LIVE UPDATES
Bota

FOTO/ 13 momentet më të rëndësishme gjatë inaugurimit të presidentit të ri të Amerikës Joe Biden

21 Janar 2021, 13:10 Nga DOSJA
FOTO/ 13 momentet më të rëndësishme gjatë inaugurimit

SHBA– Amerika është zyrtarisht me një president të ri. Ditën e djeshme është zhvilluar inaugurimi i Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Në media janë publikuar disa nga momentet më të paharrushme, duke filluar nga masat ekstreme të sigurisë, largimi i Donald Trump dhe momentet e ndryshme gjatë cermonisë.

Momenti i largimit të Trumpit nga Shtëpia e Bardhë 

Edhe pse ish-Presidenti Donald Trump nuk mori pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, ai u pa disa herë në publik, përfshirë edhe gjatë largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë si president i Shteteve të Bashkuara. Ai mbajti fjalimin e tij të lamtumirës dhe më pas u nis me avionin presidenciale për në Florida.

Biden shkon në kishë

Në kohën kur Donald Trump, ishte duke u larguar me avionin Air Force One, Joe Biden dhe gruaja e tij Jill shkuan në Katedralen e Shën Mateut në Uashington ku morën pjesë në një shërbim në një Kish bashkë me familjen e zëvendës presidentes Kamala Harris. Është një traditë që presidentët e ardhshëm, në mëngjesin e betimit të tyre, të marrin pjesë në shërbim, shpesh në kishën e Shën Gjonit, një kishë e vogël në Sheshin Lafayette, e njohur gjithashtu si “Kisha e Presidentëve”.

Biden arrin në Capitol

Joe Biden mbërriti në ndërtesën e Capitolit në orës 11 të mëngjesit me orën amerikane i shoqëruar nga zëvendës-presidetja Kamala Harris dhe burri i saj Doung Emhoff.

Përshëndetja e Harris dhe Obama

Duke shkuar në vendin e saj në ceremoninë e betimit, Harris e përshëndeti Barack Obamën, duke grushtuar duart. Gjesti, pak para se Kamala Harris të bëhej zëvendës-presidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara, ka një peshë simbolike pasi Obama dhe Harris bënë historinë si afro-amerikanët e parë që shërbyen përkatësisht si president dhe nënkryetar. Në të njëjtën mënyrë, Kamala Harris përshëndeti Michelle Obama, e cila gjithashtu bëri historinë si Zonja e Parë me ngjyrë e Zezë e Shteteve të Bashkuara.

Betimi i Harrisit

Zëvendës presidentja Kamala Harris, u betua rreth një çerek ore para orës 12 në mesditë. Gjatë betimit të saj ajo përdori dy Bibla. Harris u bë zyrtarisht gruaja e parë, e para me ngjyrë dhe nën-presidentja e parë e Azisë Jugore të SHBA

Betimi i Joe Biden

Joe Biden e përfundoi betimin e tij si president në orën 11:48, duke përdoruar një bibël të shekullit të 18-të, të cilën e mbante Jill Biden. Betimi i tij u lexua nga shefi i drejtësisë John Roberts. Pas betimit të tij, Biden iu drejtua publikut, duke bërë thirrje për unitet dhe duke premtuar se do të bëhej presidenti i të gjithë amerikanëve.

Video e plotë:

Këngë dhe poezi

Në cermonin e betimit të tij, ishin dhe dy artiste Lady Gaga dhe Jennifer Lopez. Lady Gaga ka kënduar Himnin Kombëtar, ndërsa Jennifer Lopez ka kënduar një bashkim të këngëve për historinë e SHBA-së.

Momenti i pritjes së Pence dhe Harris

Ish-nënkryetari Mike Pence, i cili, ndryshe nga Trump, mori pjesë në inaugurim, u prit me duartrokitje kur ai dhe gruaja e tij, Karen Pence, mbërritën në vendin e ngjarjes. Më vonë, gjatë përshëndetjeve të tyre nga Harris dhe burri e saj, të dy çiftet u fotografuan të buzëqeshur me njëri-tjetrin.

Biden nënshkruan urdhërat e parë ekzekutiv

Vetëm disa orë, pasi u betua si president Biden nënshkroi tre dokumente, duke përfshirë Deklaratën e Betimit të Zyrës, nominimet për postet e kabinetit dhe nominimet për postet e zëvendës të kabinetit.

Në Varrezat Ushtarake Arlington

Joe Biden dhe Kamala Harris vendosën një kurorë lulesh në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Ushtarake Arlington afër Uashingtonit. Demokratët Bill Clinton dhe Barack Obama dhe Republikani George W Bush, të cilët morën pjesë në ceremoninë e betimit më herët, i shoqëruan ata në varrezat në ndalesën e fundit të Biden para se të hynin në Shtëpinë e Bardhë.

Video e plotë:

Kursi i betimit

Biden dhe familja e tij u larguan nga betimi presidencialë dhe ecën nëpër Rrugën e Pensilvanisë jashtë Shtëpisë së Bardhë. Presidenti bëri një pauzë disa herë për të përshëndetur turmën gjatë rrugës.

Video e plotë:

Biden në Shtëpinë e Bardhë

Pas orës 4 pasdite me orën Amerikane, Joe Biden arriti në Shtëpinë e Bardhë më herët se të gjithë presidentet e tjerë.

Video:

Fishekzjarret mbi kryeqytet

Dita e cermonisë së Joe Biden, përfundoi me fishekzjarre. Presidenti dhe zonja e parë panë shfaqjen festive nga Dhoma Blu e Ballkonit mbi Lëndinën Jugore të Shtëpisë së Bardhë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i joe biden shba inagurimi i joe biden shba


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës