Politike

FOTO/ Luksi i të qënit shefe kabineti, Lorena Pëllumbi bën pjesë të Këshillit Strategjik edhe të ëmën

Të jesh shefe kabineti si duket të krijon lehtësira, që të thërrasësh në këshille apo të punësosh edhe familjarët e tu.
Featured image of article: FOTO/ Luksi i të qënit shefe kabineti, Lorena Pëllumbi bën pjesë të Këshillit Strategjik edhe të ëmën Këshilli Strategjik i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, mblodhi para dy ditësh, konkretish më 28 shkurt, Këshillin Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Por ajo që nuk u vu re nga mediet ishte se në këtë takim, së bashku me Shefen e Kabinetit të Çuçit, Lorena Pëllumbi ishte edhe e ëma e saj, Brisilda.

Kjo shihet qartë në fotot e publikuara nga vetë ministri Çuçi, ndërsa nuk dihet se përse e ëma e saj është në atë mbledhje.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Mund të mendohet se mami ka ardhur se është bërë merak për vajzën, mund të mendohet që i ka sjellë ushqim, apo hipoteza e ahmendësime të tjera pafund, por të gjitha bien poshtë kur para mami Brisildës, shihet emri i saj i shkruajtur.

Si duket kur je shefe kabineti, ke të gjithë luksin e nevojshëm që të mund të ftosh edhe mamin në mbledhjen e Këshillit Strategjik, apo të punësohesh familjarisht.

Postimi i ministrit Çuçi rreth mbledhjes së Këshillit Strategjik për Bujshëqinë

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment