LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN kundër qeverisë: Amnistia fiskale rrit rrezikun e pastrimit të parave, jemi kundër heqjes së tatim fitimit për biznese

2 Korrik 2020, 06:02 Nga DOSJA
FMN kundër qeverisë: Amnistia fiskale rrit rrezikun e pastrimit

TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zhvilluar disa takime në distancë me Ministrinë e Financave. Në një njoftim për mediat nga FMN, bëhet me dije se një grup ekspertësh të kësaj organizate kanë zhvilluar biseda online me ekspertët e ministrisë së Financave. Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në krye kishte Yan Sun dhe ka kryer në distancë një mision në Shqipëri gjatë periudhës 25 qershor-1 korrik. Në përfundim të këtij misioni, Sun deklaroi se pritshmëria afatshkurtër për ekonominë shqiptare mbetet e vështirë, çka pasqyron efektet e ndjeshme të tërmetit të muajit nëntor 2019 dhe të pandemisë së COVID-19.

Si në të gjithë botën, por edhe si rrjedhojë e varësisë së Shqipërisë nga turizmi dhe nga dërgesat e emigrantëve, ekonomia pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021. Kjo pritshmëri është objekt i pasigurive të mëdha të pazakonta, duke pasur parasysh natyrën e goditjes nga pandemia. Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është ruajtur deri tani, falë menaxhimit të mirë të politikave dhe falë kushteve financiare lehtësuese në botë. Për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin. Pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një trajektore të qëndrueshme zbritëse, në mënyrë që të rikrijohet hapësira për përgjigje nëpërmjet politikave buxhetore. Në këtë aspekt, i nxisim fuqimisht autoritetet për të vijuar përgatitjen e një Strategjie Afatmesme për të Ardhurat për të ngritur një sistem tatimor më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent, i cili do të sigurojë burimet e nevojshme për të arritur objektivat e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit. Përpjekjet për të menaxhuar risqet fiskale në rritje, përfshirë PPP-të, gjithashtu duhet të forcohen si dhe cilësia e menaxhimit të investimeve publike duhet të forcohet”, shton ajo.

FMN gjatë takimeve kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër disa nismave të qeverisë, duke dhënë mendimin e tyre për mos miratimin e tyre. Në deklaratë FMN shprehet se ka ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH-në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë. Më tej ritheksojnë këshillën e tyre kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cënonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore. Gjithashtu, ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion”, shton Sun.

Deklarata përmbyllet me një gjetje të mirë, ku thuhet se sistemin bankar në përgjithësi pandemia e gjeti likuid dhe të kapitalizuar mirë. “Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë mbetet e përshtatshme. Vijimi i fleksibilitetit në kursin e këmbimit do të ndihmojë në amortizimin e goditjeve dhe në rivendosjen e bilancit të jashtëm. Sistemin bankar në përgjithësi pandemia e gjeti likuid dhe të kapitalizuar mirë. Por, forca e tij përballuese do të sprovohet dhe pikat e dobëta, përfshirë këtu edhe stoku akoma i lartë i kredive me probleme, do të duhet të monitorohen nga afër dhe të administrohen. Mbajtja e pandryshuar e rregullave të klasifikimit të kredive dhe provigjonimeve është e rëndësishme për vlerësimin sa më saktë të humbjeve të mundshme të bankave. Ne mbështesim ristrukturimin e matur të kredive aty ku është e nevojshme për ato sektorë dhe biznese që janë prekur nga goditjet”, thekson shefja e këtij misioni.

GJETJET KRYESORE

Për shkak të pasojave të tërmetit dhe të pandemisë së COVID-19, ekonomia e Shqipërisë pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rimarrë veten në vitin 2021. Por pasiguria është e lartë.

Mbështetja e përkohshme, e mirëorientuar dhe transparente për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur dhe duhet të jetë e integruar në një program të besueshëm buxhetor afatmesëm.

Pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi I konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një rrugë të qëndrueshme me trend zbritës, për të rikrijuar hapësirën për kundërpërgjigje nëpërmjet politikave buxhetore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi amnistia fiskale fmn kunder ppp-ve fmn kunder qeverise amnistia fiskale fmn kunder ppp-ve fmn kunder qeverise

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë