se i biri ka vdekur në urgjencë dhe se mjekët e kanë gënjyer. Lena Dodaj u ka dërguar shkresa ministrive italiane Presidencës, por deri tashmë si përgjigje ka marrë vetëm heshtje.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Hidrocentralet e vegjël janë kthyer në një skemë pushteti në dëm të xhepave të konsumatorëve dhe në dëm të mjedisit si dhe në përfitim të pak...
ITALI- Një operacion i gjerë është zhvilluar sot në Itali, ku janë arrestuar 13 persona për trafikim kokaine. Sipas mediave vendase mësohet se mes të arrestuarv...
TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar në ujërat greke ku dy gomone shqiptare janë ndaluar nga rojet bregdetare greke.Sipas...
GREQI– Një ndjekje si nëpër filma e trafikantëve të drogës është zhvilluar pasditen e sotme në ujërat greke. 10 gomone greke dhe 1 helikopter janë vënë në ndjek...
SPANJË-Policia e spanjolle ka arrestuar 4 shqiptarë, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.në një rrethinë jugore të Katalonjës.Tre shtetasit shqipt...
PATOS- Një 51-vjeçar është arrestuar pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri pranë magazinës së tij.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 51-vje&ccedi...
TIRANË-Autoritetet doganore në Rinas kanë kapur 184 celularë kontrabandë. Ndërsa në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K.|B, i cili po vinte nga Stamboll...
TIRANË– Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Ndo...
TIRANË– Juristja e njohur Eni Çobani, pjesë e emisionit në “E diela shqiptare” është përballur me një situatë të pakëndshme, teksa një qytetare ka d...
Uji i ndotur në lumin e Ishmit, i cili zbarkon në det, ka sjellë një ndotje masive në zonën e Kepit të Rodonit. Tonelata me bidona dhe mbetje plastike, kanë bër...