LIVE UPDATES
Aktualitet

Flet për Dosja.al shqiptari që kandidon për Parlamentin e Greqisë. Fatos Malaj: Vota për mua i bën shqiptarët të barabar

13 Prill 2019, 10:56 Nga DOSJA
Flet për Dosja.al shqiptari që kandidon për Parlamentin e

GREQI- Ishte fillimi i viteve ’90 kur u nis në Greqi. Me vet kishte vetëm shpresën për një punë, për të ardhura të mjaftueshme për të jetuar vetë dhe për të ndihmuar familjen në Shqipëri. Një ditë do të kthehej në atdhe…Por planet u prishën rrugës. Nuk do të kthehet. Realiteti i tejkaloi shpresat, ai tani është një kandidat për deputet në Parlamentin Helen. Një i huaj i barabartë që kërkon të emancipojë edhe bashkatdhetarët. Me votën e tyre, ai kërkon të hyjë në Tempullin e vendimmarjes si shqiptar.

Në stafin e tij janë të gjithë të barabartë shqiptarë dhe grekë, tani është radha që kjo barazi të arrijë deri në nivelin më të lartë të përfaqësimit. “Kjo është në dorë të shqiptarëve. Nëse ata duan të përfaqësohen në rangun më të lartë të politikbërjes greke dhe të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës, atëherë duhet të votojnë. Nëqoftëse nuk votojnë, humbasim të gjithë bashkë një mundësi historike për t’u bërë të barabartë. Eksperienca ime shumëvjeçare, stafi im dhe ekspertiza e tyre, më bëjnë mua shumë optimist se në fund do t’ia dalim”, shprehet për Dosja.al Fatos Malaj.

Jo vetëm për shqiptarët në Greqi, por për gjithcka që e lidh Shqipërinë me Greqinë, ai do të jetë adresa e saktë për mesazhin e saktë. Si i shikon marrëdhëniet Shqipëri- Greqi? Po marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve? Këto përgjgije i ka dhënë ne invtervistën e mëposhtme.

Historia ime fillon si një emigrant ekonomik i viteve 90, i cili emigroi në shtetin Helen për një të ardhme më të mirë. Si gjithë bashkëatdhetarët e mi kam filluar si punëtor i thjeshtë dhe më vonë u angazhova në shoqërinë civile me krijimin e shoqatës “Përkrahje” objektivi i të cilës është mbrojtja e të drejtave të emigranteve dhe integrimi i plotë i tyre në shoqërinë greke. Gjithmonë synimi im ka qenë përmirësimi i kushteve të jetesës së shqiptarëve dhe certifikimi im si mediator interkulturor, pas 6 vitesh studimi dhe specializimi, ka bërë të mundur që unë të funksionoj si një urë lidhëse midis shqiptarëve dhe institucioneve të shtetit Helen. Pas shumë përpjekjesh, sot shqiptarët kanë mundësinë të votojnë për një kandidat që vjen nga radhët e tyre, për të përfaqësuar me dinjitet nevojat e tyre.

 

Asnjëherë integrimi në një shoqëri të huaj nuk është i lehtë dhe sidomos kjo ishte më e vështirë në rastin e shoqërisë greke, pasi deri në vitet ‘90 Greqia ishte një shtet eksportues emigrantësh dhe papritur u shndërrua në një shtet pritës. Vendi ishte i papërgatitur si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë shoqëror, por vetë fakti që sot një numër i madh emigrantësh kanë përfituar nënshtetësinë dhe kanë të drejtën të zgjedhin dhe të zgjidhen në politikë tregon që shoqëria greke është pjekur dhe aspekti ligjor është përmirësuar ndjeshëm, por kjo nuk është maja e ajsbergut, rruga është akoma e gjatë dhe prandaj në synojmë të bëhemi pjesë e Parlamentit Helen për të punuar me përkushtim në këtë drejtim.

 

 

Kriza e refugjatëve tronditi themelet e BE e cila nuk kishte një zë të përbashkët ne menaxhimin e krizës, dhe kjo kishte si pasojë që shtetet pararoje të kufirit europian si Greqia dhe Italia të merrnin përsipër barrën më të madhe dhe vetë refugjatët të ndodhen të izoluar dhe shumë nga ata të humbin jetën në përpjeke për të arritur brigjet europiane nëpërmjet Mesdheut. Kjo është një çështje që kërkon konsensus nga shtetet europiane dhe një politikë të përbashket emigracioni duke treguar solidaritet dhe duke mos harruar aspektin njerëzor.

 

Kriza ekonomike në Greqi, ka patur një ndikim të tmerrshëm në shtresat e ulëta dhe të mesme të shoqërisë duke përfshirë këtu emigrantët dhe sidomos komunitetin shqiptar i cili punon kryesisht në sektorët e prekur më shumë nga kriza ekonomike. Kjo kishte si pasojë kthimin e tyre në Shqipëri, por edhe emigrimin e tyre në shtetet e tjera të Europës. Ajo që ishte pozitive gjatë këtyre viteve të krizës ishte se shqiptarët si komunitet treguan solidaritet dhe vullnet për bashkatdhetarët e tyre në nevojë.

Greqia po përjeton tani një fluks të madh eksporti të fuqisë së saj punëtore, e ashtuquajtura kriza e ‘brain drain’. Kriza ndërkombëtare e 2008-ës nuk mund të mos prekte edhe Europen e cila u trondit me tepër në Jugun e saj. Faktorët janë të ndryshëm si të jashtëm ashtu dhe të brendshëm, sepse nuk mund ta fshehim që sektori ekonomik në Greqi ka qenë i keqmenaxhuar. Për sa i përket BE-së, besoj se më tepër ishte papërgatitja e tyre për një goditje kaq të madhe, sesa keqmenaxhimi apo pabarazia në BE, sepse mos të harrojme që Eurozona funksionon me rregulla shumë të rrepta ekonomikofinanciare nga të cilat nuk mund të devijojë asnjë shtet. Por megjithatë themeli i BE është solidariteti dhe në këtë aspekt sistemi funksionoi rrufeshëm dhe me sukses.

 

Këtë nuk e di asnjë përveç z. Tsipras, por është diçka që nuk do vonojë, do ta mësojmë në fillim të muajit Maj. Realisht dy opsione ekzistojnë, zgjedhje të parakohshme në Maj ose Qershor, ose zgjedhje në muajin Tetor pas mbarimit të mandatit.

 

Më lart më bëtë pyetjen a është rasti i integrimit tim ai që përgënjështron paragjykimet. Atëherë unë po ju përgjigjem që Pasok në atë kohë ishte partia e vetme që shembi çdo paragjykim pasi pranonte në radhët e tij akoma edhe qytetarë që nuk kishin shtetësinë greke, por që jetonin dhe punonin të rregullt në Greqi. Marrja pjesë në jetën publike dhe politike të një vendi është shenjë shumë e rëndësishme integrimi, në këtë mënyrë unë u aderova që shpejtë në këtë force politike dhe vazhdova të jem pjesë e saj. Programi i Levizjes për Ndryshim bazohet në një axhendë progresive europianeë, e cila u krijon shumë hapësira përfaqësimi emigrantëve dhe bazohet në një reformë politike, sociale, institucionale dhe në veçanti ekonomike, sepse duhet të kuptohet mirë diçka: jeta nuk shtyhet me politikën e ndihmave sociale apo kuponave falas. Ndihmat sociale janë shumë të përkohshme. Që të ketë një stabilitet ekonomik duhet një strategji reale ku të investohet në sektorë të ndryshëm, të hapen vende pune dhe të rritet forca blerëse në mënyrë që të filloj një cikël ekonomik i shëndetshëm. Ndihmat sociale nuk të sigurojnë në aspektin afatgjatë, nuk të sigurojnë as sigurime shëndetësore as pensione të cilët janë pjesë kryesore e programit tim politik.

Gjithmonë Pasok ka luajtur rol kryesor në politikën greke, por edhe tani si koalicion Lëvizja për Ndryshim vazhdojmë të luajmë rolin e stabilizuesit, ky është edhe qëllimi jonë kryesor, mos të lëmë situatën të devijojë nga linja e stabilitetit, pasi politika në vend është mjaft e brishtë dhe e pasigurtë dhe populli grek është shumë i lodhur nga kjo situatë.

Secili bën punën e tij. Mediat bëjnë punën e tyre sepse ekzistenca e tyre varet nga shitjet apo nga teleshikimi. Unë dhe stafi im bëjme punën tone, e cila nuk ka lidhje me zërat ekstreme të paraqitur në disa media. Në jemi të përkushtuar në një mision që është hyrja jonë në Parlamentin Helen. Prandaj këto shkrime nuk i shikojmë si sulme, por si këndvështrime të ndryshme dhe jemi mirënjohës nga ajo pjesë e shoqërisë greke, e cila na ka përqafuar me plot dashamirësi.

 

Kjo është në dorë të shqiptarëve. Nëse ata duan të përfaqësohen në rangun më të lartë të politikbërjes greke dhe të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës, atëherë duhet të votojnë. Nëqoftëse nuk votojnë, humbasim të gjithë bashkë një mundësi historike për t’u bërë të barabartë. Eksperienca ime shumëvjeçare, stafi im dhe ekspertiza e tyre, më bëjnë mua shumë optimist se në fund do t’ia dalim.

 

Unë do jem deputeti i të gjithëve. Ndarjet në aspektin etnik, fetar, gjinor, kufizimi fizik apo orientimi seksual nuk peëbën pjesë e botëkuptimit tim, prandaj dhe ne zbresim në këto zgjedhje me një slogan i cili bashkon të gjitha grupet e shoqërisë dhe i fton ata për të punuar së bashku që të arrijmë ndryshimin e nevojshëm. Bashkë jetojmë, bashkë ndryshojmë.

 

Mbështetja është e ndjeshme deri tani dhe uroj të jetë po kaq e ndjeshme edhe gjatë fushatës elektorale, në ditën e votimit por edhe më pas. Zyra ime është e hapur për këdo dhe unë i disponueshëm për të dëgjuar problemartikat e tyre.

 

Stafi im përbëhet nga vajza dhe djem të rinj të arsimuar brenda dhe jashtë Greqisë, të cilët japin kontributin e tyre në mënyrë vullnetarë sepse besojnë në qëllimin tone, që është krijimi i një shoqërie të bashkuar. Stafi përbehet nga shqiptarë, grekë, pjesëtarë të minoritetit grek në Shqipëri, persona me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarë të komunitetit LGBT.

Pogrami im përqendrohet tek problematikat e emigracionit dhe përmban disa qasje për zgjidhjet e tyre. Një nga pikat kryesore është përmirësimi i ligjit të emigracionit në disa aspekte, që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të emigrantëve siç janë, bashkimi familjar, lejet për arsye të jashtëzakonshme, vonesat në aprovimin e lejeve të qëndrimit. Një tjetër prioritet janë dhe e drejta e emigranteve dhe omogjeneve për një pension dinjitoz dhe jo i copetuar si ai që parashikohet nga ligji në fuqi. Nuk mund të linim jashtë programit tonë brezin e dytë i cili është hallka lidhise midis të shkuarit dhe të ardhmes dhe faktori kryesor për zhvillimet politikoekonomike në vend. Pika të tjera jetësore të programit synojnë në përmirësimin e jetesës së të gjithë emigrantëve dhe qytetarëve grekë duke u përqendruar në rritjen e punësimit dhe në zhvillim ekonomik. Synimi jonë kryesor është t’u përgjigjemi qytetarëve me sinqeritet dhe t’u ofrojmë atyre propozime të qarta dhe reale. Për më shumë detaje ju ftojmë të vizitoni faqen tonë të internetit dhe broshurën tonë të posaçme

www.fatosmalaj.gr

Po, patjetër që i ndjek, është e natyrshme. Shqipëria jeton vështirësi të ndjeshme në shumë sektorë, në politikë, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim. Të gjitha këto kërkojnë zgjidhje dhe populli duhet të jetë i ndërgjegjshëm për zgjedhjet që bën kur voton. Përmirësimi nuk vjen vetëvetiu as të falet, do shumë përgjegjësi e punë dhe kjo fillon nga dita që fleta e votimit hidhet në kuti.

Greqia dhe Shqipëria janë dy vende fqinje, dhe ndodhen në një rajon siç është Ballkani. E vetmja mënyrë që të kapërcejnë preblemet e vjetra të trasheguara është të bëhet e mundur zgjidhja e çdo çeshtjeje që mund të ketë ngelur hapur dhe vetem nëpërmjet bashkëpunimit të mundemi të krijojmë horizonte të reja, duke kontribuar kështu në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

 

Konsideroj që kushtet jane të posaçme për zgjidhjen e një çështjeje të tillë, e cila është tashmë vetëm tipike dhe mund arrihet nëpërmjet një marrëveshje reciproke dypalëshe. Kjo është në dorën e diplomacisë së dy vendeve, të cilat janë në gjendje të bashkëbisedojnë në mënyrë harmonike dhe produktive. Dy vendet në asnjë mënyrë nuk janë në gjendje lufte, përkundrazi, brezi i ri shqiptaro-grek që është krijuar, pra fëmijët e lindur në familje me prindër shqiptarë dhe grekë, e bën lidhjen midis dy vendeve akoma edhe më të ngushtë. Në këtë drejtim duhet të punojë politika, diplomacia dhe shoqëria.

Prezenca e një shqiptari në Parlamentin Helen mund të ndikojë vetëm pozitivisht. Synimi im është përforcimi i bashkëpunimit të dy vendeve në të gjitha aspektet në mënyrë që t’i japim fund stereotipave të së kaluarës dhe të krijojmë marrëdhënie të bazuara në besimin reciprok, duke i dhënë mundësinë fëmijëve tanë të jetojnë në një rajon paqësor ku armiqësia dhe mosmarrëveshjet nuk kanë vend. Në këtë aspekt shtetet bashkëpunojnë dhe nuk konkurojnë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja.al fatos malaj intervistë me fatos malajn parlamenti grek shqiptari drejt parlamentit greg shqiptari që kandidon në greqi dosja.al fatos malaj intervistë me fatos malajn parlamenti grek shqiptari drejt parlamentit greg shqiptari që kandidon në greqi

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Prill 2019, 09:27

Vendet e BE do të vazhdojnë kontrollet kufitare

Udhëtarët në kufirin gjermano-austriak duhet të përgatiten për kontrolle në kufi. Edhe Danimarka, Suedia dhe Franca do të vazhdojnë kontrollet kufitare. Si arsy...

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026