LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fjalimi ‘prekës’ i Rexhep Qosjes në 85-vjetorin e lindjes: Jeta më ka privuar, nga dëshpërimet dhe mohimet që

25 Qershor 2021, 17:36 Nga DOSJA
Fjalimi ‘prekës’ i Rexhep Qosjes në 85-vjetorin e lindjes:

KOSOVË– Sot, Rexhep Qosja feston 85-vjetorin e lindjes. Akademiku i shquar, me kontribute të shquara në mjaft fusha si në historinë e letërsisë dhe të qytetërimit shqiptar, në historinë politike të shqiptarëve; veprimtar me vetëdije qytetare e kombëtare të lartë, është pritur në një event në Prishtinë.

Botuesi i njohur Fatmir Toçi ka postuar në rrjetet sociale fjalën që Qosja ka mbajtur në një aktivitet të organizuar në Prishtinë, fjalë në të cilën ka prekur plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare.

Qosja në fjalën e tij falenderon të gjithë personat që e uruan. Mirëpo në fjalën e tij u vu re dhe një ton pak prekës. Akademiku i njohur tha se jeta e ka privuar dhe me dëshpërime dhe mohime që mund ti bëhen, mirëpo ky nderim që iu bë ditën e sotme e gëzon.

Postimi i Fatmir Toçit

Sot shënohet 85-vjetori i Lindjes së Burrit të Dheut, akademikut Rexhep Qosja, njeriut, atdhetarit, studiuesit, krijuesit dhe intelektualit të spikatur të epokës që po jetojmë. Jemi pranë Tij në Prishtinë në këtë ditë të shënuar me urimin që na del nga zemra për një jetë të gjatë e të shëndetshme, aktive e në të mirë të tij dhe gjithë kombit shqiptar. Një Akademi me dinjitet u organizua dje nga Kolegji AAB i Prishtinës në mjediset e saj mbresëlënëse.

Ja dhe fjala përshëndetëse dhe mesazhi i fortë i prof. Rexhep Qosjes për politikën dhe shqiptarët në këtë ditë të shënuar të jetës së Tij:

Rexhep QOSJA: KOHEZIONI

SHPIRTËROR, SHOQËROR E MBARËKOMBËTAR

Të nderuar të pranishëm,

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,

I nderuar Kryetar i Bordit të Kolegjit AAB, Lulëzim Tafa,

I nderuar Drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi,

I nderuar Gjeneral Kudusi Lama, gjeneral i paqes dhe gjeneral i luftës çlirimtare të UÇK-së,

I nderuari bashkëvendësi im, mjeku i popullit, zbukuruesi artistik i Tiranës e Vuthajve me arkitekturat e ndërmarrjeve të tij, Ahmet Ulaj.

I nderuari botuesi shumëvjeçar dhe miku im i çmuar e i dashur, Fatmir Toçi,

Të nderuar pedagogë, studiues shkencorë, kolegë, miq, vëllezër

Të dashur studentë!

Më vjen mirë që më është dhënë rasti t’Ju përshëndes dhe njëkohësisht t’Ju falënderoj që me pjesëmarrjen tuaj në këtë akademi po shprehni nderim për autorin të cilit këtu po i shënohet 85 vjetori i lindjes.

Dhe, falënderoj regjisoren e mirënjohur, Burbuqe Berisha, e cila me veprimtarinë e saj filmike dhe teatrore e pasuron artistikisht dhe domethënshëm çdo akademi dhe vepër letrare të shfaqur në film dhe teatër; dhe falënderoj historianët e shquar të letërsisë shqipe, Agim Vincën e Hysen Matoshin, profesorin universitar e poetin e mirënjohur, Lulëzim Tafën, për fjalët e mira, më të mira se që i meritoj, për mua këtu sot.

Megjithëse mosha në të cilën jam dhe përvoja me të cilën më ka pajisur jeta më kanë privuar si prej mezipritjes për shënime të përvjetorëve ashtu edhe prej dëshpërimeve nga mohime që mund të më bëhen, ky nderim që po më dhurohet këtu prej jush më gëzon.

Pse mund të them kështu?

E para, sepse është nderim që më bëhet prej një Kolegji ndër më të mëdhenjtë e më të rëndësishmit në Republikën tonë, që është njëkohësisht institucion i arsimit të lartë, i shkollimit fillor e të mesëm, i veprimtarive teatrore e kulturore në përgjithësi e i medies moderne dhe prej njërit nga institutet më të çmuara e më të rëndësishme të studimeve shqiptare – të Institutit Albanologjik të Prishtinës, në të cilin unë jam tani e 54 vite, domethënë prej themelimit të tij të dytë në vitin 1967.

E dyta, mund të them kështu sepse është nderim që më bëhet prej këtij Kolegji dhe këtij Instituti në qytetin e Prishtinës, në të cilin jam rritur e jam moshuar e në të cilin e kam zhvilluar dhe bërë publike gjithë krijimtarinë time në fushë të shkencës, në fushë të letërsisë e në fushë të publicistikës.

Prishtina me zhvillimin, me pamjen e me gjendjen e saj të sotme, me rritjen demografike, arkitekturore, artistike dhe kulturore në përgjithësi, flet shumë jo vetëm për veten, po për Kosovën, për Shqipërinë, për gjithë shqiptarët.

Koha në të cilën jeton brezi ynë është kohë e gjasave tona të sotme e të ardhme, të përtashme e historike.

Dhe, këto gjasa na u krijuan në fundin e shekullit 20 dhe në fillimin e shekullit 21.

E arritura më e madhe, historike, e këtyre gjasave është shteti i Kosovës.

Sot ne jemi Komb me dy shtete, që pashmangshëm do të bashkohen. Dhe ky është premtim për një ardhmëri më të mirë se kurrë më parë të popullit shqiptar.

Sot jemi Komb emri i të cilit, identiteti i të cilit, historia e të cilit, kultura e të cilit, dhuntitë e të cilit, nderohen në Botë.

Por, fjalët e këtilla që dëgjohen me shumë ëndje nuk duhet të na bëjnë të harrojmë se një popull quhet i pjekur në pikëpamje politike, shoqërore, kulturore në qoftë se i sheh qartë, jo vetëm të mirat, por i sheh qartë e kritikisht edhe të këqijat në jetën e tij.

Po i them shkurt disa fjalë për një të keqe që e rëndon jetën tonë të sotme.

Përbërësi më i rëndësishëm i njësisë shpirtërore të popullit shqiptar – kohezioni shpirtëror, shoqëror dhe mbarëkombëtar sot po cenohet, po dëmtohet, kur e kur po rrezikohet, prej disa dukurish, gjendjesh, veprimesh, ndasish, mendimesh, idesh, politikash e mashtrimesh.

E ato janë:

Krimet më të shumta e më të shumëllojshme se kurrë më parë në historinë e popullit shqiptar duke filluar prej vrasjeve me motivet më të ndryshme e deri te prodhimi, importimi, eksportimi e përdorimi i drogave!

-krahinorizmat dhe lokalizmat e ndryshëm: hapësinorë e mendorë,

-ideja e kombit të dytë shqiptar,

-shpërfillja e klasës së mesme,

-kundërshtimet e disa institucioneve a grupeve ndaj gjuhës standarde,

-ndarja gjithnjë e më e kurdisur e shoqërisë në klasa,

-trajtimi i pabarabartë i dinjiteteve dhe i gjendjeve sociale,

-konfliktet e pandalshme të forcave politike,

-korrupsionet e ndryshme, që pengojnë zhvillimin e ekonomisë, të demokracisë dhe nxisin urrejtje ndaj shtetit,

-nepotizmi me të cilin favorizohen përkatësitë e fetishizuara të kohëve të kaluara dhe shpërfillen aftësitë, dinjitetet, dhuntitë, meritat,

-shfrytëzimi i posteve politike për pasurim dhe për privilegje të llojllojshme,

-shpërfillja e shkencës dhe e kulturës sado në vendet e zhvilluara demografike çmohen si bazë mendore e zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë dhe shtetit,

-jeta në varfëri të skajshme e një pjese të popullsisë,

-papunësia, sidomos e të rinjve,

-shpërnguljet e të rinjve dhe të intelektualëve.

E të tjera.

Çka të bëjmë për të mënjanuar këto dukuri, gjendje, veprime, mendime, ide, politika kundërbashkuese?

Përgjigja ime është: universiteteve, kolegjeve dhe institucioneve shkencore e kulturore iu takon rol i veçantë për mbrojtjen e kohezionit shpirtëror, shoqëror e mbarëkombëtar prej të këqijave të sipërthëna. Ato e formojnë, e ngrisin brezin e ri me dije shkencore, me kulturë, me aftësi të përgjithshme për ruajtjen dhe pasurimin e atij kohezioni shpirtëror, shoqëror e mbarëkombëtar.Të mos harrojmë se në vitet tragjike të historisë jemi mbajtur qëndrueshëm para së gjithash në sajë të atij kohezioni shpirtëror.Hajdeni t’ia kushtojmë kujdesin e duhur, të nevojshëm kësaj vlere madhështore që na ka bërë të qëndrueshëm, të fortë në vitet më të vështira të historisë, që na bën sot dhe që do të na bëjë të qëndrueshëm, të dijshëm të nderuar e të fortë gjithmonë.Ju faleminderit për vëmendjen me të cilën i dëgjuat këto fjalë.Prishtinë, 24.6.2021

Ditën e sotme Qosja feston 85-vjetorin e lindjes. Për personalitetin e njohur shqiptar nuk ka pasur asnjë urim nga politikanët në vend, si Edi Rama i cili uron aktorët, shkrimtarët në rrjetet sociale. (LEXO KËTU).

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture ditelindja e rexhep qoses rexhep qosja ditelindja e rexhep qoses rexhep qosja

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 25 Qershor 2021, 14:45

DURRËS– Mbrëmjen e djeshme shkrimtarja e njohur Helena Kadare ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në një takim kushtuar letërsisë dhe turizmit në Durrës...

Art&Argëtim 25 Qershor 2021, 13:41

Dashi Do beni nje betej per te mbizoteruar ne nje projekt afatgjate. Karriera juaj do ndryshoj komplet natyre. Veshtiresi do keni nese tregoheni shume naiv ose ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës