LIVE UPDATES
Aktualitet

“Flisni frëngjisht? Se kjo po më duket “deja-vu”/ “Kjo nuk është lojë”, Theo Jackobs nuk kursehet me

8 Korrik 2021, 19:37 Nga DOSJA
“Flisni frëngjisht? Se kjo po më duket “deja-vu”/

Seanca publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA të enjten më 8 korrik për prokurorin Besim Hajdarmataj, u dominua nga pyetjet dhe konstatimet e vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs për disa çështje lidhur me pasurinë dhe profesionalizmin.

“Flisini frëngjisht?”, ishte pyeta e parë e Jacobs, i cili pasi mori përgjigje pozitive nga Hajdarmataj, i tha se kishte një ndjenjë “deja vu” në këtë çështje.

Jacobs e pyeti lidhur me deklarimet e kursimeve ndër vite dhe tha se këto konstatime i nevojiteshin për të kryer një përllogaritje financiare.

“Ju keni deklaruar në total 7 milionë lekë kursime për periudhën 1997-2016”, tha Jacobs. Ai vërejti se paga në fillim të karrierës mjaftonte vetëm për mbijetesë dhe sërish ishin deklaruar kursime vit pas viti. Sipas Jacobs, në vitet e fundit që paga ishte rritur disa here, kursimet ishin minimizuar ose nuk ekzistonin. “Çfarë keni blerë që nuk e keni deklaruar?”, pyeti Jacobs dhe tha se kishte shumë gjetje për profesionalizmin.

Pasi avokatja mbrojtëse e Hajdramatjat, Romina Zano pyeti se cilave çështje u referohej për profesionalizmin, kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit Rezarta Schuetz dhe Jacobs sqaruan se ndër të tjera bëhej fjalë për çështje të ish-prokuorëve Gentian Trenova dhe Ramadan Troci.

Ata sollën në vëmendje paragrafin nr.61 të vendimit të KPA-së për prokurorin Trenova, ku thuhet se është arritur në konkluzionin se nuk është bërë hetim i plotë për një çështje korrupsioni ku dyshohej se ka qenë i përfshirë një prokuror.

Jacobs tha se në katër dosje nuk është bërë asgjë nga prokurorët dhe se Hajdarmataj në cilësinë e drejtuesit nuk ka vëzhguar ecurinë e hetimeve që duhej të kryheshin nga vartësit e tij. Ai evidentoi edhe një çështje të hetuar nga Hajdarmataj kur punonte në Prokurorinë e Kurbinit, ku në këtë rast prej Komisionerit është konstatuar se subjekti ka pasur miqësi me një prej personave të kallëzuar dhe se nuk është i drejtë vendimi i KPK për transferimin për inspektim, pasi duhej të shqyrtohej bazuar në legjislacionin për vetingun. Jacobs tha se subjekti duhej të kishte hequr dorë nga kjo çështje.

Vëzhguesi ndërkombëtar u vendosi theksin edhe në tre çështje për lëndë narkotike, mes të cilave edhe një të vitit 2017 që, ish-Prokuroria për Krime të Rënda, kur Hajdarmataj ishte drejtues, e kishte dërguar për kompetencë në Përmet, megjithëse bëhej fjalë për 12 tonë cannabis sativa.

“Prokurorët kanë qenë nën mbikëqyrjen tuaj dhe nuk u bë asgjë. Ky është një turp! Ju e keni justifikuar me pavarësinë e prokurorëve, por pavarësia është për të kryer punën. Ndërsa ju e përdorni pavarësinë e prokurorëve edhe kur ata nuk bëjnë asgjë”, theksoi Jacobs.

Ai u shpreh në vijim se, në çdo vend të Evropës disa qindra kilogramë apo disa tonë hashash janë diçka e madhe. “Kjo nuk është lojë. Sasi me 800 kg apo disa tonë cannabis sativa nuk është lojë. Nëse nuk i keni gjetur dot autorët, duhet t’i kërkonit”, tha Jacobs dhe solli në vëmendje se edhe ai ka punuar si prokuror dhe e di se çfarë është pavarësia e prokurorit, por drejtuesi interesohej se si ecte puna.

“Ju e hidhni topin çdo herë”, shtoi Jacobs.

Pasi vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs paraqiti konstatimet dhe pyetjet e tij, prokurori Besim Hajdarmataj deklaroi se i konsideronte të rëndësishme pyetjet, për të cilat tha se ngjasonin me komente.

Ndërkohë, avokatja e Hajdarmatajt, Romina Zano kërkoi që ti jepej mundësia t’i dëgjonte edhe një herë regjistrimet audio, me qëllim që të jepnin përgjigje të sakta. Pasi u tërhoq, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën me 13 korrik, në orën 08:30. Palëve iu kërkua që të përgatisin edhe konkluzionet përfundimtare.

Komsioneri i qëndron ankimit

Para se Jacobs të paraqiste pyetjet dhe konstatimet e tij, Komisioneri Publik, Dariel Sina tha në seancën e të enjtes se, edhe pas analizimit të provave të depozituara nga prokurori Hajdarmataj, u qëndronte parashtrimeve dhe ankimit të tij, si për profesionalizmi – ashtu edhe për pasurinë.

Në seancën kur u paraqitën parashtrimet më 21 qershor, Komisioneri parashtroi se prokurori Hajdarmataj, në rastin më të mirë nuk e ka ushtruar detyrën e tij edhe në disa kur ai drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Durrësit, si para hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore kur ai kishte kompetenca të plota për për të ndërhyrë në cilësinë e drejtuesit, ashtu më pas.

Hajdarmataj u mbrojt se kishte respektuar pavarësinë e prokurorit të çështjes. Gjithashtu, ai solli në vëmendje se një prej prokurorëve të një një çështje për të cilën po i ngriheshin probleme, ishte konfirmuar në detyrë dhe se është pjesë e SPAK.

Lidhur me konstatimin për hetimin e një çështjeje në Prokurorinë e Kurbinit, ku ishte i kallëzuar një person me të cilin kishte miqësi, Hajdarmataj tha se seancën e mëparshme se personi në fjalë nuk ka qenë i proceduar dhe se nuk u ishte përgjigjur mesazheve të këtij shtetasi.

Sina deklaroi të enjten se shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga Hajdarmataj për të kundështuar edhe shkaqet e ngritura për pasurinë, nuk e ndryshonin situatën.

Ai theksoi se shumat e përfituara nga bonusi i karburantit nuk mund të merren në konsideratë në analizën financiare, pasi janë dhënë për të mbuluar një shpenzim të caktuar. Sipas Sinës, shkresa e dërguar nga Kuvendi nuk e ndryshonte analizën.

Komisioneri vijoi se edhe provat për të vërtetuar mbulimin e shpenzimeve në udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe dokumentet e dërguara prej Bashkisë së Tiranës dhe asaj Tropojë lidhur me përbërjen familjare në momentin e porositjes së apartamentit në Tiranë nga vëllezërit në vitin 2007, nuk i kanë ndryshuar shkaqet e ankimit.

Sina tha në seancën 21 qershorit se Hajdarmataj nuk ka pasqyruar në deklaratën veting apartamentin e vëllezërve ku jeton. Ai shtoi se subjekti duket se është përpjekur të paraqesë ndryshe pasuritë që ka përdorur apo disponuar dhe solli në vëmendje edhe mospasqyrimin e një police sigurimi në periudhën 2010-2011, që i jepte atij të drejtën për përdorimin e një makine.

Lidhur me përdorimin e banesës, përfaqësuesja ligjore e subjektit tha atëherë, se ai e kishte deklaruar në vitin 2009 përdorimin e banesës, ndërsa për policën e sigurimit u pretendua se ka qenë i vëllai që e ka vendosur emrin pa e vendosur më parë në dijeni.

Megjithëse për të provuar mundësinë e vëllait që jeton në Mbretërinë e Bashkuar për dy dhurime, Hajdramataj dorëzoi si prova dokumente për të ardhurat e vëllait dhe bashkëshortes së tij, Sina tha se balanca negative nuk ndryshonte. Ai sqaroi se kredia që kishte marrë vëllai dhe bashkëshortja e subjektit kishte pasur si qëllim blerjen e një makine dhe për pasojë nuk mund të konsiderohej në analizë.

Duke ju referuar udhëzimit të ILDKPKI-së, Komisioneri tha se subjekti nuk kishte pasur arsye për të mos depozituar në bankë kursimet. Ai argumentoi se deklarimet e gjendjes cash jashtë sistemit bankar njihen deri në shumën 1.5 milionë lekë.

Në përfundim të qëndrimit të tij, Sina kërkoi që të dhënat e konstatuara nga sistemi TIMS prej nga ngrihen dyshime se Hajdarmataj ka pasur kontakte dhe ka udhëtuar me persona me precedentë penalë, të vlerësohen në tërësi të çështjes, në funksion të moskalimit të testit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdarmataj besim hajdarmataj ne vetting besim hajdarmataj besim hajdarmataj ne vetting

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet