LIVE UPDATES
Bota

Fortesa e Evropës mes shqetësimeve për flukse të mëdha të migrimit

6 Shtator 2021, 18:48 Nga DOSJA
Fortesa e Evropës mes shqetësimeve për flukse të mëdha

TIRANË– Katër vjet më parë, udhëheqësit evropianë kundërshtuan planin e Presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump për ndërtimin e një muri në kufirin jugor të Amerikës me Meksikën. “Ne kemi një histori dhe traditë që kremton rrëzimin e mureve dhe ndërtimin e urave lidhëse”, paralajmëroi Federica Mogherini, shefe e atëherëshme e politikës së jashtme të BE -së.

Por Evropa tani po përshpejton planet për ndërtimin e murit të saj kufitar nga frika e krizave të migrimit në të ardhmen. Në aspektin afatshkurtër, qeveritë e Bashkimit Evropian janë të shqetësuara nga një dyndje e pritshme afganësh dhe shpresojnë të bindin fqinjët e afërt të Afganistanit që të strehojnë ata që ikin nga frika e talebanëve.

Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, paralajmëron se gati 500,000 afganë mund të largohen nga vendi i tyre deri në fund të vitit. Zyrtarët e BE-së thonë se po konsiderojnë të shpenzojnë një miliard euro për të nxitur vendet fqinje me Afganistanin të veprojnë si vende të ndalimit të refugjatëve. Por Pakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani duken ngurrues dhe kanë paralajmëruar se janë të përgatitur vetëm për të shërbyer si vende tranzit për azilkërkuesit afganë.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha të shtunën se nuk duhet të ndodhë një valë e mundshme refugjatësh drejt Evropës. Kohët e fundit Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Evropa duhet të “parashikojë dhe mbrojë veten nga një valë emigrantësh” nga Afganistani.

Kjo këshillë po përqafohet nga udhëheqës të tjerë evropianë, të zellshëm për të ndaluar një hyrje masive të refugjatëve afganë në Evropë, duke shpresuar kështu që të shmangin përsëritjen e krizës së migrimit mes viteve 2015-16, kur më shumë se një milion azilkërkues nga Lindja e Mesme, Afrika nën-Sahariane dhe Azia Qendrore hynë në Evropë, duke tronditur politikën evropiane dhe duke nxitur fuqizimin e partive nacionaliste populiste.

Javën e kaluar në një takim urgjent në Bruksel, ministrat e brendshëm të 27 vendeve anëtare të BE-së ranë dakord “të veprojnë së bashku për të parandaluar përsëritjen e lëvizjeve masive të pakontrolluara dhe të paligjshme të migrimit të hasura në të kaluarën”.

Perspektiva e më shumë refugjatëve afganë në kufijtë e tyre ka nxitur shtete të Evropës Qendrore, ato baltike dhe ballkanike që të përfundojnë barrierat e planifikuara dhe gardhe me tela në kufi. Muajin e kaluar Greqia përfundoi një mur prej 40 kilometrash përgjatë kufirit të saj tokësor me Turqinë dhe instaloi një sistem të automatizuar të vëzhgimit në përpjekje për të mos lejuar që azilkërkuesit të arrijnë në Evropë.

“Ne nuk mund të rrimë pasivë, duke pritur për të parë ndikimin e mundshëm,” tha ministri i mbrojtjes së Greqisë, Michalis Chrisochoidis, duke njoftuar përfundimin e projektit. “Kufijtë tanë do të mbeten të sigurt dhe të pacënueshëm,” shtoi ai. Sipas agjencisë së OKB-së për Refugjatët, azilkërkuesit nga Afganistani përbëjnë 45% të të ardhurve të fundit në ishujt grekë këtë vit.

Në një intervistë të hënën me Politico.eu, Komisionerja e Punëve të Brendshme e BE-së Ylva Johansson u përpoq të mos i kushtonte rëndësi vendosmërisë së shteteve anëtare për të mbajtur dyert e mbyllura, duke thënë se ajo do të thërrasë një forum të nivelit të lartë më vonë këtë muaj, ku vendet anëtare, Britania, SHBA dhe Kanadaja do të diskutojnë angazhimet për të strehuar një numër të caktuar refugjatësh afganë.

“Sigurisht, është në baza vullnetare, por unë pres që ata të ndihmojnë,” tha ajo. Por disa shtete, përfshirë Greqinë, Austrinë dhe Hungarinë, kanë thënë tashmë se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

Të shtunën, komisioneri i BE-së për migracionin, Margaritis Schinas vuri në dukje se kufijtë e jashtëm të bllokut janë tani shumë më të fortë nga sa ishin kur kontinenti u trondit nga fluksi i imigrantëve në vitet 2015-16, që solli një valë të ndërtimit të mureve.

Shtetet anëtare të BE-së kanë ndërtuar bashkërisht më shumë se 1.000 kilometra barriera kufitare apo gardhe me tela me gjemba vitet e fundit.

Çdo ditë ndërtohen mure të reja. Në vitet 1990 u ndërtuan vetëm dy mure, deri në vitin 2017 ato arritën në 15. Spanja, Greqia, Hungaria, Bullgaria, Austria, Sllovenia, Sllovakia, Letonia, Estonia, Norvegjia, Lituania dhe Polonia kanë përfunduar vitet e fundit mure të reja në kufijtë e tyre të jashtëm.

Franca, Sllovenia dhe Austria madje kanë ndërtuar mure kufitare që nga viti 2015 përgjatë pjesëve të kufijve të tyre të përbashkët me vendet e tjera të BE -së.

Letonia, Lituania dhe Polonia kanë ndërtuar në mënyrë të vrullshme mure dhe kanë militarizuar kufijtë e tyre me Bjellorusinë për të ndaluar numrin rekord të emigrantëve, kryesisht nga Iraku, që kalojnë kufijtë e tyre.

Ata akuzojnë Presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko për orkestrimin e kalimit të emigrantëve si një formë ndëshkuese kundër BE-së për vendosjen e sanksioneve në vazhdën e zgjedhjeve të debatueshme të vitit të kaluar, të cilat u panë gjerësisht si të manipuluara.

Në një konferencë shtypi muajin e kaluar, zoti Lukashenko mohoi se Bjellorusia po kërkonte të shantazhonte Evropën duke u përpjekur të krijonte një krizë emigrantësh, por tha se po reagonte ndaj presionit të huaj.

“Ne nuk po shantazhojmë askënd me imigrim të paligjshëm,” u tha ai gazetarëve në Pallatin e Pavarësisë në Minsk. “Ne nuk kërcënojmë askënd. Por ju na keni vënë në rrethana të tilla ku jemi të detyruar të reagojmë. Dhe po reagojmë,” tha ai.

Por nuk është vetëm lejimi i emigrantëve nga rivalët e BE-së apo trazirat e menjëhershme në Afganistan ato që kanë tërhequr vëmendjen e politikbërësve të shqetësuar të BE-së dhe udhëheqësve vendorë. Një sërë studimesh të kohëve të fundit sugjerojnë se Evropa do të shohë sfida shumë më të mëdha migrimi në dekadat e ardhshme.

Në një studim të botuar në fillim të këtij viti, hulumtuesit në Institutin e Vjenës për Studime Ndërkombëtare Ekonomike paralajmëruan se nga tani e deri në vitin 2030, ndryshimi i klimës, konfliktet dhe mosfunksionimi politik në rajonet fqinje të BE-së, së bashku me rritjen masive të popullsisë në Afrikë, në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në një shtim të numrit të njerëzve që përpiqen të emigrojnë në BE.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimi i afganëve evakuimi i afganëve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet