LIVE UPDATES
Politike

“Nuk i bëhet shumë vonë”, eurokomisioneri Fleckenstein tregon çfarë e mërziti nga fjalët e Kryemadhit

28 Shkurt 2019, 19:07 Nga DOSJA
“Nuk i bëhet shumë vonë”, eurokomisioneri

Eurokomisioneri për zgjerimin, Knut Fleckenstain, së bashku me 6 eurodeputetë të tjerë me në krye Tunne Kelam, zhvilluan dje takime me aktorët politik në vend, ndërsa sot dolën në një konferencë të përbashkët.

Eurokomisioneri Fleckenstein, u shpreh se ndihej i zhgënjyer nga fjalët e thëna nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ndërsa bëri thirrje për dialog e jo bojkot. (Lexo këtu)

Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu të televizionit Top Channel, Fleckenstein ka treguar edhe arsyen e zhgënjimit të tij nga takimi me Kryemadhin.

“Ajo tha se ata e kishin marrë një vendim dhe duan të heqin këtë qeveri dhe kjo është një handicap për çeljen e negociatave. Ajo na la përshtypjen se nuk i bëhet shumë vonë. Kjo është diçka e re, pasi deri më tani ne kishim përshtypjen se partitë, paçka se përplaseshin me njëra-tjetrën, donin që sa më parë të shkonin në drejtimin e BE-së. Por, tani në këtë rast ndryshimi i qeverisjes merr më shumë rëndësi”, – tha ndër të tjera FLeckenstein.

Intervista e plotë: 

Zoti Flekenshtein cili është komenti juaj i përgjithshëm për takimet që zhvilluat?

Fillimisht unë dhe të gjithë kolegët që perfaqësojnë 7 shtete u dakortësuam se procesi i reformave në drejtësi dhe Vetting-u po vazhdojnë. Kjo është me rëndësi për vendimin që do të marrë Këshilli i Ministrave të BE-së në qershor. Ne patëm ndjesinë e mirë që edhe për çështje të tjera, si lufta kundër korrupsionit, të paktën hapat e parë të dukshëm i shohim, po ashtu me luftën ndaj krimit të organizuar. Është një fillim. Kjo është ajo që ne prisnim dhe jemi të lumtur ta shikojmë atë.

A mendoni se Këshilli i Ministrave të BE-së në qershor do ta marrë një vendim apo kjo mbase do të shtyhet për në vjeshtë?

Unë nuk mund t’ju them ekzaktësisht këtë, pasi nuk jam anëtar i Këshillit, pasi vij nga Parlamenti. Ne jemi shumë të qartë që hapja e negociatave të ndodhë tani. Nga ana tjetër, varet edhe nga disa vende anëtare të cilët janë pak kritikë dhe s’janë të sigurtë. Por mbi të gjitha, varet nga fotografitë që ne do të shohim, nga rrugët e Tiranës gjatë javëve të ardhshme.

Zoti Flekenshtein, gjatë konferencës për shtyp u shprehët se ishit shumë i zhgënjyer nga ajo çfarë zonja Kryemadhi tha në takim. Përse ky zhgënjim?

Ajo tha se ata e kishin marrë një vendim dhe duan të heqin këtë qeveri dhe kjo është një handicak për çeljen e negociatave. Ajo na la përshtypjen se nuk i bëhet shumë vonë. Kjo është diçka e re, pasi deri më tani ne kishim përshtypjen se partitë, paçka se përplaseshin me njëra-tjetrën, donin që sa më parë të shkonin në drejtimin e BE-së. Por, tani në këtë rast ndryshimi i qeverisjes merr më shumë rëndësi.

Ju zhvilluat një takim me kreun e Kuvendit. A është e vërtetë se në atë takim jeni shprehur se “zonja e parë e Shqipërisë nuk duhet të bllokojë procesin e integrimit”?

Është e vërtetë se unë mendoj me të gjitha ato që ndodhën në rrugë, ju duhet të keni në mendje se çfarë përshtypje prodhon tek ata të cilët duhet të thonë se tani duhet të çelim negociatat.

Pas deklarimeve tuaja, zoti Basha u shpreh se pengesa kryesore për integrimin e vendit në Europë është Shqipëria si Kolumbia. A ndani të njëjtin qëndrim?

Jo.

A shikoni dritë në fund të tunelit për këtë krizë politike të marrë një zgjidhje?

Unë shpresoj se me të gjitha ndasitë që kanë partitë politike dhe e marr shumë seriozisht atë që na tha zoti Basha, ata nuk duhet të harrojnë se përshtypja që lënë në Bruksel është gjithashtu me shumë rëndësi. Ata duhet të mendojnë se çfarë masash janë ok dhe cilat masa jo. Protestat janë një e drejtë fondamentale për partitë e opozitës, por ato të dhunshmet nuk duhet të ndodhin.

Çfarë i kërkuat zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe kryeministrit Rama kur i takuat?

Është gjithmonë e njëta gjë. Ne nuk pëlqejmë bojkotin e Parlamentit, djegien e mandateve nëse është këtu me Partinë Demokratike ose në Bullgari me miqtë e mi. Kjo nuk është rruga që ne mendojmë se demokracia duhet të funksionojë. Fushëbeteja për një Parlament të zgjedhur dhe parlamentarët është Parlamenti. Çdo gjë tjetër mund të vijë si një shtesë, por s’mund ta zëvendësojë.

(B.B./ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe-së në tiranë knut fleckenstein monika kryemadhi pse u zhgënjye fleckenstein delegacioni i pe-së në tiranë knut fleckenstein monika kryemadhi pse u zhgënjye fleckenstein

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet