Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Fier, zetori bie në kanal, ndërron jetë babai, plagoset vajza 10-vjeçare
5 Dhjetor 2021, 15:23Nga DOSJA
FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Hamil të Fierit, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij e mitur, vetëm 10 vjeç është lënduar pasi zetori me të cilin po lëvizin përfundoi në kanal.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:40 ku dyshohet se 55-vjeçari humbi kontrollin e mjetit bujqësor për shkak të lagështirës në rrugë, e shkaktuar nga moti i keq që ka pushtuar vendin. 55-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa e mitura është dërguar në spital, ku merr mjekim nga mjekët, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.
“Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier”, njofton policia.
Ndërkohë që rupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
RROGOZHINË – Vetëm dy ditë pas leximit të emrave si firmëtarë për Kuvendin e 11 Dhjetorit, ka ardhur reagimi i disa demokratëve të degës së Rrogozhin...
TIRANË – Kanë dalë rezultatet e para të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët iu janë nënshtruar testeve për lëndët narkotike, sipas të cilave ...
RAVENNA- Vazhdojnë kërkimet për autorin që qëlloi në fyt një 38-vjeçar shqiptar pasditen e djeshme, jashtë një lokali në Piazza Baracca në Ravenna. E gji...
SHKODËR – Një automjet u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Juban të Njësisë Guri i Zi në Shkodër. Në media është pub...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë parashikimin e yjeve për ditën e sotme. Top Cha...
VLORË– Aldo Tushaj, Sokol Beqiraj dhe Alban Velo janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të Policisë Vlor...
VLORË – Drashovica, fshati që gjendet vetëm 15 km larg qytetit të Vlorës, në vitin 2018 u shpall pjesë e projektit 100 fshatrat. Sot më shumë se 3 vi...