Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
PRISHTINË– Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi ka bërë një kërkesë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Pasi ka premtuar që do ta votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lajçi ka një kërkesë për politikanin, të cilit fillimisht i ka sqaruar se nuk është simpatizanti i tij.
“Nuk jam i yti ( se veç i Ibres isha) por kam me t’votua e kam me i lutë edhe mija të tjerë, se vet po tregojnë, qe ne nuk paskemi pasë shtet po Mafi e Katandi! Në “Bastardin” tim t’kam shkrua: Reformoje pak edhe vetën edhe VV-në, e sot po t’them: Mos prano n’parti tyrlifar ujemi, se t’myket magjëja! -Mos e ndëgjo vetëm vetvetën se kthehesh n’fantazëm!,“-shkruan ndër të tjera aktori.
Postimi i plotë:
Djalosh, nuk te dua por kam me t’votua?!
Jo pse t’besoj, por pse të tjerët po m’detyrojnë me t’besua e me tanë qenjen time me qenë kundër vullnetit tim!
Gjithçka që asht ndalë me hile, ka shpërthye si diga e gjithçka asht përmbytë!
-Landa ishte edhe n’zgjedhjet e para nji viti! A ishte?
Nuk dua e kam me t’votua (edhe unë shitësi i librave), se po tregojnë hapur se sa shtet kriminal paska qenë e qenka kjo Kosova ime për t’cilën shkruej e knoj çdo ditë.
-Para ca ditësh shkrova e thashë: Valdete ik se nuk ke kujt me ia zbatua urdhnat ma. Por paskem qenë gabim. “Amanetet” paskan mbetë pa u krye!
Nuk jam i yti ( se veç i Ibres isha) por kam me t’votua e kam me i lutë edhe mija të tjerë, se vet po tregojnë, qe ne nuk paskemi pasë shtet po Mafi e Katandi!
Në “Bastardin” tim t’kam shkrua: Reformoje pak edhe vetën edhe VV-në, e sot po t’them: Mos prano n’parti tyrlifar ujemi, se t’myket magjëja!
-Mos e ndëgjo vetëm vetvetën se kthehesh n’fantazëm!
Unë mbetëm artist i viteve t’arta dhe i shkrimeve t’vonueme e kurrë i partive, por s’po mundem pa e pa t’keqën.
Po, këta m’detyruen e unë shpërtheva n’vargje:
Kur digjem mallit për Shkodrën
M’kokërrisen dhitë e kuqe kodrave t’Vraninës
Nji motër del n’çardak vllaun me vajtua
Nji cjap blegëron n’kepa t’Cetinës
Nji plak n’Hot mbledhë rrashta për kapuça
Marash Vata i Shkrelit pisket
Dujeni Shqipninë se iu vret buka
Dardani, 21.01.2021
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Dje u zhvillua ceremonia e inagurimit të Joe Biden si president i 46-të i SHBA-së, ku ai bëri betimin e tij, dhe fill pas ceremonisë ai ftoi gazetarët në ...
TURQI-Vendimi i Greqisë për zgjerimin e ujërave territorial nga 6 deri në 12 milje, ka sjell dhe reagimin e Turqisë. Në një deklaratë për mediat ministri i jash...
SHBA– Dje u mbajt ceremonia e inagurimit të presidentit të 46-të të SHBA-së, Joe Biden, ku ndryshe nga herët e tjera nuk u bë shkëmbimi ndërmjet presidentit në ...
TIRANË– Një mega operacion është zhvilluar ditën e sotme në vendin fqinj, Italinë ku në pranga kanë rënë 47 persona, mes tyre dhe një grua shqiptare....
KOSOVË-Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar presidentin e ri të Amerikës Joe Biden, pas inaugurimit të tij. Hoti i ka dërguar një letë...
BRITANI E MADHE-Stafi i shëndetësisë në Britaninë e Madhe (NHS), po përgatitet për të përdoruar autobusë për transportimin e personave të infektuar me Covid-19...
SHBA- Ylli i muzikës pop, Jennifer Lopez dha një performancë të shkpëlqyer në inagurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden, në ceremonië që u mbajt dje në Cap...
BRUKSEL– Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Euro...
GREQI-Vendimi i Greqisë për zgjerimin e ujërave detare nga 6 në 12 milje, është raportuar dhe nga mediat ndërkombëtare. Gazeta amerikane, Washington Post, ka s...
BRITANI– Me shumicën e koronavirusve, shërimi i jep një shkallë të imunitetit ri-infektimit. Por një numër i vogël i pacientëve kanë kapur COVID-19 për herë të ...