LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Foleja e Shqiponjës’, shtegu i ri i emigrantëve drejt Perëndimit

24 Nëntor 2021, 18:23 Nga DOSJA
‘Foleja e Shqiponjës’, shtegu i ri i emigrantëve drejt

Nga Bashkim Shala, Besar Likmeta, Vladimir Karaj

Ibrahim Khalil Almohaimid kishte bërë një rrugë të gjatë, kur së bashku me gjashtë sirianë të tjerë – përfshirë dy fëmijë, u ndal në urën e Drinit të Zi në hyrje të qytetit të Kukësit në fund të tetorit.

Me ndihmën e trafikantëve shqiptarë, ai kishte udhëtuar nga Greqia në Tiranë dhe më tej drejt kufirit me Kosovën, përpara se makina me të cilën udhëtonte me shofer një 28 vjeçar nga Kukësi, të ndalohej nga policia.

“Në Shqipëri policia është e mirë, edhe në Kosovë na kanë thënë se është e mirë, prandaj kalojmë kufirin nga Kosova,” shpjegoi 23 vjeçari nga qyteti i Rakas në Siri në një intervistë për BIRN. “Qëllimi ynë është të shkojmë në Gjermani, sepse është vendi më i mirë në Europë,” shtoi ai.

Rritja e sigurisë në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 e bëri më të vështirë kalimin për emigrantët që udhëtojnë nëpërmjet Rrugës Ballkanike, duke i shtyrë shumë prej tyre të përdorin një devijim që kalon përmes Shqipërisë dhe Kosovës si një urë drejt Perëndimit.

Sipas policisë, që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 në fillim të vitit 2020 ka pasur një tendencë në rritje të kalimit të paligjshëm të kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës nga emigrantët me origjinë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, të cilët më pas kalojnë nëpërmjet Serbisë në Kroaci dhe Hungari.

“Trafikantët i zbarkojnë emigrantët afër kufirit, pra i shoqërojnë deri në kufi në Morinë,” shpjegoi Sokol Noka, shef sektori për hetimin e krimeve  në Drejtorinë Vendore të Policisë në Kukës. “Më pas emigrantët kalojnë kufirin e gjelbër, ku përdorin telefonë të avancuar me pajisjet GPS,” shtoi ai.

Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2021, Policia Kufitare e Kosovës ka riatdhesuar në Shqipëri më shumë se 1530 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, të cilët janë ndaluar pasi kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Edhe pse disa prej emigrantëve e bëjnë vetë rrugën, ekspertët theksojnë që shumica paguajnë trafikantë dhe sekserë lokalë për të kaluar kufijtë e shumtë të Ballkanit. Një trend në rritje është edhe përfshirja në këtë biznes të paligjshëm e trafikantëve  nga vendet e origjinës.

“Nëse në të kaluarën emigrantët e ‘kalonin rajonin në këmbë’ ose ndihmoheshin nga vendas që e njihnin terrenin, tani këtë biznes po e marrin në dorë emigrantë të tjerë,” tha Kristina Amerhauser, eksperte me Iniciativën Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

Rruga e re për në BE

Sipas Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare, Frontex, në 10 muajt e parë të vitit 2021 në BE u diktuan 48,500 kalime të paligjshme të kufirit nga rruga migratore e Ballkanit Perëndimor. Vetëm në tetor u identifikuan më shumë se 9 mijë kalime të paligjshme, një rritje me 140 % në krahasim me një vit më parë.  Rreth 40% e emigrantëve që hynë ilegalisht në BE gjatë muajit tetor kaluan nëpërmjet Ballkanit Perëndimor.

Shumica e emigrantëve që përdorën këtë rrugë për të kaluar në mënyrë të paligjshme ne BE, vinin nga Siria, Afganistani dhe Maroku.

Sipas një studimi të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, numri i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë nëpërmjet Shqipërisë u rrit nga 1978 në vitin 2013 në 11,971 në vitin 2020.

Intervistat e policisë shqiptare me emigrantë të ndaluar nga Siria tregojnë se ata udhëtojnë fillimisht në Turqi dhe nga brigjet turke kalojnë Detin Egje për në Greqi. Ndërkohë, afganët kalojnë në Pakistan nëpërmjet kufirit duke ecur në këmbë dhe më pas ndjekin itinerarin Iran – Turqi- Greqi.

Në Greqi, emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore lëvizin me mjete të drejtuara nga shtetas grekë, të cilët i sjellin deri në afërsi të kufirit shtetëror shqiptar në drejtim të Gjirokastrës dhe Korçës. Kufiri kalohet kryesisht në këmbë afër pikave të kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës dhe kur ndalohen nga policia, emigrantët transferohen në qendrën e azilantëve në Tiranë.

Pas mbërritjes në Tiranë dhe regjistrimit në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkimin në Babrru, për shkak të kapaciteteve të vogla dhe numrit të madh të azilantëve që akomodohen në këtë qendër, emigrantët lihen të lëvizin në qytetin e Tiranës.

Më pas, shtetas shqiptarë me mjete private – taksi me licencë ose mjete të marra me qera, në afërsi të qendrës së azilit në Babrru si dhe tek stacioni i autobusëve që nisen në drejtim të veriut të Shqipërisë në Laprakë, kontaktojnë me shtetasit e huaj azilkërkues dhe kundrejt pagesave që variojnë nga 50 deri në 100 euro për person, i marrin dhe i transportojnë në drejtim të kufirit – kryesisht në Morinë nga ku kalojnë kufirin për në Kosovë me këmbë.

Taksistë të ndryshëm në Tiranë që folën për BIRN në kushte anonimati pranojnë se ka një fluks kërkesash për transport drejt kufijve veriorë nga shtetas të huaj, që kryesisht janë emigrantë. Ata ankohen madje se kolegë të tyre janë arrestuar nga policia për transportimin e emigrantëve drejt veriut.

“Një shokun tim e arrestuan në Kukës, pasi mori sirianë në Tiranë,” i tha BIRN një taksist 60-vjeçar, që më parë kishte punuar si oficer policie.

“Por unë s’e kuptoj këtë, se policia nuk ka të drejtë me na arrestuar ne,” shtoi ai, duke theksuar se ai nuk mund t’i kontrollonte identitetin çdo pasagjeri që hipte në taksi.

Sipas tij, kërkesa nga emigrantë për udhëtuar drejt kufirit verior kishte çdo ditë.

Një tjetër taksist nga Tirana i tha BIRN se pas arrestimit të një kolegu, ai nuk i jepte më shërbim emigrantëve. Taksisti theksoi se në shumë raste ishte e thjeshtë t’i identifikosh emigrantët, pasi ata udhëtojnë në këmbë dhe vijnë në grupe prej 10-15 vetësh. Megjithatë, ai pranoni se ka dhe raste që udhëtojnë vetëm dhe identifikimi i emigrantëve është i vështirë.

“Njëherë u turpërova, sepse i thashë që nuk e merrja dikujt se ishte pak i zi [me ngjyrë],” kujtoi ai. “Më tregoi pasaportën dhe pastaj e mora, por u ndjeva keq se bëra një konflikt kot,” shtoi taksisti.

Vetëm gjatë vitit 2021, Drejtoria e Policisë Kukës ka arrestuar 32 të dyshuar për veprën penale “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit,” ndërkohë që në Gjykatën e Rrethi Gjyqësor Kukës po gjykohen 10 çështje për këtë akuzë.

Sipas Sokol Nokës, një pjesë e emigrantëve nga vendet e MENA-s që udhëtojnë në Europë përmes Shqipërisë, mbërrijnë në vend me viza të lëshuara nga ambasadat shqiptare në Riad të Arabisë Saudite apo në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara.

“Në Shqipëri ata hyjnë përmes Rinasit, kështu që janë të ligjshëm në territorin e Shqipërisë,” tha ai. “Megjithatë, ne i kemi shoqëruar dhe i kemi marrë në pyetje,” theksoi Noka.

Kristina Amerhauser nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional vlerëson  se tregu i trafikimit të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor vlen midis 35 milionë dhe 50 milionë eurove.

“Ne besojmë se vlera e tregut e gjeneruar nga aktiviteti i trafikimit të emigrantëve në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishte midis 6.5 milionë dhe 9.7 milionë euro,” tha ajo, ndërsa shtoi se tregu kosovar është më i vogël.

“Megjithatë, paratë e mëdha po bëhen jashtë rajonit të Ballkanit Perëndimor – ose në Lindje, përpara se emigrantët të hyjnë në Ballkanin Perëndimor ose në vendet destinacion të BE-së,” shtoi ajo.

‘Foleja e Shqiponjës’

Kalimi i paligjshëm i kufirit nga emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore është kthyer në shqetësim edhe për policinë e Kosovës.

“Në Kosovë, emigrantët nga vendet e MENA-s janë tranzit dhe nuk qëndrojnë më shumë se tre-katër ditë,” tha Nexhmi Krasniqi, drejtor rajonal i policisë kufitare për zonën perëndimore të Kosovës.

“Ata thonë se kemi ardhë për azil, por Kosovën e përdorin për të kaluar në Serbi e më pas në Kroaci apo Hungari,” shtoi ai.

Emigrantët e paligjshëm kanë 72 orë kohë për të aplikuar për azil në Kosovë.

Sipas Krasniqit, emigrantët e kalojnë kufirin e gjelbër duke u orientuar me telefonë të avancuar. Kalimin në Kosovë e bëjnë në Morinë – në të majtë të pjesës së poshtme të doganës në brigjet e Drinit të Bardhë dhe nga e djathta, përmes malit sipër doganës së Vermicës – përmes shtegut të njohur si ‘Foleja e Shqiponjës’.

Gjatë vitit 2021, policia e Kosovës ka regjistruar 11 çështje penale për trafikimin e 84 emigrantëve. Krasniqi i tha BIRN se pjesa më e madhe e trafikantëve janë nga Kosova, por ka edhe të huaj, kryesisht shtetas marokenë e sirianë. Sipas Krasniqit, grupet e trafikimit të emigrantëve janë të koordinuar me taksistë nga Mitrovica dhe Prishtina.

“Sipas informacioneve që kemi nga intervistimi i emigrantëve, atyre u marrin nga Morina deri në kufi me Serbinë në Mitrovicën e Veriut, 200 deri në 500 USD,” tha ai.

Krasniqi shtoi gjithashtu se kufiri Kosovë-Serbi në veri është tashmë shtegu më popullor i emigrantëve për të kaluar në Serbi dhe më pas në Hungari.

“Rruga për në Jarinjë është aktualisht rruga më e rrahur nga emigrantët, sidomos që kur vitin e kaluar u ndërtua rrethoja me tela ndërmjet kufirit të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut,” tha ai.

“Nga Jarinja, emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut udhëtojnë për në Rashkë dhe më pas me tren apo me autobusë udhëtojnë për në Beograd, dhe pastaj në Sombor në kufirin Serbi-Hungari,” përfundoi Krasniqi.

Refugjatë lufte

Gjatë luftës në vitin 1999, qyteti i vogël i Kukësit u kthye në një pikë hyrëse për qindra mijëra shqiptarë që largoheshin nga Kosova për t’i shpëtuar makinerisë ushtarake serbe.

Më shumë se dy dekada më pas, qyteti kufitar në veri të Shqipërisë është kthyer sërish në një pikë të nxehtë për emigrantët nga Lindja e Mesme që kalojnë nëpërmjet Rrugës Ballkanike drejt Perëndimit.

Ngjashëm me dy dekada më parë, shumë prej tyre largohen nga vende në konflikt dhe synojnë të gjejnë një strehë të sigurtë, ku të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

“Në vendin tim i lashë edhe studimet, atje nuk ka siguri e stabilitet,” shpjegoi Ibrahim Almohaimid.

Ai ishte vetëm 16 vjeç kur qyteti tij i lindjes, Raka u pushtua nga ISIS në vitin 2014, duke u shpallur “de facto” kryeqytet i Kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islamik. Për tre vitet e ardhshme mbretëroi terrori, deri sa qyteti u çlirua nga Forcat Demokratike Siriane me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në një beteje të përgjakshme 3-mujore, e cila e ktheu Rakën në rrënojë.

“Gjatë betejës kundër Shtetit Islamik u shkatërruan urat kryesore mbi lumin Eufrat si dhe infrastruktura,” shpjegoi Ibrahimi, ndërsa shtoi se shumë shtëpi u rrafshuan me tokën nga bombardimet, qyteti mbeti pa energji elektrike, lëvizja e tregut u ngadalësua dhe çmimet u rritën.

“Unë mora vendim që të mos kthehem më në qytetin ku jam lindur dhe kalova adoleshencën,” shtoi ai, ndërsa theksoi se pa përparim ekonomik, në Raka ekstremizmi mund të ringjallet.

Ndërkohë, bashkëudhëtari i tij Abdurrezal Mustafa Keshtub është nga rajoni i Idlibit në Siri, i cili ka 3 milionë banorë, gati gjysma e të cilëve të shpëngulur në kampe refugjatësh nga lufta civile. Njëri prej tyre ka qenë edhe Abdurrezal.

“Në prill të vitit 2019, qeveria siriane dhe Rusia filluan një ofensivë të madhe ushtarake për të rimarrë Idlibin dhe zonat përreth në Sirinë veriperëndimore,” kujtoi ai, ndërsa theksoi se ofensiva vrau të paktën 1,600 civilë, shkatërroi dhe dëmtoi rëndë qytetin dhe detyroi zhvendosjen e rreth 1.4 milionë njerëzve.

“Pas marrjes së Idlibit nga forcat pro-qeveritare , një armëpushim i brishtë i negociuar ka ulur shkallën e luftimeve, por mundësia e luftimeve të reja dhe rreziqet për civilët janë të mëdha,” shtoi ai.

Kur u nis në rrugën e tij të gjatë drejt Europës, Ibrahim Almohaimid besonte se vendet e Bashkimit Europian do ishin më mikëpritëse ndaj emigrantëve sirianë që largoheshin  nga lufta civile. Megjithë vështirësitë me të cilat është përballur, ai mbetet i vendosur për të arritur në Gjermani.

“Europa tha se pranon refugjatë, por ne gjetëm të kundërtën dhe sot po vuajmë siç po na shikoni edhe ju,” tha Almohaimid. “Pavarësisht se do na kthejnë, unë do provoj sërish të vij për të shkuar më pas në Gjermani,” shtoi ai.

Ashtu si bashkëkombasi i tij, edhe Abdurrezal Keshtub është i vendosur që të mos kthehet në Siri dhe thotë se do të provojë sërish për të shkuar në Gjermani.

“Duam të shkojmë në Serbi dhe nga Serbia në Gjermani,” tha Abdurrezal. “Do të përpiqemi deri sa t’ia dalim,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ‘foleja e shqiponjës’ qendrën kombëtare pritëse për azilkërkimin refugjatë lufte rruga e gjatë drejt europës ‘foleja e shqiponjës’ qendrën kombëtare pritëse për azilkërkimin refugjatë lufte rruga e gjatë drejt europës


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet