LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fjalimi BRILANT i Ben Blushit: Zjarri që ndezi Rilindja në Dibër do 10 vite të shuhet (VD)

20 Qershor 2019, 15:01 Nga DOSJA
Fjalimi BRILANT i Ben Blushit: Zjarri që ndezi Rilindja në Dibër

TIRANË- “Bild” publikoi dje 10 përgjime të reja për blerjen e votave në Dibër. Në këto përgjime shumë zyrtarë të lartë komunikonim me njëri-tjetrin për mënyrën se si do i blinin votat e deri në pagesat për një votë.

Por këto përgjime nuk ishin një rrufe në qiell të hapur, pasi në një fjalim Ben Blushi të vitit 2015, pak kohë pas zgjedhjeve, deklaronte se fitorja në Dibër nuk është e merituar.

Ai shtonte se nuk ishte i kënadur me fitoren e pamerituar të PS, por kënaqej mme humbjen e PD.

FJALA E PLOTË E BEN BLUSHIT

E vërteta e Dibrës

Ka shumë mendime për Dibrën dhe me sa shoh palët ndahen në dy pjesë: një palë janë të mërzitur dhe një palë janë të gëzuar.

Unë nuk jam as i gëzuar dhe as i mërzitur. Unë jam i çuditur.

Si një njeri që beson se arsyeja e rritjes së votave në shoqëritë e emancipuara është puna, punësimi, investimet, ekonomia, modeli progresist dhe mirëqenia unë jam përpjekur gjithë këtë javë të kuptoj se çfarë arsye kishin dibranët ta rrisnin me dhjetë herë diferencën e votave për një vit.

Çfarë ka ndodhur në Dibër që nga 400 vota, diferenca shkoi në 4000 vota?

Janë shtuar vendet e punes?

Është shtuar mirëqenia?

Ka më shumë investime të huaja?

Ka më pak emigracion?

U afruan me Tiranën?

Mbaroi Rruga e Arbrit?

U dyfishuan rrogat?

U trefishuan pensionet?

Çfarë ka ndodhur pra?

Fitoi Muharrem Rama duke na habitur me aftësitë e tij piroelektorale që e ndezën dhe e përndezën Dibrën në një masë që këtë zjarr do e kemi vështirë ta shuajmë edhe për nja dhjetë vjet?

Fitoi Edi Rama që shkoi në Dibër dhe i bindi se pa Dibrën, ai nuk e bën dot Shqipërinë dhe pa rrugën e Arbrit, Ballkani nuk bëhet dot një territor i kalueshem evropian?

Çfarë ndodhi në Dibër pra që s’po e shpjegojmë dot?

Një palë këtu që është PD natyrisht ka variantin e vet por që nuk është shumë i besueshëm.

Ata kanë humbur dhe unë isha i bindur se do humbnin.

Humbja e PD nuk më intereson për të mos thënë që gjatë gjithë jetës sime më ka gëzuar më shumë se leximi i një romani të mirë.

I kam shijuar humbjet e PD dhe do vazhdoj t’i shijoj.

Madje PD, siç është sot, meriton të humbë dhe do vazhdoje të humb si një grup politik i pavotueshëm dhe totalisht i demotivuar.

Por ajo që më çudit dhe më shtyn të merrem me Dibrën nuk është humbja e PD por fitorja e qeverisë në një masë të pamerituar.

Edhe vetë Rilindja e cila është mësuar të fitojë merita të pamerituara e ka vështirë të shpjegojë çfarë ndodhi në Dibër.

Nuk kam parë njeri prej tyre të thotë se Dibra votoi reformat, Dibra votoi sistemin e ri të arsimit apo udhëzimin numër 13 që torturoi maturantët, Dibra votoi ndarjen e re territoriale, Dibra votoi Reformën në Drejtësi, Dibra votoi takimin e suksesshëm të kryeministrit me zonjën Mogherini në Bruksel, Dibra votoi rritjen e deflacionit ngjitës në inflacion zbritës, Dibra votoi koncesionet në shëndetësi, Dibra votoi rritjen e prodhimit bujqësor në Myzeqe, Dibra votoi përfundimin e parakohshëm të Lungomares në Vlorë, Dibra votoi ardhjen dhe ikjen e shëndetshme të mijëra turistëve në Rivierën e shkëlqyer të vendit tonë, Dibra votoi rritjen e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, Dibra votoi për t’i dhënë Shqipërisë pak ngrohtësi në prag të dimrit.

Atëherë çfarë votoi Dibra?

Sipas PD votat aty janë blerë.

Por une them se është e pamundur që megjithë deformimet e zakonshme përfshi edhe blerjen, Rilindja arriti të blejë katër mijë dibranë, aq sa për të mundur njëkohësisht 3 gjëra: Partinë Demokratike që ishte në fushatë, LSI që nuk ishte në fushatë, dhe gojën e atyre që ankohen për paaftësinë e qeverisë dhe janë në çdo fushatë.

Atëherë çfarë ka ndodhur në Dibër nëse nuk janë blerë kaq shume vota?

Çfarë magjie është kjo që bën që për një vit votat 10-fishohen?

Çfarë do ndodhte në Itali nëse një ditë, Bolonja që voton historikisht majtas voton masivisht në të kundërtën e vet?

Çfarë do mendonin komentatorët dhe politikanët e vjetër të Italisë nëse Milano që voton gjithmonë djathtas, nesër voton për të majtën pesë herë më shumë se sa ishte parashikuar?

A ka pra aftësi Dibra të thyejë të gjitha ligjësitë elektorale të njohura?

Sepse të besosh që Dibra voton majtas është si të besosh sot se Grekët do votonin për Angela Merkelin.

Unë në këtë rast kam një ide se çfarë ka ndodhur në Dibër.

Dibranët nuk kanë votuar kundër të djathtës, nuk kanë votuar pro të majtës, ata kanë votuar për Qeverinë.

Dibra tregoi diçka që prej kohësh nuk mund ta fshehim më.

Populli nuk do të votojë kundër qeverive. Populli do ta ketë mirë me qeverinë çka është një bjerrje e pritshmërive dhe shpresës.

Populli i Dibrës nuk votoi nga inati se nuk ka, por nga frika se mund të humbë edhe atë që ka.

Dibra është sot krahina më e varfër në Evropë.

Asnjë fshat rumun apo bullgar apo portugez që janë në periferi të Evropës, nuk prodhon dot atë varfëri që mund të shohësh në Dibër.

Por varfëria nuk i çoi dibranët në inat dhe as në mllef.

I çoi në pajtim. Në frikë. Ata mendojnë se duke votuar kundër qeverisë mund të humbin atë që kanë.

Kushdo që ka besuar se varfëria dhe mjerimi janë aleatë të qeverisë ja ku e ka shembullin.

Dibra është modeli.

Ta marrin dhe ta fusin në manualet e zgjedhjeve.

Varfëria e provincave e mban në këmbë regjimin e Erdoganit në Turqi.

Frika se duke votuar kundër qeverisë, varfëria do rritet, ndihma ekonomike do ulet, rrugët nuk do bëhen, investimet do pakësohen dhe policia do acarohet, ishin arsyet për të votuar siç u votua.

Dibra nuk mund të votonte për të rritur mjerimin e vet duke e ditur se vetëm qeveritë kanë në dore ta zbusin mjerimin me lemosha.

Edhe unë nëse do isha dibran mund të votoja si dibraneët.

Shqiptarët kanë shumë vite që janë pesimistë dhe kanë gjetur një rrugë të njohur për t’ja dalë.

Ata nuk duan të sulmojnë. Ata rrinë në mbrojtje.

Mbrohen nga qeverite e tyre duke i marrë me të mirë dhe duke i votuar.

Kjo i jep më pak kokëçarje dhe me shumë qetësi derisa koha të ndryshojë dhe të fryjnë ujëra të tjera.

Për këdo që çuditet, unë mund t’ju them se Dibra, pra pajtimi me te keqen nga frika, ka ndodhur edhe më herët në vende të tjera, por ne nuk kemi dashur ta shohim.

Dibra ndodh përditë në Tiranë atëherë pse duhet të habitemi me Dibrën dhe me dibranët?

Sa maturantë janë djegur dhe përcëlluar për shkak të paaftësisë së Rilindjes për të krijuar një sistem barazitist në arsim: me mijëra. E keni parë sa dalin në protestë: me dhjetëra.

Sa qytetarë të Tiranës janë të neveritur kur shohin se si i prishet një nga godinat e tyre më të dashura siç ishte Stadiumi “Qemal Stafa”?

Sa prej tyre dolën ta mbronin? Askush.

Ai u zhduk si një top letre.

Dhe meqë përmenda Turqinë dua të kujtoj rastin e sheshit Gazi në Stamboll.

Për ta mbrojtur atë shesh nga Erdogani pati njerëz që u vranë dhe qëndruan atje me muaj, ditë dhe natë.

Atëherë çfarë kërkon Tirana nga Dibra?

Po marr një rast tjetër dhe shpresoj se nuk do e kem gabim:

Pas një jave ky parlament do miratojë hapjen e kufijve të Shqipërisë për plehrat e Evropës.

Rilindja dhe Partia Demokratike do bien dakort për ta kaluar sepse është normale që këta janë gjithnjë dakort për plehrat, sidomos kur ato vijnë nga Evropa. Do e shikoni gjatë dhe pas këtij votimi, se sa njerez do reagojnë.

Shumë pak ditën e parë, edhe më pak ditën e dytë dhe aspak ditën e tretë.

Atëherë pse duhet t’ia kërkojmë Dibrës të reagojë nëse askush nuk reagon?

Pse duhet t’i kërkojmë Dibrës të dalë në opozitë kur gjysma e opozitës nuk është opozitë?

Opozita i kërkoi Dibrës të bënte atë që ajo vetë nuk e bën.

E pse duhej t’a dëgjonte Dibra?

Çfarë vjen pas kësaj është shumë e qartë.

Nga Rilindja, deliri do të rritet dhe për shkak të Dibrës, Rilindja do qeverise edhe më keq, sepse nuk ka asnjë arsye të qeverisë më mirë për sa kohë që populli e voton edhe kur nuk bën asnjë punë.

Nga PD, besimi se mund të vijë në pushtet do ulet dhe sigurisht dibranët në radhët e opozitës do shtohen, pra njerëz të cilët do bëhen me Rilindjen duke menduar se përdhunimi është gjithnjë më i shijshëm se tradhtia, pasi përdhunimi ka një avantazh kundrejt tradhtisë: ai është alibik.

Pas tij edhe mund të ankohesh, se nuk e ke pranuar.

Dhe siç kanë ardhur punët, gjërat do të vazhdojnë siç kanë qenë, madje në perpetum:

Tre yjet që shkëlqejnë në qiellin e Dibrës do vazhdojnë të shëndrisin.

Këta janë DELIRI, SALIRI dhe ILIRI.

Shqiptarët prej njëzetë vitesh jetojnë në galaktikën e tyre.

Ata do vazhdojë të prodhojnë dhe të shkëmbejnë Dibrat me njëri-tjetrin.

Për sa kohë që votojnë për DELIRIN, për SALIRIN dhe për ILIRIN, nuk kanë asnjë arsye të ankohen për dibranët të cilët sot janë kthyer në një manual elektoral që të mëson se si të llastosh qeverinë.

Këtë manual e prodhoi SALIRI, e transportoi ILIRI dhe e kopjoi me sukses DELIRI.

Unë lexova vetëm një pjesë të tij në Dibër.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur ben blushi edi rama ben blushi edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet