E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
KOSOVË– Brenda disa javësh, nga pezullimi i ndihmës për zhvillim dhe kërcënimi për tërheqjen e trupave amerikane nga forca paqeruajtëse e NATO-s, qeveria e kryeministrit reformist Albin Kurti u rrëzua. Ndërkohë që Washingtoni ishte i zënë me presionin ndaj Kosovës, Moska dhe Pekini po bënin të kundërtën në Serbi. Këto dy vende po i siguronin një mbështetje të fortë për pandeminë, pasi Covid-19 nisi të përhapej edhe në Ballkan. Përveç kamionëve dhe avionëve me ngarkesa materialesh që fillonin nga pajisjet mbrojtëse personale, doreza e masaka e deri te ventilatorët, Rusia dhe Kina dërguan personel njerëzor për të kryer misione. Ndërsa ekspertët rusë të luftës biologjike dezinfektuan spitalet. Ekspertët kinezë të shëndetit publik nga Ëuhan udhëzuan zyrtarët serbë sipas modelit të rreptë të testimeve masive për karantinën që u bë baza për përgjigjen serbe ndaj koronavirusit.
‘Tumori’ akoma në zhvillim i pandemisë së Covid-19, që kërcënon të shndërrojë Ballkanin në një zonë ndikimi Sino-Ruse, e cilësoi takimin e së shtunës në Shtëpinë e Bardhë mes Serbisë dhe Kosovës, si një përparim ‘historik’, një të ardhme të re. Ndërkohë interesat e sigurisë kombëtare të Amerikës qëndronin në heqjen dorë të modeleve ruse dhe kineze në rajon duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët e saj evropianë.
Fatkeqësisht, administrata Trump, në një përpjekje të nxituar për të goditur marrëdhëniet publike, shkatërroi unitetin perëndimor në kohën kur Rusia dhe Kina po “shtrëngonin radhët” për një axhendë investimesh në rajon. Gjithashtu strategjia miope komplikoi bisedimet për një ulje në tryezë të Kosovës duke forcuar idetë e Beogradit për një shkëmbim territoresh shumë problematik. Por lajmi i fortë për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është paditur për krime lufte, i rrëzoi themelet e strategjisë së administratës së Trump, duke bërë që takimi i së shtunës së 27 qershortit të dalë fiasko.
Vetë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përcaktoi qëllimet e administratës së tij në letrat e dërguara gjatë viteve 2018 dhe 2019 drejtuar presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, duke i nxitur ata të arrijnë një “marrëveshje historike” për një “paqe gjithëpërfshirëse”, e cila do të përfshinte si elementin kryesor të saj “njohjen e ndërsjelltë.” (Serbia refuzon të njohë provincën e saj të mëparshme, duke e lënë Kosovën jashtë Kombeve të Bashkuara dhe shumicës së organizatave ndërkombëtare.)
Kujtojmë se asokohe PresidentiTrump emëroi ambasadorin e atëhershëm në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të veçantë për negociatat në Kosovë dhe Serbi. Më vonë Grenell u përfshi në këtë detyrë me shumë qejf, duke e përqendruar politikën e tij në krijimin e vendeve të punës në një rajon që po vuan nga hemoragjia e largimit të të rinjve të saj. Megjithatë marrëveshja e parashikuar e 27 qershorit që lamë pas për bashkëpunim ekonomik duket shumë larg kritereve të Trump për sukses. Në bazë të deklarateve të Grenell shtylla kurrizore e bisedimeve do të jenë marrëveshjet për lidhjen ajrore, hekurudhore dhe lidhjen e autostradës midis Serbisë dhe Kosovës. Vizioni i tij është të krijojë “vrull” nga “normalizimi ekonomik”, duke i hapur rrugën zgjidhjes politike.
Ka disa arsye për të qenë skeptik. Në rradhë të parë i dërguari special ka zvogëluar dinamikën e bisedimeve në favor të Beogradit. Ndërkohë për të nisur bisedimet, Grenell kishte kërkuar që secila palë, (Kosova dhe Serbia) të heqë në mënyrë reciproke pengesat e saj, heqjen e tarifave nga ana e Kosovës edhe ndalimin e fushatës kundër njohjes së Kosovës nga ana serbe. (Serbia ka bindur një numër të caktuar vendesh në zhvillim që të heqin njohjen e tyre për Kosovën.) Në njoftimin e tij për takimin e Shtëpisë së Bardhë, Grenell zhvendosi sërish golat në favor të Serbisë. Pavarësisht heqjes së tarifave, Kosova duhej të pajtohej për pezullimin e përpjekjeve të saj për t’u bashkuar me organizatat ndërkombëtare. Kjo ishte ndër arsyet kryesore që Grenell kërkonte të rrëzonte qeverinë Kurti, i cili luftoi për barazi në negociatat me Serbinë. Delegacioni kosovar hoqi dorë nga e vetmja pikë që i bënte presion Beogradit, i cili u detyrua të shpenzojë energji të konsiderueshme diplomatike për ta mbajtur Kosovën jashtë organizatave si Interpol. Kjo i jep Serbisë një arsye më shumë për të qëndruar në pozicionin e saj. Dhe Kosova nuk ka fituar asgjë në këmbim të këtij lëshimi, madje as të rrisë mbështetjen politike të Amerikës. Përkundrazi, i dërguari i Trump deklaroi se të gjitha çështjet e vështira politike do t’i lihen Bashkimit Evropian në një dialog në dy faza, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen ekskluzivisht te ekonomia që nga fillimi.
Së dyti, insistimi i Uashingtonit për të ndërmjetësuar fillimisht i vetëm kundërshtoi synimin për sukses. Marrëveshja për Normalizimin e Brukselit në 2013 mes Serbisë dhe Kosovës u arrit me bashkëpunim politik të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Veçanërisht, ishin Aleksandar Vuçiç dhe Ivica Daçiç, tani presidenti i Serbisë dhe ministri i jashtëm që pranuan Marrëveshjen e Brukselit. Përfshirja e BE-së ësshtë një kujtesë se me një bashkëpunim të ngushtë diplomatik, Perëndimi mund të përdorë ndikimin në nivele edhe më të larta.
Së treti, ideja që BE-ja do të marrë më vonë drejtimin për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura politike bie ndesh me sensin e përbashkët. Për asgjë Europa nuk është më e përçarë politikisht sesa për Kosovën. Pesë vende të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, përfshirë Sllovakinë dhe Spanjën, përkatësisht vendet e të dërguarit special të BE për Serbinë dhe Kosovën, Mirosllav Lajçak dhe Ministrit të Jashtëm, Josep Borrell. Si shkak i ndarjes, Bashkimi Europian as nuk flet për njohje, duke kërkuar vetëm që Beogradi “të normalizojë” marrëdhëniet e tij në mënyrë që të plotësojë kushtet për anëtarësim në BE. Duke përmendur këtë dobësi, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përçmuar Lajçakun në favor të Grenellit, por tani Thaçi është zhdukur nga fotografia dhe pala kosovare duhet të varet nga i dërguari i BE-së, në negociatat politike që duken edhe më të vështira. Prishtina tashmë është në gjendje kaotike, me kryeministrin e ri të Kosovës Avdullah Hoti që u tërhoq nga takimi i orkestruar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin serb Vuçiç, fuqitë e të cilit nuk kanë qenë kurrë të mëdha. Rrallë herë një negociatë diplomatike delikate ka qenë kaq e pabarabartë.
Së katërti, teksa supozohet se teoria e Grenell për çështjen është e saktë, që normalizimi ekonomik do të çojë në përparim politi, i dërguari special i SHBA-së vetëm sa e ka bërë më të vështirë realizimin e vizionit të tij, veçanërisht për një zonë të tregtisë së lirë. Synimi i vetëm që Serbia dhe Kosova ndajnë me të gjithë fqinjët e tyre është të bashkohen në zonën e madhe të tregtisë së lirë, Bashkimin Europian. Heqja e barrierave ekzistuese (para anëtarësimit) mbi tregtinë kërkon njohuri të ndërlikuar të rregulloreve të BE-së sepse vendet e Ballkanit janë në faza të ndryshme të afrimit me BE-në. Në vend që të bashkëpunojë me këtë përpjekje të denjë, Grenell ka dalë nga rruga duke anashkaluar evropianët, përfshirë aktorin më të madh ekonomik të Evropës, Gjermaninë. I dërguari i SHBA ka injoruar përpjekjet e BE-së me komunitetet e biznesit, për shembull duke bashkuar krerët e Dhomave të Tregtisë të Serbisë dhe të Kosovës. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai ka bërë më pak të mundshme që Brukseli të dëgjojë Uashingtonin dhe t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave për të cilën ka shumë nevojë.
Së pesti, Grenell injoron ndikimin e fortë të korrupsionit dhe sundimin e dobët të ligjit në ekonomitë e Ballkanit. Eksodi i të rinjve nga gjithë ekonomitë e rajonit ka si shkak mungesën e punëve të mira, por edhe nga sistemi sklerotik për shpërndarjen e tyre, përmes lidhjeve, jo nga meritat. Nëse rritja ekonomike dhe vendet e punës do të ishin me të vërtetë përparësia e Grenell, ai kurrë nuk do ta dëbonte Kryeministrin Kurti, i cili tashmë kishte filluar të ndërmerrte hapa të guximshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar transparencën në Kosovë.
Së gjashti, duke supozuar se SHBA-të kapërcyen të gjitha këto pengesa dhe menaxhuan, vetëm ose me ndihmën e BE, për të katalizuar zhvillimin dhe tregtinë mes Serbisë dhe Kosovës, ky veprim nuk do të ndryshojë fuqinë e tyre themelore dhe pabarazinë mes tyre. Tregtia e hapur me Kosovën, sado e dëshirueshme dhe e lavdërueshme nuk ka gjasa të bëhet me rëndësi vendimtare për Serbinë.
Së shtati dhe që bëhet më e bezdisshme, ka pak shembuj nga rajoni që interesi ekonomik të nxisë marrëveshje politike. Për shembull, Greqia ka qenë prej kohësh një investitor i madh në Maqedoninë e Veriut, dhe megjithatë për gati 3 dekada Athina veproi kundër interesit të saj financiar, duke e mbajtur fqinjin e saj më të dobët verior larg nga NATO dhe BE, ashtu si Serbia izolon Kosovën.
Në vend të tregtisë apo të rritjes, përparimet më të mëdha politike në rajon kanë ardhur si rezultat i presionit ose të iniciativave të Perëndimit (si në vitin 2013) ose udhëheqjes vizionare, siç u tregua nga kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili guxoi për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen për emrin ‘maqedonas’ në vitin 2018. Një profil tjetër guximi është Presidenti malazez Milo Djukanoviç, që pasi mori një kthesë vendimtare drejt Perëndimit, i kërkoi falje Kroacisë në vitin 2000 për bombardimin e Dubrovnikut. Në këto dy raste, përparimet politike hapën rrugën për pikërisht atë që Grenell po kërkon për Kosovën dhe Serbinë: Pajtim të mirëfilltë mes armiqve dhe zgjerim të bashkëpunimit ekonomik.
Fatkeqësisht, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk pranon të ndërmarrë hapin vendimtar që bëri Gjukanoviç drejt Perëndimit, në vend të ‘balancimit’ të marrëdhënieve së Serbisë me BE dhe SHBA-së nga njëra anë dhe me Kinën dhe nga ana tjetër me Rusinë. Ai as nuk është i gatshëm si Tsipras, të ruajë nderin kombëtar përmes respektit të ndërsjellë për një frymë të mirëfilltë kompromisi.
Ndërsa Vuçiç flet për kompromis, ai refuzon të hedhë bazat për të, madje në vend të kësaj inkuadron kërkesën e tij thelbësore për një kompensim për një humbje të hidhur. Autokrati kontrollon pothuajse plotësisht median dhe narracionin në Serbi dhe nuk përballet me ndonjë opozitë të rëndësishme politike, megjithatë ai kurrë nuk ka realizuar seriozisht ‘dialogun e brendshëm’ të premtuar për Kosovën që do të hapte njohjen e përgjegjësisë së rëndë serbe për luftën e Kosovës dhe do të hiqte kufizimet për një zgjidhje përfundimtare. Njoftimi nga Dhomat e Specializuara në Hagë për akuzat e forta ndaj Thaçit dhe bashkëpunëtorit të tij, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, nënvizon vetëm nevojën për vetë-ekzaminim të plotë serb. Ndërkohë tabuja në Kosovë për të folur për krime kundër serbëve është copëtuar më në fund.
Kështu duhet të jetë edhe në Serbi në të kaluarën e saj të heshtur, duke u kthyer përsëri te akti origjinal i çmontimit të autonomisë së Kosovës. Nevoja në Serbi dhe në Kosovë për t’u përballur me të kaluarën është po aq e vonuar dhe thelbësore sa përpjekjet për të rritur ekonominë, ndërsa sot me faktet e hapura është shumë më e realizueshme.
Herë pas here, Vuçiç spërkat në opinion citime duke përmendur nevojën për të pranuar realitetin në fillim të rrëfimit të viktimizimit të shumicës serbe në Kosovë, në duart e NATO-s dhe shqiptarëve. Ka pak njohje të përparimit, siç është ndjenja në rritje e sigurisë mes serbëve të Kosovës dhe preokupimi i tyre i pakët për çështjet ndër-etnike. Çuditërisht, Beogradi duket se ka humbur interesin për krijimin e një shoqate të komunave serbe të Kosovës, dikur një kërkesë thelbësore që kosovarët e kishin pranuar.
Duke qëndruar në krah të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, javën e kaluar Vuçiç shprehu kërkesën e tij të qartë për kompensim për njohjen e Kosovës, duke thënë hapur se vetëm anëtarësimi në BE nuk do të ishte i mjaftueshëm. Diplomatët kanë kohë që e kanë kënaqur Vuçiçin me idenë e kompensimit, duke e ndihmuar atë të shkojë te shkëmbimi i diskutueshëm i territoreve për të cilin thuhet se Vuçiç u pajtua me homologun e tij, Thaçi, vitin e kaluar. Por shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë nënkupton gjithashtu lëvizjen e popullsisë, një problem serioz në Kosovë, ku më shumë se gjysma e serbëve të vendit do të përfundonin në anën e gabuar të kufirit të ri. Ndarja e Kosovës do të ngjallte impulse të ngjashme etno-territoriale rreth rajonit, arsyeja kryesore që i dërguari i BE Lajçak së bashku me figura të tjera evropiane e kanë përjashtuar. Grenell insiston që shkëmbimi i territoreve nuk është pjesë e planit të tij. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë që Grenell të ketë barazuar presionin e tij mbi Prishtinën me diçka të ngjashme mbi Beogradin, një hap që mund të frenojë oreksin për kompensim.
Për iron, teksa presidenti serb fitoi edhe më shumë pushtet brenda vendit, pas zgjedhjeve të së dielës, të cilat u bojkotuan nga opozita, partia dhe bashkëpunëtorët e Vuçiçit tani po kontrollojnë praktikisht të gjithë parlamentin serb. Ky trend duket se do të vijojë edhe më shumë. Vuçiç gëzon mbrojtjen e fqinjit të tij, kryeministrit hungarez Viktor Orban. Orban është partneri më i ngushtë i Vuçiç në BE dhe kampioni më i zëshëm i anëtarësimit të Serbisë në BE. Deri më tani, Orban është i vetmi udhëheqës i BE-së që uroi Vuçiç për fitoren e tij të dyshimtë në zgjedhje.
Orban i ofron Vuçiçit një model politik për të përqafuar Rusinëm, Kinën dhe duke mbajtur në gjirin e saj BE-në. Beogradi ka ndërmarrë një kthesë alarmante drejt Lindjes, sidomos tani që Kina po ndërton “diplomacinë e maskave” të koronavirusit. Marrëdhënia Sino-Serbe ka kaluar përtej nënshkrimit të investimeve të financuara nga Kina, në fushën e sigurisë kombëtare dhe madje edhe të vlerave kombëtare. Për të cituar një shembull shqetësues, Beogradi ka kontraktuar me kompaninë kineze Huaëei për të instaluar 1.000 kamera sigurie në Beograd. Ky hap vjen pasi Vuçiç ka marrë kontrollin e aparateve të sigurisë, hetimit dhe inteligjencës së Serbisë, përfshirë instalimin e besnikëve në nivele të larta dhe madje operacionale, duke rritur mundësinë e abuzimit nga Beogradi apo dhe Pekini gjithashtu.
Rusia dhe Kina gëzojnë të dyja një trajtim mjaft të favorshëm në median serbe në krahasim me BE-në, të cilën Vuçiç e goditi në fillim të pandemisë për përgjigjen e saj të vetë-përballimit të situatës. Autokrati kënaqej në shfaqje ekzibicioni, si puthja e flamurit kinez dhe vendosja e Serbisë në tabela të ngjashme të kultit, duke shprehur mirënjohjen për “Vëllanë Xi”. Vuçiç sapo u kthye nga Moska dhe takimi i tij i 18-të me Presidentin rus Vladimir Putin të cilin Vuçiç e ka falënderuar në mënyrë entuziaste për udhëzimet e të cilit ai duket se po i ndjek. Pabarazia në trajtimin midis Perëndimit dhe Lindjes ka pasur një ndikim të fortë në opinionin publik në Serbi. Pothuajse 3 në 4 serbë gabimisht besojnë se Rusia dhe Kina janë partnerët më të rëndësishëm tregtarë të vendit, megjithëse më shumë se dy të tretat e tregtisë së Serbisë janë me BE-në.
Për dallim nga Perëndimi, Kina dhe Rusia nuk tregojnë shenja rivaliteti ndaj Serbisë. Përkundrazi, pandemia koronavirus i ka afruar ato, ndërsa ndërmarrja e gabuar e administratës Trump në Kosovë ka krijuar një tjetër palë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Teksa afrohet takimi gjithnjë e më i trazuar i Shtëpisë së Bardhë mes Serbisë dhe Kosovës, është koha që zyrtarë të vjetër si Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, të hedhin një vështrim më të afërt për punën e Grenell. Vetë objektivat e deklaruara të Trump – ndaj Kinës dhe vetë Kosovës, janë në rrezik.
Burimi: Foreign Policy
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SERBI-Kjo është shumë më tepër sesa shifrat e shpallura zyrtarisht, të cilat regjistruan një maksimum prej 97 rastesh të reja në një ditë të vetme gjatë asaj pe...
SHBA-Dizenjuesi i logos së famshme “I love NY”, Milton Glaser ka vdekur në moshën 91-vjeçare.Shkak për vdekjen e tij është bërë një goditje në tru, por ...
SHBA– Alex Azar, anëtari aktual i kabinetit presidencial i cili shërben si Sekretar i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i Shteteve të Bashkuara ka komentuar si...
BRAZIL– Në 24 orët e fundit në Brazil janë regjistruar të paktën 30.476 raste të reja të personave me koronavirus si dhe 552 pacientë të infektuar nuk kanë mund...
KOSOVË– Anulimi i udhëtimit në SHBA për dialogun me Kosovën, të Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Thaçi pas aktakuzës ndaj këtij të fundit, ka shk...
KOSOVË- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në Kosovë, që pritej të zhillohej sot në orën 11:00 është shtyrë për një ditë tjetër. Në njoftimin e dhënë për medi...
GJERMANI–“Nuk është ekzagjerim, nëse themi, se jemi para sfidës më të madhe ekonomike në historinë e Bashkimit Europian”. Kancelarja gjermane, Angel...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,637,077të infektuar dhe janë s...
TIRANË– Dalibor Rohac dhe Ivana Stradner, ekspertët e Institutit “American Enterprise”, kanë akuzuar Bashkimin Evropian se i ka vënë ndërkëmbëzën sam...
KOSOVË- Pavarësisht se paralajmëruan se do të hapin parti politike në Maqedoni të Veriut, mesa duket në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës do të...