LIVE UPDATES
Bota

Flasin ekspertët: A rrezikohet vërtet Ballkani Perëndimor nga Kina dhe Rusia

14 Korrik 2021, 19:29 Nga DOSJA
Flasin ekspertët: A rrezikohet vërtet Ballkani Perëndimor nga

Kina dhe Rusia kanë kohë që po zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkan Perëndimor, duke përdorur strategji të ndryshme, me synimin e njejtë për t’iu kundërvënë Perëndimit, thotë analisti Janush Bugajski.

“Putini e kupton se nuk mund të përfshihet në një sulm të drejtpërdrejt kundër Perëndimit, por mund ta minojë atë duke shfrytëzuar pikat e dobëta. Dhe, sigurisht, Ballkani dhe në veçanti Ballkani Perëndimor, është pika e dobët për Perëndimin. Kina, mendoj se ka një strategji më afatgjatë që bazohet më shumë në kontrollin ekonomik dhe që eventualisht mund të shndërrohet në më shumë kontroll dhe ndikim politik në rajon”, thotë zoti Bugajski.

Kina po i përdor investimet në Ballkanin Perendimor për synime ideologjike, thotë analisti David Phillips, ndërsa kërkon të sigurojë heshtjen apo mbështetjen e këtyre vendeve në arenën ndërkombëtare.

“Interesat e Kinës në Ballkanin Perendimor nuk janë thjesht financiare, por ideologjike. Kina kërkon të ndërtojë një rrjet vendesh totalitare tek të cilat mund të mbështetet në rast të një konflikti apo krize. Siç e kemi parë, Serbia ka mbështetur shtypjen e ujgurëve nga Kina dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Hong Kong”, thotë analisti.

Investimet kineze në rajonin e Ballkanit janë bërë në formën e huave dhe jo të investimeve të drejtpërdrejta, duke shtuar rrezikun e vartësisë së tyre tek borxhet nga Kina, thotë analisti Bugajski.

“E kemi parë këtë në Mal të Zi, me investimet e kompanive të cilat kontrollohen nga qeveria kineze, ose janë në pronësi të saj. Ata përpiqen të bindin vendet të marrin hua të shumta nga Kina, nga bankat kineze, që më pas i bën këto vende të varura”, thotë analisti.

David Phillips thotë se Rusia nga ana e saj vazhdon ta përdorë Serbinë për të kundërshtuar ndikimin e Shteteve të Bashkuara në rajon.

“Rusia ka vetëm një interes dhe ai është të ndalojë Shtetet e Bashkuara të konsolidojnë partneritetin e tyre në Ballkanin Perendimor, qoftë kjo duke u përpjekur të mos lejojë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, apo duke mbështetur axhendën e Serbisë”, thotë zoti Phillips.

Regjimi i Putinit thotë analisti Bugajski nuk dëshiron një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës dhe e ka përdorur Serbinë për të krijuar probleme në Ballkan.

“Unë do të thosha se ata janë më shumë kundër një marrëveshjeje sesa ndoshta disa politikanë në Beograd dhe po e përdorin Serbinë sigurisht për avantazhin e tyre, sepse Serbia është si një gjemb në Ballkan, që ata mund ta përdorin për interesat e tyre. Pra për Rusinë, Serbia është një vegël e dobishme për të krijuar probleme”, thotë zoti Bugajski.

Të dy analistët janë skeptikë për ndonjë përparim në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, nëse ato do të vazhdojnë të ndërmjetësohen vetëm nga Bashkimi Evropian ndërsa kërkojnë një presion më të madh nga Shtetet e Bashkuara.

“Ka ardhur koha për një qëndrim më të ashpër mbi negociatat dhe për një strukturë të re që do t’i vendoste Shtetet e Bashkuara si një lojtar kryesor përmes të dërguarit të tyre të posaçëm presidencial për dialogun Serbi- Kosovë. Nëse ia lëmë BE-së, asgjë nuk do të ndodhë”, thotë zoti Phillips.

“Mendoj se Amerika mund të kërkojë njohjen e ndërsjellë, siç deklaroi administrata Biden sapo mori detyrën kur parashtroi planet e saj për Ballkanin. Kjo është ajo që pritet nga Shtetet e Bashkuara”, thotë zoti Bugajski.

Analisti Phillips e sheh luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë si hapa të rëndësishëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“BE-ja është një koalicion i vendeve që ndajnë vlera. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë provuar se ndajnë të njëjtat vlera. Goditja e korrupsionit, forcimi i demokracisë shumëpartiake janë hapat e ardhshëm të rëndësishëm. Kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndërmarrin këto hapa, nuk duhet të ketë pengesa për integrimin më të gjerë në BE dhe nj[ bashkëpunim më të gjerë Euro-Atlantik”, thotë analisti Phillips.

Por analisti Bugajski parashikon se problemet me të cilat përballet Evropa (si në drejtim të udhëheqjes së saj pas largimit të kancelares Merkel ashtu edhe pas pandemisë) do ta bëjnë të vështirë përparimin e këtyre dy vendeve drejt Bashkimit Evropian. Analisti pret ndërkohë që Moska të ushtrojë më shumë presion në Ballkan për të minuar integrimin perëndimor dhe për të krijuar ndoshta konflikte të reja që mund të shkojnë më larg atyre që kemi parë gjatë pesë apo 10 viteve të fundit. “Nuk do të çuditesha që Moska të provojë të nxisë një lloj konflikti të dhunshëm në rajon”, thotë analisti.

Analisti David Phillips tërheq vëmendjen për një qasje më vigjilente ndaj Kinës, për të kuptuar interesat dhe axhendën e saj dhe për të kundërshtuar përpjekjet e saj për të minuar demokracitë e stilit perëndimor, në mënyrë që modeli i qeverisë totalitare të Kinës të mos mbizotërojë. /VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ballkani perendimor kina rusia ballkani perendimor kina rusia

Sondazh

Poll
Bota 14 Korrik 2021, 18:50

GREQI-Shteti helen nuk po gjen qetësi nga krimet e njëpasnjëshme që po tronditin vendinkohët e fundit. Ditën e sotme është bërë publike një ngjarje pazakontë ku...

Bota 14 Korrik 2021, 17:02

GREQI– Detaje të reja janë zbardhur rreth përdhunimit të 19-vjeçares në Greqi nga një efektiv policie disa ditë më parë. Mediat greke bëjnë me dije se va...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet