LIVE UPDATES
Bota

Fillon vaksinimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut

18 Shkurt 2021, 07:15 Nga DOSJA
Fillon vaksinimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut

4.680 dozat e vaksinës nga kompania Pfizer/BioNtech janë dhuruar si donacion humanitar nga Serbia. Kjo ka mundësuar për Maqedoninë e Veriut fillimin e vaksinimit. Punonjësit shëndetësor, që morën vaksinën të parët menjëherë pas vaksinimit deklaruan se ndjehen mirë. “E pranova vaksinën dhe ndjehem mirë. Apeloj tek të gjithë qytetarët që të mos kenë dyshime, sepse kjo është mënyra e vetme për t’u përballur me këtë pandemi. Sot pranuam dozën e parë, pas 21 ditëve do të marrim edhe dozën e dytë. Imuniteti arrihet për 2 deri 3 javë”, ka deklaruar Ana Anastasovska kryeinfermiere në Klinikën Infektive.

“E pranova vaksinën dhe po ndjehem mrekullueshëm. Ju bëj thirrje të gjithëve që të vaksinohen. Sigurisht që ndjehemi më të sigurtë dhe shpresojmë se dalngadalë do të kthehemi në normalitet”, thotë Dobrinka Naumova, mjeke specialiste në Klinikën e Infektivit në Shkup.

Vaksinat e para i kanë marrë punonjësit e spitalit modular të Klinikës së Infektivit në Shkup, ndërsa pas arritjes së dozave të porositura nga prodhuesi kinez Sinopharm, do të vaksinohen edhe punonjësit e tjerë. Pas tri javësh personat e vaksinuar do të marrin dozën e dytë, ndërsa sipas specialistes, Naumova imunitetin të vaksinuarit pritet ta arrijnë jo më gjatë se një muaj nga marrja e dozës së dytë.

Filipçe: Vaksinat janë të sigurta pa marë parasysh prodhuesin

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe nuk u vaksinua, pasi tha se përparësi do t’i japë personelit mjekësor që ndodhet në vijën e parë të frontit në përballje me virusin vdekjeprurës.

“Ne do të fillojmë edhe një fushatë për ngritjen e ndërgjegjes, pasi është shumë me rëndësi që qytetarët të jenë të vetëdijshëm dhe të kuptojnë rëndësinë e vaksinimit. Ato janë shumë të sigurta, pa marrë parasysh se për cilin prodhues bëhet fjalë. Kjo është mënyra e vetme që ne të ndryshojmë pamjen e pandemisë, që të përballojmë këtë gjendje të rëndë dhe ngadalë të kthehemi në gjendjen normale, jo vetëm ne por të gjitha vendet e botës. Sistemi po funksionon mirë, shpresoj se do të arrijmë imunizimin e popullatës”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Vaksinimi për momentin po zhvillohet vetëm në Shkup, ndërsa më vonë vaksinat do të shpërndahen edhe në qytete të tjera. Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje me prodhuesin kinez Sinopharm për blerjen e 200 mijë vaksinave, të cilat pritet të arrijnë deri në fund të muajit ndërsa në proces janë procedurat për arritjen e marrëveshjeve edhe me kompani të tjera. Përparësi do të kenë vaksinat e prodhuara në shtetet e BE-së, por Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe të vaksinave të tjera, përfshirë edhe atë ruse.

A do të arrihet imunizimi kolektiv?

Për të siguruar imunizim kolektiv është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se në rast se 500 mijë qytetarë vaksinohen, atëherë gjendja epidemiologjike do të përmirësohet ndjeshëm duke marrë parasysh edhe faktin se rreth 100 mijë qytetarë të infektuar në të kaluarën tashmë kanë imunitet natyror.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani me COVID-19 janë diagnostikuar mbi 97 mijë persona, prej tyre 3.003 persona e kanë humbur jetën, më shumë se 88 mijë janë shëruar ndërsa raste aktive janë 6.152 persona.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni imunizimi kolektiv maqedoni e veriut imunizimi kolektiv maqedoni e veriut

Sondazh

Poll
Bota 18 Shkurt 2021, 07:01

NATO, tërheqja nga Afganistani varet nga talebanët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të mërkurën se tërheqja e trupave të aleancës nga Afganistani do të jetë e “kushtëzuar”.Gjatë një takimi ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet