LIVE UPDATES
Bota

Festimet e 30-vjetorit të bashkimit: Guxim për rrugë të reja

3 Tetor 2020, 13:36 Nga DOSJA
Festimet e 30-vjetorit të bashkimit: Guxim për rrugë të reja

(E akt.) Në festimet me rastin e 30-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë në Potsdam, kancelarja Merkel vlerësoi ribashkimin e Gjermanisë para 30 vjetësh duke theksuar guximin që është kërkuar për të tejkaluar sfidat e bashkimit. Kjo vlen për lindjen por edhe për Gjermaninë e dikurshme federale, tha Merkel në fjalën e saj me rastin e përvjetorit të bashkimit. Janë arritur suksese të mëdha, theksoi Merkel e u shpreh për “guxim për të ecur edhe më tej në rrugë të reja”. Sot mund të gëzohen të gjithë që jetojmë 30 vite në paqe dhe liri. Por ende kërkohet guxim për të përballuar sfidat aktuale. Këtu bën pjesë pandemia e Coronës si edhe tejkalimi i dallimeve ende ekzistuese mes lindjes e perëndimit dhe mbështetja e unitetit në shoqëri.

Fjalimin kryesor e mbajti presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili hodhi idenë e ngritjes së një monumenti përkujtimor për revolucionin paqësor në RDGJ. Në ceremoninë qendrore në Potsdam, Steinmeier e cilësoi revolucionin paqësor si “yll ndriçues që përjetësisht do të ketë vendin e tij në historinë tonë demokratike gjermane.” Himni kombëtar nuk e lejua të këndohej gjatë ceremonisë për shkak të rregullave aktuale të higjienës në kuadër të pandemisë. Për shkak të pandemisë së Coronës festimet u zhvilluan shumë më të reduktuara, se ishin planifikuar. Në vend të evenimenteve masive në qytetin e Potsdamit qëndroi hapur për katër javë ekspozita e bashkimit. Ceremonia qendrore u zhvilluan në Potsdam fillimisht me një meshë me pjesëmarrjen e presidentit Steinmeier, e ku u lejuan vetëm 130 vetë dhe më pas në orën 12:00 u zhvillua ceremonia kryesore festive në Hollin Metropolis në Babelsberg me vetëm 230 vetë, aty presidenti gjerman mbajti fjalimin kryesor me rastin e 30-vjetorit.

Merkel: Uniteti gjerman detyrë e së ardhmes

Të premten kancelarja Merkel e quajti unitetin gjerman 30 vjet pas bashkimit ende detyrë të së ardhmes. “Ne do të duhet të angazhohemi akoma me shumë fuqi për një unitet të tillë”, tha Merkel të premten në një intervistë me me rrjetit gazetaresk “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. Kjo detyrë nuk do të orientohet vetëm nga uniteti mes lindjes dhe perëndimit, “të mbash të bashkuar një vend në shekullin e 21 do të thotë të kesh një masë drejtësie për të gjithë”.

Kancelarja Merkel vlerësoi në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë edhe arritjen jetësore të gjermanolindorëve. Duhet kujtuar se “sa shumë vetë nga RDGJ-së sollën aftësitë e tyre në Gjermaninë e bashkuar, arritën diçka dhe kanë punuar shumë”, tha Merkel, duke treguar mirëkuptim për atë, që një pjesë e qytetarëve nga Lindja janë ndjerë si qytetarë të dorës së dytë. Për këtë ka pasur shkaqe, si “humbja e shanseve të jetës për shmbeull”, tha ajo, por shikon progres të madh në afrimin e standarteve jetësore në lindje dhe perëndim.

Të premten në Bundestag në një seancë me rastin e 30 vjetorit të bashkimit gjerman u debatua mbi afrimin e standartit jetësor Lindje Perëndim. Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz e cilësoi bashkimin e Gjermanisë si “histori suksesi”. Shumë thonë sot se “ky është një vend, kësaj ia kemi arritur”, por ka shumë për të bërë sidomos në drejtim të dallimeve në rroga dhe pensione, tha ai.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merken frank-walter steinmeier angela merken frank-walter steinmeier


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet