LIVE UPDATES
Politike

Fermerët në protestë, Kryemadhi: Jemi me ta, qeveria nuk ka vullnetin të plotësojë kërkesat e tyre (VD)

28 Tetor 2019, 17:34 Nga DOSJA
Fermerët në protestë, Kryemadhi: Jemi me ta, qeveria nuk ka

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dalë në krah të fermerëve në Lushnje dhe shprehet se këresat e tyre janë minimale. Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI, Kryemadhi tha se ajo mbështet fermerët dhe do jetë bashkë me ta në protestën e së mërkurës.

Monika Kryemadhi akuzoi qeverinë Rama si përgjegjëse për situatën aktuale të fermerit shqiptar dhe tha se qeveria nuk ka vullnetin të plotësojë kërkesat. “Kërkesat e fermerëve janë minimale. Ata po kërkojnë rregullat e lojës të cilat i kanë pasur dy vite më parë, nuk po kërkojnë asgjë më shumë. Kërkesat e fermërëve janë shumë të thjeshta për t’i kuptuar edhe për t’i realizuar”, u shpreh kryetarja e LSI.

NJOFTIMI I PLOTË

Sot jam në këtë komunikim mediatik për të shprehur mbështetjen e plotë, timen dhe të LSI, jemi këtu për të garantuar të gjithë fermerët shqiptarë për kërkesat e drejta që ato kanë parashtruar. Kërkesat e fermerëve janë minimale. Ata po kërkojnë rregullat e lojës të cilat i kanë pasur dy vite më parë, nuk po kërkojnë asgjë më shumë. Kërkesat e fermërëve janë shumë të thjeshta për t’i kuptuar edhe për t’i realizuar.

Fermerët shqiptarë kërkojnë subvencionim sipas prodhimit. Metodë të cilën e ndjekin të gjithë vendet fqinjë, të cilët janë edhe konkurrentët direkt të fermerëve tanë. Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësi të mëdha natyrore dhe nga stoku i prodhimeve të shkaktuara nga çrregullimi i tregut. Barazimin e TVSH për produktet bujqësore, si në shitje ashtu edhe në blerje.

Kërkojnë nga drejtoria bujqësore dhe Ministria, që është thjesht në një fasadë, dhe që është në shërbim të plotë të monopolistëve të importeve bujqësore dhe të imputeve të bujqësisë, që të bëjnë punën e tyre sipas ligjit atë çfarë i takon, t’iu shërbejë fërmerëve dhe blegtorëve tanë. Të bëjnë analiza, kontrolle, monitorime për tokën, plehrat dhe farërat. Dhe të ndërtojë një laborator të akredituar që eksportet shqiptare të garantohen përballë sulmeve nga agjencitë e shteteve konkurrente.

Kërkojnë me një lutje shumë të thjeshtë ndaj qeverisë të kryejë detyrën e saj. Të bëjë rregullime me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregëtisë me produktet bujqësore. Këto janë kushtet që fermerët shqiptarë kanë paraqitur dhe do të dalin ditën e mërkurë  për të protestuar. Është një nga protestat e cila ka ndodhur disa herë brenda këtyre ditëve.  Sot shqiptarët kanë një qeveri  e cila ka ardhur në pushtet me votat e mbledhura nga presioni dhe intimidimi i votuesve, nga krimi i organizuar dhe blerja me paratë e PPP të oligarkëve, të cilët e kanë kthyer qeverinë në shërbim të interesave të tyre.

Në emër të LSI mbështesim kërkesat e fermerëve  dhe i përkrahim ata totalisht për protestën e ditës së mërkurë. LSI ka një program të qartë për mënyrën e subvencionimeve në bujqësi, për bërjen e kartës së fermerit, që do ndihmojë ata për rimbursimet e TVSH. Kemi një program të qartë për blegtorinë. Unë dhe LSI nuk premtojmë, Ne angazhohemi seriozisht, japim fjalën. Premtime bën Rilindja që nuk ka bërë asgjë tjetër veç tyre. Për LSI dhe opozitën Fermerët, blegtorët, biznesi i vogël dhe i mesëm janë të parët. Kjo na dallon nga Rilindja, ata kanë oligarkët dhe krimin e organizuar, me ata grabisin votat, me ata po rrënojnë dhe duan të zhbëjnë Shqipërinë.

Ndaj të gjithë bashkë në mbrojtje të fermerëve, që këto ditë janë në presion të bandave dhe policisë si në kohën e zgjedhjeve për të mos marrë pjesë në protestën e së mërkurës. Nga kjo foltore, garantoj ata, që si minj natën shkojnë e kërcënojnë fermerët, se drejtësia nuk ka për t’i harruar. Duke shprehur dhe njëherë mbështetjen e pakursyer ndaj njerëzve punëtor e të ndershëm të vendit, I bëj thirrje fermerëve, bashkohuni në protest për të drejtat tuaja legjitime, mos braktisni djersën dhe gjakun tuaj, mos lejoni askënd t’ju nëpërkëmbë. Bashkë do të fitoni!

Javën e kaluar fermerët në Lushnje protestuan duke hedhur produktet e tyre në rrugë. Ata kërkojnë nga qeveria treg për të shitur prodhimin dhe subvecione, pasi ata po falimentojnë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e fermereve ne lushnje monika kryemadhi protesta e fermereve ne lushnje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet