Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sistemi bankar rezultoi me një fitim prej 10.5 miliardë lekësh në 6-mujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, që raporton në bazë të standardeve lokale të kontabilitetit.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur sistemi filloi të vuajë pasojat që dha pandemia te biznesset dhe ekonomia, fitimi është rritur me 47%.
Fitimi i gjysmës së parë të këtij viti është ndërkohë në nivele të njëjta me janar-qershor të 2019-s, duke iu rikthyer niveleve të parakrizës, në një tregues se sistemi e përballoi pa shumë probleme pandeminë dhe tashmë i është kthyer normalitetit.
Të ardhurat nga interesi, që përbëjnë zërin kryesor të hyrjeve të bankave, u rritën me gati 5% me bazë vjetore për 6 mujorin, pas gjallërimit të kreditimit të ekonomisë dhe rifillimit të pagesave për kreditë që u ngrinë përkohësisht gjatë pandemisë.
Të ardhurat nga jo interesi u zgjeruan me 30%.
Por, ndikimin kryesor në përmirësimin e rezultati financiar neto të bankës e ka dhënë ulja me 47% e shpenzimeve për provigjione (paratë që bankat lënë mënjanë për kreditë e këqija).
Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë treguan se kreditë që nuk kthehen në afat kanë shënuar rënie të fortë në muajin qershor, duke zbritur në 7.12% të totalit të portofolit, nga 7.8% muajin e mëparshëm, duke arritur në nivelin më të ulët që nga viti 2008.
Ulja e këtij treguesi ka çliruar bankat nga shpenzimet për provigjione.
Rritja e fitimeve ka përmirësuar dhe treguesit e rentabilitetit të sistemit.
Kthyeshmëria nga aktivet ishte 1.27% për 6 mujorin e parë të 2021, nga 0.88% në janar-qershor të një viti më parë.
Kthyeshmëria nga kapitali u përmirësua në 11.87%, nga 7.53% në janar-qershor 2020, kur vendi ishte në kulmin e pandemisë./MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Dy vite pas prezantimit të produktit kryesor me ngrohje në botë, IQOS, prezantohet për herë të parë në Shqipëri një tjetër alternativë pa tym, lil Solid 2.0, që...
Punimet në rrugën Kardhiq -Delvinë, që kanë nisur që në vitin 2007, rreth 14 vite më parë, ende janë larg përfundimit, teksa kostot e punimeve po dalin jashtë k...
Kreditë që nuk kthehen në afat kanë shënuar rënie të fortë në muajin qershor, duke zbritur në 7.12% të totalit të portofolit, nga 7.8% muajin e mëparshëm.Në kra...
Monedha e përbashkët ka vijuar me nënçmimin e fortë edhe në dy ditët e para të kësaj jave. Të martën, një euro u këmbye me 121.23 lekë.Që nga fillimi i g...
Bujqësia është sektori me produktivitetin më të ulët në ekonomi, por vitet e fundit, pesha e të rinjve të punësuar në këtë sektor ka ardhur në rritje.Sipas të d...
Sigurimi kufitar i mjeteve ishte një ndër produktet që u prekën më shumë nga kriza e pandemisë, për shkak të kufizimit drastik të lëvizjeve ndërkufitare.Për vit...
LEZHË- Çdo ditë në urgjencën pediatrike të spitalit të Lezhës paraqiten afërsisht 85 fëmijë me infeksione të aparatit tretës. Pediatri i Spitalit Le...
TIRANË– Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë analizuar rezultatet që u bënë nga kontrolli bazë shendetësor, “ Check-up” në rreth 1 milionë...
TIRANË– Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, për vitin 2020 sektori dha 3.2 miliardë lekë kredi të reja për agrobizneset, me një rritje prej 33% k...
Çmimet e zarzavateve pësuan rritje të ndjeshme gjatë muajit korrik si rrjedhojë e flukseve të larta të eksporteve, që po ndikojnë në pakësimin e ofertës ...